OP

Demonstration in solidarity with the Turkish people
This afternoon, tens of citizens and activists, members of different political and social organizations, demonstrated in Tirana, Albania, against the brutality of the Erdogan regime. Beforehand, an Albanian reactionary political party, with proto-fascist affiliations, led by the owner of one of the most notorious private for-profit universities, has called for a demonstration in support of Erdogan and his regime. The anti-Erdogan protesters tried to express in their faces their political contempt for this action and to show their solidarity to the Turkish protesting people. The police responded to this peaceful demonstration with overt and unlawful violence, beating some of the protesters, arresting three of them, and even beating them inside the police vans. Some of the policemen even threatened personally the protesters with a jargon adapt for the most uneducated fascist scum. The protesters responded to the police aggressiveness by active disobedience and chanting anti-fascists slogans. In this protest sparked e new hope of solidarity and indignation, bringing together different groups, from anarchists, communists, liberals, seculars, religious persons, women, students, heterosexuals, LGBT etc. The struggle goes on!

Demonstrata Anti – Erdogan
Sot pasdite, dhjetëra veprimtarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme dhe qytetarë të paangazhuar, u bënë bllok për t’i shpëtuar nderin vendin. Në sheshin Nënë Tereza ishin mbledhur një tufë sejmenësh dhe robërish të shantazhuar nga pronari i diplomores më erëqelbur private, kryetar i një partie me ideologji dhe praktika reaksionare dhe protofashiste, për t’i shprehur dashurinë regjimit autoritar të Erdoganit dhe për të promovuar cilësitë më reaksionare dhe antipopullore të tij. Demonstrimit paqësor iu përgjigj dhunshëm një shpurë policore më së paku rrugaçe, e më së shumti me frymëzim fashist. Të shihje policë të çakërryer, që rrëmbenin nga bordurat e universitetit studentë, pedagogë, e të tjerë njerëz të lidhur me mish e me shpirt me universitetin, tregon dëshpërimin e madh politik dhe shoqëror që ka zënë vendin. Të shihje një nga ata që quhen ‘shefa’ policie, që kanosej me ‘q… rob shpije’, edhe më keq se i fundit keqbërës, dëfton se ç’revolucion mbarëshoqëror na duhet për të ndërtuar një shtet minimalisht dinjitoz. Por nga ana tjetër, të shihje aktivistë që merreshin zvarrë, goditeshin dhe s’përkuleshin, futeshin në furgona policie duke ngritur zërin kundër fashizmit, ta hov shpirtin me shpresë. Sot ishim të gjithë bashkë, anarkistë, komunistë, liberalë, laikë, fetarë, të rinj, gra me fëmijë, heteroseksualë, LGBT, dhe së bashku, dora-dorës, zemra-zemrës, dëftuam se nuk kemi ndër mend të durojmë më. Përpjekja vazhdon!!!

Demonstrata Anti – Erdogan.
Sot pasdite, dhjetëra veprimtarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme dhe qytetarë të paangazhuar, u bënë bllok për t’i shpëtuar nderin vendin. Në sheshin Nënë Tereza ishin mbledhur një tufë sejmenësh dhe robërish të shantazhuar nga pronari i diplomores më erëqelbur private, kryetar i një partie me ideologji dhe praktika reaksionare dhe protofashiste, për t’i shprehur dashurinë regjimit autoritar të Erdoganit dhe për të promovuar cilësitë më reaksionare dhe antipopullore të tij. Demonstrimit paqësor iu përgjigj dhunshëm një shpurë policore më së paku rrugaçe, e më së shumti me frymëzim fashist. Të shihje policë të çakërryer, që rrëmbenin nga bordurat e universitetit studentë, pedagogë, e të tjerë njerëz të lidhur me mish e me shpirt me universitetin, tregon dëshpërimin e madh politik dhe shoqëror që ka zënë vendin. Të shihje një nga ata që quhen ‘shefa’ policie, që kanosej me ‘q… rob shpije’, edhe më keq se i fundit keqbërës, dëfton se ç’revolucion mbarëshoqëror na duhet për të ndërtuar një shtet minimalisht dinjitoz. Por nga ana tjetër, të shihje aktivistë që merreshin zvarrë, goditeshin dhe s’përkuleshin, futeshin në furgona policie duke ngritur zërin kundër fashizmit, ta hov shpirtin me shpresë. Sot ishim të gjithë bashkë, anarkistë, komunistë, liberalë, laikë, fetarë, të rinj, gra me fëmijë, heteroseksualë, LGBT, dhe së bashku, dora-dorës, zemra-zemrës, dëftuam se nuk kemi ndër mend të durojmë më. Përpjekja vazhdon!!!

