Pse jemi kunder ndryshimeve ne Ligjin per Profesionet e Rregulluara

Ky eshte nje material permbledhes mbi ndryshimet e fundit ne Ligjin per Profesionet e Rregulluara dhe argumentet themelore se pse keto ndryshime jane te padrejta nga pikepamja ligjore dhe shkojne ne kundershtim me parimet themelore te se drejtes te vendit tone.
Ndryshimi themelor ne Ligjin per Profesionet e Rregulluara qendron ne heqjen e detyrimit qe binte mbi punedhenesin (subjekti prane te cilit kryhet stazhi), parashikuar ne paragrafet 4 dhe 5 te Nenit 11 te ketij ligji.

Ky ndryshim eshte i padrejte dhe i paligjshem per arsyet si me poshte:
Sipas Nenit 49 te Kushtetutes, secili ka te drejte te paguhet per nje pune qe kryen dhe qe ka zgjedhur lirisht dhe heqja e detyrimit per t’u paguar, shkel te drejten e stazhieret per pune. Stazhi eshte ne thelb marredhenie pune dhe aspak praktike mesimore sic pretendohet. Stazhi nuk jep kredite, nuk kryhet ne kuader te studimeve dhe kryhet pasi stazhieri eshte diplomuar. Ne baze te Kodit te Punes (Neni 12), punemarresi ka te drejte per kundershperblim per punen e ofruar. Ne baze te par. 1, germa a) te Nenit 59 te Kushtetutes (Objektivat Sociale), shteti synon punesimin ne kushte te pershtatshme te te gjithe personave te afte per pune. Pra shteti ka nje detyrim pozitiv qe te ndihmoje punesimin, ta nxise ate. Per me teper, shteti ne kuader te objektivave sociale, mund te vere ne zbatim mekanizma nxites per subjektet private (me se shumti) per te marre nje numer sa me te madh stazhieres dhe mundesimin ketyre te fundit te nj formimi sa me te plote, te vertet dhe te thelle. Germa ç e par. 1 te Nenit 59, gjithashtu parashikon synimin per arsimim dhe kualifikim. Kualifikimi nese hiqet detyrimi per kundershperblim, zhvishet nga nje element thelbesor dhe varferohet, cenohet. Ligji per Profesionet e Rregulluara ka si qellim rregullimin dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ne fushen e profesioneve te rregulluara dhe te krijonte premisat per rritjen e vete cilesise se formimit praktik dhe profesional te profesionisteve ne keto fusha. Heqja e detyrimit te punedhenesve per te paguar stazhieret, cenon kete premise. Pra, vete ligji zhvishet nga efikasiteti i tij. Nje tjeter arsye qendron ne interesin publik per cilesine e formimit profesional ne keto fusha te rregulluara, pra ne rritjen profesionale ne kushtet e punes. Pra, pervec se nje stazh pune, eshte e rendesishme vendosja e stazhierve ne kushte reale pune dhe jo thjesht ne rolin e vezhguesit, sikunder ata kishin qene pergjate praktikave shkollore ne kuader te formimit te tyre universitar. Interesi publik qendron edhe ne faktin se nje pjese e mire e profesioneve te rregulluara ofron ne sektoret publike, si arsimi, shendetesia, drejtesia (avokatet), ndertimi, pra siguria e jetes, etj. Mos pagimi per punen e kryer stazhierve, i ve ata ne pozita diskriminuese ne raport me studentet e tjere, te cilet per shkak se kane zgjedhur profesione te tjera qe nuk i nenshtrohen rregullimit, futen menjehere ne tregun e punes, paguhen dhe lidhin nje marredhenie pune te mirefillte dhe te plote. Per me teper, stazhieret kete stazh te papaguar jane te detyruar ta kryejne per shkak te profesionit qe kane zgjedhur (ne thelb studenti zgjedh profesionin dhe jo te mos paguhet). Pra edhe liria per te zgjedhur nje profesion, duhet te jete sa me pak subjet shtrengesas dhe kufizimesh, ne kufirin e mundesive dhe rrethanave objektive. Heqja e plote e detyrimit per te paguar stazhieret eshte shperpjestimore, e pajustifikuar dhe nuk eshte e mbeshtetur ne fakte te verteta. Ne relacionin shoqerues te ndryshimeve ne ligj, justifikohej me faktin se subjektet private nuk jane te interesuara per stazhiere. Injorohet, me qellim qe nje pjese e mire e profesioneve te rregulluara ofrohet ne institucione publike (shendetesi, arsim, etj.). 10.  Ndryshimet motivohen nga arsye krejtesisht te huaja me shkollimin, por dyshojme se me se shumti kane si baze mungesen e vullnetit per te investuar ne rritjen e kualifikimit dhe poziten me te mire te studenteve, adminsitrates publike, te rinjve, fshehje e krizes ekonomike qe po kalon vendi, fshehje e rritjes se numrit te te papuneve (ne statistakat e papunesise, dyshojme se stazhieret – per t’u konfirmuar nje numer i perafert ne vit – do te rezultojne se studente, nderkohe qe per faktin se nuk kane te ardhura jane praktikisht te papune).

