Rreth blogut

Blogu opolitike.org është medium i subjektit politik Organizata Politike. Në këtë blog marrin pjesë me artikuj, publikime dhe përkthime jo vetëm aktivistë të OP-së, por edhe persona të cilët ashtu si edhe ne, përpiqen të japin kontributin e tyre intelektual e shoqëror në krijimin dhe mbrojtjen e një të mire të përbashkët. Në këtë blog kristalizohen jo vetëm përpjekjet tona, por edhe domethënia, vizioni dhe mundësitë për të arritur pjesëmarrjen në liri, në barazi dhe në demokraci të drejtpërdrejtë.

Për këtë, artikujt e këtij blogu, përveçse kanë qëllim ndërgjegjësimin klasor e politik të subjekteve që na ndjekin, nuk mund të jenë në instancë të fundit veçse grimca frymëzimi për të angazhuar popullin sipas formave emancipuese të pjesëmarrjes, militantizmit, diskutimit dhe veprimit.

Për të kontribuar me artikuj, ju lutem na shkruani në: blog.opolitike@gmail.com.