Alain Badiou: Për kryengritjen në Turqi dhe më gjerë
Një pjesë e madhe e rinisë së arsimuar, gjerë e gjatë Turqisë, po udhëheq aktualisht një lëvizje të madhe kundër praktikave reaksionare dhe shtypëse të qeverisë. Ky është një moment i rëndësishëm në atë që unë e kam quajtur “rilindja e Historisë”. Në shumë vende rreth e qark globit, rinia universitare dhe shkollore, e mbështetur nga një pjesë e intelektualëve dhe e klasës së mesme, po jetëson rishtas thënien e famshme të Maos: “Të revoltohesh është e drejtë!” Ata po zaptojnë sheshe, rrugë e vende simbolike; ata po marshojnë, po kërkojnë liri, ‘demokraci të vërtetë’ dhe një jetë të re. Ata po kërkojnë nga qeveria që ose të ndërrojë kursin e politikave të saj konservatore, ose të dorëhiqet. Ata po u rezistojnë sulmeve të dhunshme të policisë së shtetit. Këto janë tiparet e asaj që unë e kam quajtur një kryengritje e menjëhershme: njëra nga forcat potenciale të veprimit politik revolucionar popullor – në këtë rast, rinia arsimuar dhe një pjesë e borgjezisë së vogël rrogëtare – ngre krye, në emër të vetes, kundër shtetit reaksionar. Unë them në mënyrë entuziaste: Kjo është e drejtë! Mirëpo duke bërë diçka të tillë, ata shpalosin problemin e jetëgjatësisë dhe fushës së kryengritjes së tyre. Të ndërmerren veprime është e drejtë, por cila është arsyeja reale për këtë gjë si në terma mendimi, ashtu edhe për të ardhmen? I gjithë problemi është nëse kjo kryengritje e guximshme ka apo jo kapacitetin për të çelur udhën e një rebelimi historik të mirëfilltë. Një rebelim është historik – siç ka ndodhur vetëm në rastin e Tunizisë dhe Egjiptit, ku rezultati i luftës nuk është përcaktuar ende – kur bën së bashku, nën të njëjtat parulla, jo vetëm njërin prej aktorëve potencialë të një politike të re revolucionare, por disa prej tyre: për shembull, kur rinisë së arsimuar dhe klasës së mesme iu bashkohen sektorë të gjerë të rinisë punëtore, punëtorë, gra të popullit, nëpunës të rangjeve të ulëta etj. Kjo lëvizje, përtej rebelimit të menjëhershëm kah një lëvizje proteste masive, krijon mundësinë e një llojit të ri politike të organizuar, e një politike që është jetëgjatë, që i bashkon forcat e popullit me bashkëndarjen e ideve politike, dhe që për pasojë fiton aftësinë e ndryshimit të situatës tërësore të vendit në fjalë. E di mirë se një numër i caktuar i miqve tanë turq janë krejtësisht të vetëdijshëm për këtë problem. Ata njohin në veçanti tre gjëra: se nuk duhet gabuar me kontradiktat; se lëvizja nuk duhet të ndjekë shtegun e një ‘dëshire për Perëndimin’; dhe se mbi të gjitha është e domosdoshme të bashkohen forcat me masat popullore në shpikjen, me të tjerë njerëz nga vetja – me punëtorë, nëpunës të vegjël, gra të popullit, fermerë, të papunë, të huaj etj – e formave të organizimit politik që janë ende të panjohura. Për shembull, në Turqinë e sotme, a është kontradikta kryesore ajo midis fesë myslimane konservatore dhe lirisë së mendimit? Ne e dimë se sa e rrezikshme është të mendohet kësisoj, mbi të gjitha nëse kjo është një ide e përhapur në vendet e Evropës kapitaliste. Natyrisht që qeveria aktuale turke e shpalos hapur besnikërinë e saj ndaj fesë mbizotëruese. Kjo është feja myslimane, mirëpo mbramësisht kjo përbën një çështje minore: edhe sot, Gjermania qeveriset nga demokracia kristiane, Presidenti i Shteteve të Bashkuara betohet mbi Bibël, në Rusi presidenti Putin flirton vazhdimisht me klerin ortodoks dhe qeveria e Izraelit e shfrytëzon në mënyrë të vazhdueshme fenë hebraike. Reaksionarët e kanë përdorur gjithmonë dhe gjithkund fenë për të bërë për vete një pjesë të masave popullore; nuk ka asgjë veçanërisht ‘myslimane’ këtu. Dhe kjo nuk duhet të çojë në konsiderimin e kundërshtisë midis fesë dhe lirisë së mendimit si kontradikta kryesore e situatës aktuale në Turqi. Ajo që duhet bërë e qartë është se shfrytëzimi i fesë shërben pikërisht për të fshehur çështjet politike kryesore, për të mbuluar konfliktin bazik midis emancipimit të masave popullore dhe zhvillimit oligarkik të kapitalizmit turk. Përvoja tregon se feja, si besim personal a privat, nuk është e papërputhshme me angazhimin në një politikë emancipimi. Lëvizja që po vazhdon duhet të ecë në këtë drejtim tolerant, i cili kërkon vetëm që feja dhe pushteti shtetëror të mos përzihen dhe që njerëzit ta bëjnë brenda vetes dallimin midis besimit fetar dhe bindjes politike, për të fituar lartësinë e një rebelimi historik dhe për të shpikur një shteg politik të ri. Po ashtu, miqtë tanë janë më se të vetëdijshëm se ajo që po krijohet aktualisht në Turqi nuk mund të jetë dëshira për atë çka ekziston tashmë në vendet e pasura dhe të fuqishme si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca. Në këtë kuptim, fjala ‘demokraci’ është e dykuptimtë. A duan njerëzit të shpikin një organizim të ri të shoqërisë, të drejtuar kah barazia e mirëfilltë? A duan ta përmbysin oligarkinë kapitaliste, të cilës nuk i shërben vetëm qeveria ‘fetare, por i kanë shërbyer dhe mund t’i shërbejnë sërish edhe fraksionet antifetare, si në Turqi, ashtu edhe në Francë? Apo duan veç të jetojnë sipas mënyrës që jeton klasa e mesme në vendet kryesore të Perëndimit? A po udhëhiqet veprimi nga ideja e emancipimit popullor dhe barazisë? Apo nga dëshira për të krijuar një klasë të mesme të mirëngulitur e cila do të përbënte mbështetësen kryesore të një ‘demokracie’ alla-perëndimore, d.m.th., krejtësisht të nënshtruar ndaj autoritetit të kapitalit? A duan një demokraci në kuptimin e mirëfilltë politik, pra, një pushtet real të popullit në vendosjen e sundimit të tij ndaj pronarëve të mëdhenj dhe të pasurve, apo ‘demokraci’ në kuptimin aktual perëndimor: konsensus rreth kapitalizmit më të pashpirt, me kushtin që klasa e mesme të përfitojë prej tij dhe të jetojë e të flasë siç ia ka qejfi, përderisa mekanizmi thelbësor i biznesit, imperializmit dhe shkatërrimi i botës nuk do t’i ngacmojë ata? Kjo zgjedhje do të përcaktojë nëse kryengritja aktuale përbën thjesht një modernizim të kapitalizmit turk dhe integrimin e tij në tregun botëror, apo është e orientuar vërtetësisht kah një politikë krijuese emancipimi, duke i dhënë një shtysë të re historisë universale të komunizmit. Dhe kriteri i mbramë për të gjitha këto është fare i thjeshtë: rinia e arsimuar duhet të bëjë hapa që do t’i afrojnë me aktorë të tjerë potenciale të një rebelimi historik. Ata duhet ta përhapin entuziazmin e lëvizjes së tyre përtej ekzistencës së tyre shoqërore. Ata duhet të krijojnë mjetet e bashkëjetesës me masat e gjera popullore, e bashkëndarjes së mendimeve dhe risive praktike të një politike të re me to. Ata duhet të heqin dorë nga tundimi për të adoptuar, për përfitimet e tyre, konceptimin ‘perëndimor’ të demokracisë, që do të thotë: dëshira e thjeshtë dhe vetëshërbyese e një klase të mesme për të ekzistuar në Turqi si një klient elektoral dhe në mënyrë të rreme demokratik i një pushteti oligarkik të integruar në tregun global të kapitalit dhe mallrave. Kjo quhet: lidhje me masat. Pa të, revolta aktuale e admirueshme do të përfundojë në një formë më të butë dhe më të rrezikshme nënshtrimi: të atij lloji që e njohim në vendet tona të vjetra kapitaliste. Ne, intelektualët dhe militantët e Francës dhe vendeve të tjera të pasura të Perëndimit imperialist, u përgjërohemi miqve tanë turq që ta shmangin krijimin e një situatë të ngjashme me tonën në vendin e tyre. Juve, miq të dashur turq, u themi: nderi më i madh që mund të na bëni është të provoni se kryengritja juaj po ju çon në një vend të ndryshëm nga yni, se ajo po krijon një situatë përmes të cilës korrupsioni material dhe intelektual, në të cilin po lëngojnë vendet tona të vjetra dhe të sëmura, të bëhet i pamundur. Fatmirësisht, e di që në Turqinë bashkëkohore, mes të gjithë miqve tanë turq, ekzistojnë mjetet për ta shmangur dëshirën e gabuar për të qenë si ne. Ky vend i madh, me historinë e tij të gjatë dhe të mundimshme, mund dhe duhet të na habisë. Ky është vendi ideal për ndodhjen e një risie të madhe historike dhe politike. Rroftë kryengritja e rinisë turke dhe e aleatëve të tyre! Rroftë krijimi i një burimi të ri të politikës së ardhshme!