Pergatiti:
Andi Kananaj
Florian Hasko

Ne vijim nje permbledhje e detajuar e dispozitave te Ligjit per Profesionet e Rregulluara dhe ndryshimeve te miratuara nga Kuvendi dhe qe pritet te hyjne se shpejti ne fuqi.
Ligji per Profesionet e Rregulluara
Kuvendi i shqiperise ka miratuar ne vitin 2009 Ligjin Nr. 10171, date 22.10.2009 “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise” (“Ligji per Profesionet e Rregulluara”), i cili ne baze te Nenit 20 te tij, ka hyre ne fuqi 6 muaj pas publikimit ne Fletoren Zyrtare Nr. 154, date 16.11.2009; pra hyre ne fuqi ne daten 16.05.2010.

Arsyet qe cuan ne miratimin e ketij ligji jane te renditura permbledhtazi ne Nenin 2 (Qellimi i Ligjit) te Ligjit per Profesionet e Rregulluara, i cili parashikon se:

“Qellimi i ketij ligji eshte:
a) percaktimi i kritereve per ushtrimin e disa profesioneve te rendesishme, te cilat lidhen me mbrojtjen e interesit publik, te sigurise publike dhe te shendetit, duke respektuar parimin e shqyrtimit te pavarur dhe autonomine e profesionisteve;
b) mbrojtja dhe garantimi i standardeve per disa profesione te rendesishme, ne menyre qe ushtrimi i tyre te behet prej personave te kualifikuar, te cilet plotesojne kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ky ligj apo ligje te tjera.”

Pra, ne thelb, qellimi i ligjevenesit ne lidhje me krijimin e ketyre urdhrave profesionale, mbeshtetet ne nje interes publik. Ky interes publik buron prej vete natyres dhe rendesise se profesioneve te rregulluara, pasi ato kane te bejne drejpersedrejti me ofrimin e sherbimeve publike, ose te cilat jane ne funksion te ketyre te fundit, ose jane kusht per patur akses ne keto sherbime (avokatura, etj).

Nga ana tjeter, nje pjese e ketyre fushave profesionale, edhe pse jo te lidhura drejtpersedrejte me nje sherbim publik, per shkak te rendesise se tyre madhore, kushtezojne drejtpersedrejte garantimin dhe venien ne zbatim te te drejtave themelore, si e drejta e jetes, e drejta per mbrojtjen e shendetit, e drejta per arsimim, cilesia e jetes, etj.

Pervec profesioneve te tjera, te rregulluara me ligje te veçanta (Neni 5, par. 2 i Ligjit per Profesionet e Rregulluara), si psh., profesioni i avokatise, etj., Ligji per Profesionet e Rregulluara, rendit nje sere profesionesh te cilat per shkak te rendesise se tyre, si me siper, jane objekt rregullimi.