Përktheu: Arlind Qori

Kujtime nga jeta e bordit të monitorimit të medias
Andi Kananaj

Pas një pune të palodhur për t’i shpjeguar komshinjve në ashensor se çfarë pune ishte kjo te bordi, kush do t’i fitonte zgjedhjet, a është apo jo plak Milo, Nard Ndoka a është si në jetën virtuale i lezetshëm, gjetëm kohë dhe për të bërë propozimet e para në kurriz të televizioneve.

Na ra në sy se reklama e postës transmetohej kaq rrallë, sa kryeministri Berisha nuk e shpjegonte dot sa duhet Shqipërinë dixhitale. U shqetësuam dhe vendosëm që koha televizive t’i zbritej Bamir Topit për shkak se ai është i fundit në republikë që ka pëllumba balli që përdoren edhe me çu letra nëpër dynjo.

Ia dolëm me sukses të propozonim për rritje rroge për gazetarët e palodhur të Televizionit Shqiptar të cilët me profesionalizëm çuan Përpara punën e nisur nga qeveria. Uragani blu ishte uragan blu vërtet nën intonacionin e Arsenit. Po puna e tij s’do qe asgjë pa ndihmën e Turit të TVSH-së. Faleminderit Turi që pate gjithmonë telefonin e hapur për Xhepin e bordit.

Kryetarja e KQZ-së kaq entuziaste ishte, sa e bëri të mundur që t’i kalonte ky standard i ri edhe televizioneve private përmes një mesazhi bujar gjatë mbledhjes së analizës njëjavore. Pa ia bërë qejfin, edhe heshtja e  Bamirit ishte një ide brilante e Turit të TVSH-së. Me të drejtë, Turi mendon se Bamiri flet më mirë kur hesht!  Zero minuta Bamiri. Tek FRD-ja ende të surprizuar se në këto tre javë kishte 5 minuta transmetim jashtë edicioneve informative. Ka zëra që besojnë se kjo kohë shtesë është përfituar rastësisht nga ndonjë Vox Pop, ku do ketë dalë në transmetim berberi i Bamirit që do ketë deklaru live votën.

Tek FRD-ja nuk e mendojnë kështu. Fajin ia vënë Mirelës që çoi shkresën tek Bordi ku kërkonte minutazh tek TVSH-ja që s’e shikon njeri e të pakësonte minutazh tek TV-të private që i sheh gjithë populli. Këtë vullnet gjenial, Topi do të duhet ta marrë parasysh në hartimin e listave të ardhshme të kandidatëve për deputetë.

Nuk duhet ta mohojmë se punën më mirë ndër gjitha televizionet e ka bërë UTV-ja, e cila e ka ndarë mendjen paraprakisht që Titit i duhen së paku 1800 minuta në javë që ta shprehë mendimin. Ka zëra që kjo i vjen nga koha kur ka qenë taksist, ku pavarësisht në kishte apo jo klientë e mbante veten me muhabet. Nga kjo lindi edhe ideja se Titi flet me UFO-t dhe televizioni mori emrin UFO që të mund të fliste me Titin. I kërkojmë ndjesë gjithsesi Titit për faktin se ndryshe nga sa do donte ai, nuk theu rekordet e pritshme, pasi stafi punëtor dhe i palodhur i KKRT-së së pavarur nuk pranonte që Titi të kishte 1800 minuta ekstra si bonus për vullnetin për të folur pa ndalim. Bordi nuk e gjeti me vend që të bënte propozime për gjoba pasi një vendim i tillë mund të shkurajonte individët e tjerë të dashuruar pas fjalimeve të gjata.

Si reklamë shtetërore, përveç asaj të Postës Shqiptare, e cila nuk u vlerësua me kohë ekstra, ishte ajo e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fakti që është transmetuar pak ka lënë të paqartë për shqiptarët nëse vërtet janë shtruar 10 mijë kilometra rrugë në një kohë kur qytetarët janë të bindur se janë 15 mijë. Kjo paqartësi e shkaktuar nga kjo reklamë duhet sqaruar me patjetër në zgjedhjet e ardhshme. Reklama kishte edhe një të metë pasi nuk sqaronte në mënyrë shteruese se sa ishte numri i tuneleve të hapura.

Reklama e mësipërme nuk ishte aq inteligjente sa ajo e firmës KURUM, e cila pasi rendiste disa prej urave, tuneleve, rrugëve kryesore në Shqipëri, ngrinte pyetjen se çfarë i bashkon këto vepra madhështore. Në mënyrë krejt paradoksale, ajo çka i bashkonte ishte çeliku dhe jo kryeministri, siç mendonin të gjithë.

Gjatë diskutimeve se si do t’i referohemi ligjit që i pengonte këto reklama, punën e zgjidhi Xhepi, njëri prej anëtarëve të Bordit. Pasi foli me Turin e Tvsh-së arriti në përfundimin që “çi keni mor burrë ato ligjet, ça na duhen nenet ne, pse i ngatërroni këto punë?!”.

Gjejmë rastin t’i kërkojmë vërtet ndjesë Xhuzepes së ODIHR’it se jo vetëm që takimet ia lamë në orarin e drekës, por ishte e pamundur që të gjente një karrige, një mjet luksi i cili u mungonte dhe vetë anëtarëve të Bordit. KKRT-ja nuk ishte me parimin “ulu nej”, por me atë “ulu në këmbë”, shenjë e qartë e një armiqësie të pashpjegueshme e tendencioze ndaj kryetares se Kuvendit.

Ne mënyre të veçantë e kuptojmë se kemi vene në siklet përfaqësuesin e NDI-së të cilit iu mbaruan dy fletë A4 me shënime, pa kuptuar se nga fundi po flisnim për filmat më të bukur të Hollivudit. Do t’i luteshim dashamirësisht që ai te mos e pasqyronte në raport pyetjen që i beri Xhepit se çfarë mendon për situatën dhe përgjigjen e tij “jo, nuk kam mendim”.

Meqë nuk patëm mundësi të flisnim dhe meqë nuk na kuptuan katër anëtarët e pavarur të mazhorancës duam të dalim me këto propozime:

1. Të gjobitet Mero Baze sepse ekspertët e IT-së në kryeministri (të njëjtët që fshinë pamjet e vrasjeve të 21 janarit) duhet të bllokojnë përditë domainin e gazetës Tema për të mbajtur doktorin larg lajmeve efekt mërzitës. Ky është kthyer edhe në një problem financiar pasi përveç rrogave të IT-ve, buxhetin e kryeministrisë po e shkatërrojnë faturat e aulinës. Ato lekë shumë më mirë mund të ishin bërë rrugë dhe tunele. Në mos asnjërën prej tyre, mund t’u kishin shkuar llogarive bankare të Podestas. Mero po dëmton kështu indirekt edhe popullin vlla amerikan.

2. Propozojmë që koha e Berishës të klasifikohet veç kur ai del me antiplumb dhe veç kur e heq atë.

3. Propozojmë që koha e Aldo Bumçit të mos llogaritet pasi shpesh konsiderohet si një kohë negative për Partinë Demokratike.

4. Lajme bombastike si protestat ne Turqi dhe largimi me zgjedhje te lira i Ahmadinexhadit të censurohen këto jave ose te paraqiten si aktivitete kulturore dhe sportive.

5. TvKlan po bën një punë shumë të mirë. Të mobilizohet sepse edhe një jave ka mbetur.

6. Mourinho duhet të dalë haptazi që është për mandat të tretë të Berishës.

7. Të ftohet publikisht Ed Selami të dalë nga tuneli i Elbasanit se tuneli do jetë i mbyllur e nuk ka çfarë të lajë.

8. I kërkojmë qeverisë që të vendosesë një numër jeshil, edhe pse është jashtë kompetencave tona, që çdo blerje e re që bëjnë qytetarët lavatriçe, frigoriferë e makina, të inaugurohen me shirit nga kryeministri Berisha. Është e provuar që sjell fat. Është si Kisha e Laçit.

Falënderojmë nga zemra Xhepin i cili po nga zemra falënderon Njazi Kosovrastin i cili në fakt ka shumë punë dhe nuk falënderon asnjërin!

Mbipopullimi: genocidi i shtetit modern dhe koncepti i ‘shoqërisë globale’*
Ylli Përmeti

Shkaqet dhe pasojat

Elitizmi në përgjithësi dhe sistemi politik në veçanti i dy shekujve të fundit shkatërron kombe, argumenton një kolumnist në Financial Times, pasi ekzaminon disa autorë dhe shkencëtarë udhëheqës në botën perëndimore.[1] Sigurisht, autori nuk specifikon ndryshimet struktuore që kanë ndodhur dy shekujt e fundit në përgjithësi dhe tre dekadat e fundit në veçanti: në globalizmin neoliberal. Sidoqoftë, ne jetojmë tashmë botën elitiste në dy nivele: shtetëror dhe mbikombëtar dhe, reduktimi i popullsisë[2]ka qenë dhe vazhdon të jetë problem për elitat e dy shekujve të fundit, veçanërisht për elitën mbikombëtare, d.m.th të asaj elite që ka akses pothuajse në të gjithë vendet e globit pa asnjë pengesë, duke blerë deputetët e parlamenteve dhe duke imponuar politika konçesionare. Dhe kanë qenë këto të fundit instrumenti bazë i kolonizimit të popujve dy shekujt e fundit. Por, kolonizimi në kohët post-moderne, ndryshe nga shekujt e kaluar, ka marrë një formë tjetër: ai është kryesisht socio-ekonomik me gjithë instrumentet dhe principet që mbart (konkurrencë etj.).

Ushqimet dhe pijet: në sulmin e kapitalit

Si pasojë e tregut dhe regjimit të themeluar, elitat nuk hezitojnë të kontrollojnë rritjen e popullsisë me mjete subversive, jo si pasojë e ndonjë planifikimi paraprak, por si pasojë e tregut, i cili favorizon ‘monopolizimin’ e sektorëve kryesorë të ekonomisë në pak duar, siç janë për shembull konservantët në ushqime, që bota e ushqimit dhe korporatave mundohet t’i katalogojë dhe t’i prezantojë te shoqëritë konsumeriste europiane (dhe botërore) përmes politikanëve profesionistë dhe tregut, me një numër tmerrësisht të madh suplementesh, krostikë sintetikë etj. – jo më pak se 411 – që nga viti 1986, me direktivë europiane, që pjesa më e madhe mbartin pasoja alergjike (shock anaphilaxis) etj., duke shkaktuar, si asnjë herë në Historinë humane, lindje të deformuara etj. Siç thekson një studim:

Antioksidantët E310, E311, E312 janë esterë acidesh galiumi (Ga) që shtohen [nga industrialistët e kompanive private] te vajrat bimore, margarinat, drithëra të thata, te patatet, çamçakizat dhe te artikuj bulmetorë siç është gjalpi, kremi, djathi. Gjithashtu, pa u cituar shtohen në brendësinë e ambalazhit të ushqimeve të ndryshme. Nuk lejohet përdorimi i tyre te ushqimet e fëmijëve. Substancat e mësipërme mund të shkaktojnë irritim dermatik dhe gastrik te individë alergjikë dhe te të gjithë ata që vuajnë nga astma. Gjithashtu, fajësohen për provokimin e sindromës hiperkinetike (lëvizje tejet të madhe) te fëmijët… Një lloj janë E320 (BHA) dhe E321 (BHT) të cilat provokojnë kolesterol, pakësim të disa enzimave në organizëm dhe si rezultat të humbasin disa substanca, siç është vitamina D, sëmundje dermatike te disa njerëz që janë alergjikë, shndërrime te qelizat e gjakut dhe ndryshime te sjellja e njeriut etj.[3]