Neni 4 (Perkufizime) i Ligjit per Profesionet e Rregulluara, germa dh), e perkufizon praktiken profesionale si vijon:

“Praktike profesionale” eshte ushtrimi i nje profesioni te rregulluar per nje periudhe te caktuar kohe nga ana e praktikantit, ne drejtimin e pergjegjesine e nje profesionisti te kualifikuar, qe mund te shoqerohet me nje formim shtese, sipas menyres se percaktuar nga autoriteti kompetent, ne bashkepunim me urdhrin profesional perkates.”

Me tej, Neni 5 (Profesionet e rregulluara) i Ligjit per Profesionet e Rregulluara, parashikon se:

“1. Profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise jane profesioni i:
a) mjekut;
b) stomatologut;
c) farmacistit;
ç) infermierit;
d) mamise;
dh) fizioterapistit;
e) veterinerit;
e) arkitektit;
f) inxhinierit.
2. Profesione te rregulluara jane edhe profesionet e percaktuara si te tilla me ligje te tjera, te veçanta.”

Pra, ne teresi, konkuldojme se Ligji per Profesionet e Rregulluara kishte si qellim te adresonte problemet e evidentuara deri ne ate cast ne lidhje me cilesine e ketyre sherbimeve dhe krijonte premisat per rritjen e cilesise se formimit praktik dhe profesional te profesionisteve ne keto fusha.

Kusht paraprak dhe themelor i interesit publik per cilesine e formimit profesional ne keto fusha te rregulluara, eshte edhe rritja profesionale ne kushtet e punes. Pra, pervec se nje stazh pune, Ligji per Profesionet e Rregulluara, konsideronte te rendesishme vendosjen e ketyre stazhierve ne kushte reale pune dhe jo thjesht ne rolin e vezhguesit, sikunder ata kishin qene pergjate praktikave shkollore ne kuader te formimit te tyre universitar.

Vetem duke qene nje marredhenie pune konkrete dhe e vertete, mund te arrihej qellimi per nje formim te plote dhe te vertet profesional.

Ne kete kuader, Neni 11 (Praktika profesionale), par. 1 i Ligjit per Profesionet e Rregulluara, parashikon se:

“1. Praktika profesionale synon pervetesimin efektiv te njohurive teknike, praktike dhe etike te profesionit, menyrat e se ciles percaktohen nga autoriteti kompetent, me propozimin e UP-se (urdher profesional) perkatese.”

Me tej, par. 4 dhe 5 i te njejtit Nen 11, parashikonte se:

“4. Gjate zhvillimit te praktikes profesionale, praktikantit i jepet nje pagese prej jo me pak se 50 (pesedhjete) per qind te rroges baze.
5. Pagesa apo shperblimi vleresues behet nga profesionisti, i cili drejton praktiken profesionale.”

Ky parashikim ligjor, tregon se ligjvenesi e ka konceptuar kete periudhe praktike, si nje marredhenie pune te mirefillte, perderisa, elemente te kesaj marredhenie, jane pagesa, pervetesimi efektiv i njohurive teknike, praktike dhe etike te profesionit, te cilat ne total sugjerojne qe e gjithe veprimtaria e stazhierit eshte pjese e prodhimit apo krijimit profesional.

Te gjithe keta elemente, si kerkesa per efektivitet, pervetesim dhe etike, tregojne qarte se jemi perballe nje marredhenie te vertete pune, ku kerkohet prodhim ne pune, pavaresi ne permbushjen e kerkesave profesionale, mbikeqyrje, te cilat ne teresi, ne prani te kundershperblimit (paga jo me e vogel se 50%) krijojne nje marredhenie juridike pune tipike.