Ky informacion i rëndësishëm shkoi te veshi i konsumatorëve në vitin 1994, pasi ndodhi një përplasje historike në Hagë midis shkencëtarëve dhe industrialistëve, ku u mblodhën kimistë pothuajse nga e gjithë bota —të ftuar nga Organizmi Botëror i Shëndetit. Qëllimi ishte të analizoheshin suplementet te ushqimet. Biseda u bë e nxehtë dhe nuk munguan as grindjet. Përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Japonisë kërkuan të ndalohej antioksidanti E385 (EDTA), që mbart rolin e bllokimit të metaleve dhe që gjenden brenda masës yndyrore, të cilat shkurtojnë ndryshimin. Bashkë me to ai bllokon edhe elementë të tjerë të dobishëm për organizmin e njeriut. Kështu që dobëson vlerën ushqyese të ushqimeve, siç është majoneza, lloje të shumtë djathërash, xhelat e frutave, konservat e peshqve etj…Por, direktiva nuk imponoi te industrialistët që të hiqnin disa suplemente dhe kështu propozimi i kimistëve nuk gjeti reagim!

Por, pavarësisht këtyre, presioni i popullatës së mirë-informuar në Angli bindi, brenda një nate të vitit 1984, industrialistët e produkteve të drithërave të thata të hiqnin së përdoruri E320 (BHA) dhe E321 (BHT). Popullata konsumatore njihte përfundimet e studimeve toksike, por gjithashtu edhe të E310, E311, E312, të cilat i karakterizonin të dyshimta për sëmundje lëkurore, simptoma alergjike, probleme të veshkave dhe mëlçisë, ndryshime të informacionit gjenetikë dhe fuqizim të aktivitetit të substancave kancerogjene![4]

Gjigandët e pijeve: sponsorizojnë politikën moderne

Që nga ajo kohë, korporatat globale dhe private, në kuadër të katër lirive, eksportojnë produktet ushqimore pa asnjë pengesë dhe kontroll, debat publik apo informim objektiv nga politika profesioniste. Dhe masakra nuk ndalon këtu; p.sh., ‘aspartami’, që është një kombinim i metanolit dhe dy aminoacideve, fenilalaninës dhe acidit aspartik, që u zbulua rastësisht në vitin 1965 nga një kimist, shumë herë më i ëmbël se sheqeri dhe pa kaloritë e tij, është një prishës i fuqishëm i neurotoksinës dhe endoktrinës së organizmit etj.,[5] që përdoret në industrinë e ushqimeve dhe pijeve (Coca-cola etj.). Pijet energjitike, siç është Powerrade që pronësohet nga Coca-cola dhe Lucozade që pronësohet nga GlaxoSmithkline, dhe që përdoren kryesisht nga sportistët, por edhe nga qytetarë të zakonshëm për “hidratimin” që ofrojnë, është tashmë, sipas një raporti, klishé.[6] Pas viteve 1980, Coca-cola, Pepsi etj., kanë sponsorizuar, sipas të njëjtit studim, jo vetëm studimet dhe kampanjat për promovimin e fuqishëm të pijeve që prodhojnë, por edhe gjithë qeveritë amerikane. Madje, Coca-cola dhe Pepsi po ndryshojnë mënyrën se si e bëjnë karamelin që përdoret në pijet e tyre, si rezultat i një ligji të Kalifornisë që mandaton pijet që përmbajnë njëfarë niveli kancerogjenesh duke mbartur një etiketë paralajmëruese kanceri![7] Gjithashtu, pulat në Amerikë dhe gjithandej, ngaqë përmbajnë sasi të mëdha ‘arseniku’ dhe ‘antibiotikësh’, sipas një studimi tjetër, vrasin më shumë njerëz sesa vetë SIDA![8] Një masakër tjetër, që lidhet kryesisht me bujqësinë, është agjenti-nervor i pesticideve, që përdoret si insekticid, dhe që është përgjegjës për shkatërrimin e kolonive të bletëve që përdoret pesë vitet e fundit në shkallë botërore.[9] Nuk do të ishte e çudishme që BE-ja, së fundmi, pas shumë shtrëngimesh nga “mjedisorët”, kufizoi deri një farë shkalle dhe për dy vjet (!) përdorimin e “agjentit” në fjalë, d.m.th. të “neonicotinoid-it”, për të njëjtën arsye.[10]

Përgjithësisht, këto janë disa nga pasojat që zhvillohen në treg dhe Natyrë; të tjerat do të pasojnë. Dhe shkaku nuk janë ekskluzivisht korporatat, por është tregu i marketingut dhe ‘demokracia’ parlamentare, që bëjnë të mundur ushtrimin e koncepteve të ‘konkurrencës’, ideologjisë së rritjes ekonomike etj. Dhe ndarja e shoqërisë nga pushteti ekonomik dhe politik është ‘shkaktarja’ përfundimtare e të gjithë kësaj masakre. Nuk do të ishte e çuditshme që massmedia në Shqipëri, të pushtohet nga të njëjtët produkte; dhe kjo sepse pushtimi i parë që ushtrohet mbi vendet “pasive” ekonomikisht është pushtimi ekonomik. Kjo është arsyeja që politikanët profesionistë propagandojnë integrimin në strukturat neoliberale, d.m.th për t’u pasuruar nga korporatat, kryesisht të huaja, sigurisht, duke mos dëftuar asnjë herë bindshëm dobitë që do të sillte integrimi në fjalë! Dhe ngaqë kapitali ka verbuar gjithkënd, që, në fakt, njerëz të tillë duhet të përbuzen, meqënse harrojnë virtytet dhe luftojnë gjithnjë dhe më shumë për kapital, elitat, me tregun dhe nën pradigmën që kanë krijuar, jo vetëm që ‘komodifikojnë’ gjithçka, natyrisht pa menduar ripërtëritjen e resurseve, por po shkatërrojnë gjithë ekosistemin! Nuk do të ishte e çuditshme kur pakica që gëzon pushtet ekonomik dhe politik, të kërkojë de-popullim të globit, meqënse, sipas tyre, shkaku i krizave është njeriu (fashistët e deklaruar: emigrantëve; fashistët e padeklaruar: njeriut; “demokratët”: pakicave, e kështu me radhë). Dhe të rinjtë në vend të përpiqen për demokraci politike, meqënse është e vetmja arenë që garanton liri për vetë-ligjësim/autonomi (freedom to dhe jo vetëm freedom from), ndryshe nga shtrembërimi prezent, t’u drejtohen organizatave fetare, spiritualiste, esoterike etj., me qëllim që të “zgjidhin” problemet e pasigurisë për jetën me njeri-tjetrin ndërsa shkatërrimin e Natyrës e lënë në duart e pakicës dhe dinamikës së tregut të marketingut (kaosit).

Qasja e elitave për reduktimin e popullsisë

Reduktimi i popullsisë përbën problem për shkollat e ekonomisë, sidomos në lidhje me raportin e pensionistëve dhe punëtorëve. Nëse ky numër përmbyset nga pensionistët, qeveritë nuk do të kenë mundësi të paguajnë pensionet. Megjithëse qeveritë post-moderne kanë dështuar edhe me ruajtjen e këtij raporti, d.m.th në disa vende numri i punëtorëve është më i vogël se numri i pensionistëve.

Në kohët moderne përmbysjen e gjeneratave, elitat e kompensojnë me lindshmërinë e madhe të shtresave të varfra, që do të shohim më poshtë. Popullsia e madhe përbën problem edhe për ekosistemin. Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i vitit 1992 parashikonte se popullsia e globit do të arrinte nga 1 miliardë që ishte në vitin 1850 në 3 miliardë në vitin 1960 dhe nëse vazhdon kjo prirje – ajo do të arrinte 6 miliardë në vitin 1998 dhe do të tejkalojë 12 miliardë në vitin 2050 dhe pritet të arrijë në pothuajse 21 miliardë një shekull më vonë. Sipas të njëjtit raport, 97% e rritjes së popullsisë i detyrohet sasive mbizotëruese të lindjeve në Jug, në ndryshim nga vendet e pasura të Veriut, ku popullatat janë stabël ose venitëse.[11] Ky pretendim, siç do të shohim më poshtë, natyrisht, nuk qëndron. Nëse vlerësojmë popullsinë sot, e cila ka tejkaluar 7 miliardë dhe është në rritje të vazhdueshme, atëherë specia jonë është me të vërtetë në rrezik dhe duhet urgjentisht të gjenden zgjidhje – jo teknike, siç pretendojnë elitat dhe shkollat moderne (plane familjar, programe edukativ, kontraceptivë etj.), ose indirekt me dhunë (si penalizim ekonomik deri te shterpëzimet gjysmë të detyruar si p.sh., në Kinë), por demokratike, d.m.th ndërgjegjësim direkt i qytetarëve në asambletë e një komuniteti dhe jo siç bëjnë sot me emisione mediatike ku mblidhen disa “ekspertë” dhe rekomandojnë publikun se çfarë duhet të bëjnë. Dhe kjo sepse rekomandimet nuk mund të ‘brendësohen’ pa përfshirje, përplasje konceptesh dhe problematikash në publik të hapur. Konceptet Malthusiane, d.m.th se popullsia paraqet një prirje historike rritëse më të shpejtë nga prodhimi i ushqimeve’, prirje që përshpejtohet ose përmes “kontrolleve” pozitive që rrisin sasinë e vdekjeve (uri, luftëra, sëmundje) ose përmes kontrolleve parandaluese, përputhen me kuadrin institucional të modernitetit.

Në bazë të teorisë Malthusiane, varfëria dhe uria e kanë burimin te mbipopullimi dhe legjislacioni Anglez, që për të varfrit u bë më i ashpër me qëllim që të lihet “natyra” e lirë në kontrollin e rritje së popullatës. Emërtimi modern i teorisë Malthusine, i cili mbështetet edhe nga disa “ekologjistë” (që ka çuar tashmë në kategorinë e një “eko-fashizmi” inkubacionist), ia atribuon varfërinë dhe zhvillimin e sotëm “bombës së popullatës”. Prandaj, “neomalthusianët” nuk hezitojnë të sulmojnë qoftë edhe mjekësinë moderne, se përhapja e saj në Botën e Tretë nuk la natyrën (d.m.th Vdekjen) të lirë në punën e saj. Karakteristika e përbashkët e të gjitha këtyre analizave dhe e “shkencës” ekonomike ortodokse në përgjithësi (ku pas rrënimit të vegimit socialist inkubacionohen pa ndrojtje dhe shumë ish të “majtë”) është se shkaqet e varfërisë janë “endogjene”, u atribuohen d.m.th vetë të varfërve. Në kohën e Malthusit, varfëria e punëtorëve anglezë ishte rezultat i përtacisë së tyre. Sot varfëria e Jugut i atribuohet faktorëve tradicionalë, politikë dhe ekonomikë (kryesisht mungesa e kapitalit të mjaftueshëm) ku të gjithë bashkë krijojnë “qorrsokakun e varfërisë”. Për të gjitha këto “analiza”, kuadri institucional konsiderohet fakt dhe thjesht analizohen pjesërisht institucione dhe faktorë, duke çuar lehtësisht te përfundimet se varfëria atribuohet, ekskluzivisht ose parimisht, te shkaqet endogjenë. Në këtë mënyrë justifikohet edhe pabarazia, d.m.th qoftë privilegjet e këtyre të fundit, qoftë edhe mjerimi i të parëve, meqënse gjoja nuk ekziston lidhje shkakësore midis tyre.[12]

Pavarësisht se shkaqet endogjenë nuk përjashtohen nga mbipopullimi i globit, shkaku kryesor është ekzogjen, d.m.th krijimi i elitave të cilat me përqendrimin e pushtetit në pak duar, pasivizojnë qoftë urtësinë e individëve që e përbëjnë atë (praktike), qoftë urtësinë e një popullate (teoriken). Merr si shembull metropolet e mëdha: ata si pasojë e përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik, gjithnjë dhe më shumë zmadhohen dhe energjia e nevojshme (ujë, energji elektrike etj.) është problem dhe në reduktim.