Parashikimi ligjor si me siper, eshte ne perputhje te plote me konventat nderkombetare ne fuqi ne Republiken e shqiperise, legjislacionin e brendshem te punes ne teresi, si edhe doktrinen mbi marredhenien e varur te punes.

Sipas doktrines, marredhenia e varur e punes ka si element thelbesor te sajen pagesen. Pra eshte pikerisht kundershperblimi per sherbimet e ofruara, arsyeja themelore qe motivon punemarresin te hyje ne nje marredhenie pune me punedhenesin.

Ndryshimet
Me ane te Ligjit Nr. 10470, date 13.10.2011 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin Nr. 10171, date 22.10.2009 “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar” (“Amendimet e Ligjit per Profesionet e Rregulluara”), jane bere disa ndryshime.

Neni 1 i Amendimeve te Ligjit per Profesionet e Rregulluara, ndryshon Nenin 11 si vijon:

“Nenin 11 behen keto ndryshime:
1. Pikat 3 dhe 4 ndryshohen si me poshte:
“3. Autoriteti kompetent, ne bashkepunim me UP-ne, kur ka nje te tille, ben regjistrimin e kandidateve per kryerjen e praktikes profesionale dhe siguron qe praktika te kryhet nen drejtimin e nje profesionisti, i cili e ushtron profesionin prej jo me pak se tre vjetesh dhe jep garanci te mjaftueshme per pergatitjen teoriko-praktike te praktikantit.
Ne perfundim te praktikes profesionale, kandidati i nenshtrohet “Vleresimit per aftesimin praktik”, te organizuar dhe te zhvilluar nga autoriteti kompetent, nepermjet strukturave te veta. Praktika profesionale konsiderohet e kryer vetem pas vleresimit pozitiv te aftesimit praktik.
Modalitetet e organizimit te vleresimit te aftesimit praktik percaktohen ne rregulloren e praktikes profesionale, qe miratohet me urdher te perbashket te ministrit qe mbulon fushen perkatese dhe te Ministrit te Arsimit dhe Shkences.
4. Gjate zhvillimit te praktikes profesionale, praktikantit i paguhen sigurimet shoqerore dhe sigurimet shendetesore nga subjekti prane te cilit ai kryen praktiken profesionale.”.
2. Pika 5 shfuqizohet.”

Pra, ne thelb, ndryshimi qendron ne heqjen e detyrimit per pagesen e pages jo me pak se 50% qe punedhenesi ishte i detyruar t’i paguante stazhierit.

Ky ndryshim, ne baze te relacionit bashkelidhur Vendimit Nr. 598, date 18.08.2011 te Keshillit te Ministrave “Per Propozimin e Projektligjit “Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin Nr. 10171, date 22.10.2009 “Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar”” (“Relacioni”), justifikohet ne thelb (faqe 2, pg. 3 dhe 4 i Relacionit), me faktin se (citojme): “Parashikimi per kryerjen e pageses gjate zhvillimit te praktikes profesionale con ne pamundesine e praktikantit per te kryer kete praktike. Kjo per faktin se pothuajse te gjitha profesionet e rregulluara duhet te kryejne praktiken profesionale prane subjeketev private, ose ne bashkepunim te ngushte me to. Interesi i ketyre subjekteve per te atashuar prane sipermarrjeve te tyre, klinikave, farmacive, etj., eshte shume i ulet. Neqoftese ketij impenjimi do ti shtohej edhe detyrimi ligjor per pagesen e praktikanteve, atehere asnje subjekt nuk do te zotohej te ndermerrte, nisma te tilla per perthithjen e ketij kontingjenti studentesh, i interesuar per kryerjen e praktikes profesionale”.

Me tej, argumentohet se i gjithe ky proces ne lidhje me rregullimin e profesioneve te interesuara, do te deshtonte. Per kete arsye, eshte parashikuar qe punemarresit ne fjale t’i paguajne praktikanteve vetem kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Pelqeje i pari.