Mbipopullimi i globit është fakt dhe shkaktarët e tij janë elitat modrne, të cilat në emër të pushtetit dhe privilegjeve —fshijnë nga memoria e një populli legjendat dhe praktikat tradicionale në lidhje me lindshmërinë etj., dhe i zëvendësojnë ato me rritje ekonomike, konkurrencë, kontraceptivë etj. Rasti i Shqipërisë p.sh., në kohën e “socializmit”, përbën shembull tipik: regjimi nxiste lindshmërinë në emër të luftës dhe ideologjisë. Nëse dikush pyet një çift të regjimit përkatës -që sot pjesa më e madhe janë gjyshër, se përse lindi gjashtë, tetë apo dhjetë fëmijë, përgjigjja do të ishte – ‘sepse kështu bënin të tjerët dhe kështu bëmë dhe ne, meqë dilnim herët në pension’! Kështu, motivi për popullatën e gjerë ishte pensioni, ndërsa për elitën e kohës, ishte lufta: sepse duhet thënë se të dy kampet gjëndeshin në luftë të përhershme. Kjo tregon qartë se ‘urtësia’ e çifteve ishte eliminuar! Dhe mjeti nuk e justifikon rezultatin. Njëlloj bëjnë neoliberalët sot: ata nuk e vendosin individin në kundrim – kur e zhveshin nga çdo pushtet dhe e bëjnë mbartës të politikave elitare. P.sh., nuk i thonë individit se të mirat materiale shterojnë nëse nuk i zëvendësojmë me politika aktive dhe rajonale, por i thonë konsumo, meqënse konsumi është motori i tregut —dhe fëmijët që do të lindësh do t’i ushqejmë ne, me papunësi, shtrydhje rrogash etj! Kështu, mungesa e urtësisë është ekzistente në çdo kënd të botës dhe janë elitat ose kuadri institucional që e kanë shkatërruar këtë element. Pasivizimi i individit nga politika shton popullsinë – në disa vende, tmerrësisht të madhe. Fundja, edhe nëse ia atribuojmë shkaqet varfërisë dhe mungesës së kapitalit në Jug, që është natyrisht mit, mund të tregohet se 85-90% i të gjithë kapitalit monetar që investojnë investimet e huaja ka origjinë vendore, zakonisht me huatë nga bankat e nivelit të dytë që i gjenerojnë nga konsumatorët vendor.[13] Fakti që përqendrimi i pushtetit në pak duar është shkak për mbipopullimin e planetit vërtetohet edhe në kontekstin e një qyteti p.sh., nëse qytetarët e një qyteti luftojnë të shpëtojnë nga pushteti i qytetit ku banojnë ose nga taksat që oligarkët vendosin, natyrisht pa ndonjë marrëveshje paraprake demokratike, d.m.th nga ata që zotërojnë pushtetin politik dhe ekonomik - atëherë shtetet dhe ata që e përbëjnë atë (burokratët), do të luftojnë të shpëtojnë nga dhuna ose presionet, sidoqoftë më të vegjël se e të parëve, e oligarkëve globalë d.m.th nga ata që zotërojnë korporatat globale —siç po përjetojnë politikanët profesionistë në Greqi sot, me gjithë armatën tjetër që po e pret: Itali, Spanjë, Portugali etj!

Bilderberg: axhenda e globalizmit neoliberal

Dukuria se përqendrimi pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar brenda një qyteti është vrojtuar që në vitet ‘50 në Amerikë dhe nuk do të ishte e çuditshme aspak që…

…në një ndër mbledhjet e Bilderberger të vitit 1968, nënsekretari i shtetit amerikan për çështjet ekonomike, George Ball, hedh tezën e një ‘World Company’/ ‘Shoqëri Botërore’, duke fituar pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por atij korpokrat [ideologjia neoliberale] dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të qendërzuar![14](Theksi u shtua)

Në fakt, mbledhja e Bilderberg, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshëm, që veprimtaria e saj filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe për vitin 2013 u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, me pjesëmarrës nga 21 vende të botës Perëndimore d.m.th. Europa Perëndimore, SHBA dhe Kanada, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike. Në këtë mbledhje, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, por, sidoqoftë, këtë herë, morri pjesë zëvendës kryeministri turk për çështjet ekonomike dhe financiare, Ali Babakan! Përgjithësisht atje ishin 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë.[15] Në fjalë të tjera, atje mblidhen jo milionerë, por trilionerë. Kjo mbledhje sponsorizohet kryesisht nga Goldman Sachs dhe BP ose nga “Shoqëria e Bilderberg” —që është regjistuar në Britani dhe, për organizmin e saj merr “donacione” nga këto korporata. Dhe nëse pranojmë diktatin e Musolinit, që ishte bashkimi i pushtetit i një qeverie me pushtetin e korporatave, që përbënte “zemrën” e fashizmit të fillim-shekullit të kaluar,[16] atëherë, në këtë mbledhje, bashkohen —si asnjë herë në Historinë moderne, dhe njerëzore, gjithë pushtet e qeverive dhe korporatave perëndimore, dhe ajo përmbush kriterin e Musolinit: të fashizmit post-modern, i cili, sigurisht, bashkë-jeton me “demokracinë” parlamentare.

Shoqëria botërore: faza përfundimtare e globalizmit neoliberal

Përmes konceptit të ‘Shoqërisë Botërore’, elitat moderne duan të kontrollojnë edhe mbipopullimin e globit, meqë, sipas tyre, vetëm përmes një “shoqërie botërore” —mbi të cilën do të qëndrojë një elitë “racionale” (ndoshta eugjenikët!), bota do të shpëtojë nga katastrofa ekologjike! Kjo është, në fakt, shtjella më e madhe e këtij shekulli, dhe ne, jemi në mes të kësaj shtjelle, sepse tregu dhe strukturat aktuale e favorizojnë këtë masë. Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga raporti i OKB-së, kur citohet se mbipopullimi filloi në vitet 1850, atëherë kjo dukuri mund t’i atribuohet shtetit modern dhe akumulimit të pushtetit. Fundja, nëse shkojmë thellë në Histori, shohim se popujt kanë ruajtur një popullsi konstante, pavarësisht luftërave të përhershme midis tyre. P.sh., njerëzit “primitivë” ishin më racionalë se njerëzit e sotëm lidhur me lindshmërinë! Dhe kjo sepse ata baras-ndanin pushtetin fisnor dhe me këtë kultivonin arsyen dhe virtytet (urtësinë). Ata kishin krijuar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. P.sh., primitivët e Australisë mbajtën për mijëra vjet popullsinë në nivel të ulët deri sa shkuan kolonizatorët anglezë dhe shkatërruan vetë-mjaftueshmërinë, legjendat dhe praktikat e indigjenëve, me tregun që themeluan.

Sot, si pasojë e tregut të marketingut dhe principeve të tij ekspansioniste, ekosistemi kërcënohet seriozisht. Gjithashtu, në antikitet, d.m.th në periudhën Ilire, Helene dhe më tej, popujt kishin zhvilluar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. Dhe ishte një nivel konstant, sepse Grekët apo Ilirët e lashtë e dinin shumë mirë se ekosistemi destabilizohet nëse një popullsi nuk mëson të kontrollojë lindjet. Kjo situatë vazhdoi edhe përgjatë Mesjetës, por me një ndryshim: në Mesjetë lindën bankat fraksionale, d.m.th praktika e Kroesus: manipulimi monetar dhe ekspansioni ekonomik nga elitat fetare dhe ekonomike dhe më vonë, në fund të Mesjetës, ekspansioni politik. Ato filluan të përhapeshin si malarie duke shkaktuar përgjatë Mesjetës bume dhe rënie të menjëhershme të popullsisë – kryesisht në sajë të dështimeve ekonomike dhe tensioneve ndër komunitarë.

Arsyeja është e qartë: inflacionin e pason gjithnjë deflacioni – nga monetar në demografikë. Kështu, në këtë mënyrë u përmbysën për herë të parë në historinë humane raportet e popullsisë me natyrën: njeriu u dezintegrua nga natyra dhe filloi të përqendrohej mbi ekonominë monetare. Dhe kjo dukuri nuk erdhi si dëshirë, kundrim dhe miratim popullor, por u imponua nga elitat. P.sh., nëse elitat e Mesjetës ishin fetare dhe ato impononin mjetin në treg, sidomos arin, njëlloj përgjegjëse ishin ndaj tru-shpëlarjes sociale. Kështu, mjeti ose instrumenti, monedha “rrëmbeu” dhe “degradoi” mendjet e gjithë popujve të Mesjetës: dhe kjo sepse ajo ofronte mbretëri të sigurt te të gjithë ata që dëshironin të shfrytëzonin bashkëkohësit – elitat. Gradualisht, monedha u bë pjesë e jetës njerëzore dhe ekonomia sot matet me shumën e metaleve dhe letrave që dikush zotëron – dhe jo me kullandrisjen e të mirave materiale, burimeve dhe zhvillimit të urtësisë! Këtë përmbysje njerëzit në kohët moderne nuk e kuptojnë: ata e konsiderojnë si të natyrshme dhe konsumojnë ose lakmojnë të konsumojnë atë që nxit massmedia dhe tregu, duke shpërdorur të mirat materiale, të cilat nëse nuk ripërtëriten, një ditë do të shterojnë, siç kanë shteruar një pjesë e mirë e tyre! Kjo ishte koha kur elitat filluan të paguanin punëtorët me ar (paga). Dalëngadalë, kjo dukuri u konsiderua e domosdoshme dhe bashkë me të u shfaq dhe tru-shpëlarja e njerëzve. Këtë dukuri e kishte vërejtur me mjaft saktësi Aristoteli, kur citonte se ‘të gjitha punët e paguara rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen’.

Nuk do të ishte e çuditshme që situatën aktuale elitat ta konsiderojnë ‘progres’, si në rastin e kryetarëve të shteteve post-modern (Thaçi, Berisha, dhe gjithë homologët dhe shkollat e modernitetit etj.), sikur të dinin këta njerëz se ç’është ‘progresi’! ‘Ngjarjet duhet të shihen në përparim, thoshte Aristoteli dhe jo në këndvështrime’.[17] Kjo nënkupton rëndësinë e ‘veprimit’ social, jo demagogjinë e politikanëve profesionistë. Kështu, ne duhet të synojmë te këto tre pika: antitezë, metaforë dhe aktualitet. Metafora duhet të hartohet nga gjërat që janë të lidhura në gjënë origjinale, dhe prapë jo shumë qartë – thjesht si në filozofi gjithashtu një mendje e mprehtë do të perceptojë ngjashmëri qoftë edhe në gjërat që janë shumë të veçuara. Ndërsa përparimi nuk mund të lidhet me aktualitetin, për sa kohë që atje nuk ka përparim urtësie dhe ndërmarrje racionale. Antiteza e urtësisë për ‘progresin’ e demagogëve modern përjashtohet. Elitat në kuadrin ekonomik që gjenden nuk mendojnë p.sh., se njeriu përmes virtyteve ruan një baraspeshë me faunën dhe florën e Natyrës! Ata mendojnë thjesht rregulla teknike nga lart ndërkohë që ruajnë privilegjet. Dhe ata nuk mendojnë për zgjidhje të tjera jo sepse nuk janë të zgjuar, por sepse operojnë si gjithë të tjerët, brenda një sistemi ekonomik ku dominon përftimi individual në çdo veprim —dhe motivi i politikanëve profesionistë është pikërisht i njëjtë: përfitimi —përmes të cilit propagandojnë “progres”! Zgjuarsia e politikanëve në kuadrin e kapitalizmit është një-dimensionale: vetëm për përfitim. Ndaj dhe “progresi” mbetet në retorikën moderne[18]dhe s’ka lidhje me realitetin, sepse është përmbysur raporti me instrumentin tregtar: në botën moderne instrumenti përcakton sjelljen njerëzore – dhe jo njeriu instrumentin. Ndryshe nga dalta e skulptorit: daltës i përshtatet njeriu, jo dalta njeriut! Kjo është arsyeja që instrumenti duhet të jetë plotësues i aktiviteteve individuale dhe sociale. Nëse një ‘instrument’ dominon sjelljen njerëzore, njeriu rrezikon të varet nga ai; ndaj, është e domosdoshme që një shoqëri të eliminojë jo vetëm tregun dhe mënyrat e prodhimit (që synojnë rritje kapitali), por edhe parátë, me qëllim që të garantojë liri dhe vlera humane. Dhe paránë njerëzimit ia kanë imponuar elitat, shteti dhe institucionet e tij; pa këtë instrument nuk do kishte shtet dhe elita.

Sa duhet të jetë popullsia globale?

Autokratët dhe populli muslimanë, të varfërit dhe urtësia

Disa studime ekologjike vlerësojnë se popullsia e globit nuk duhet të jetë më shumë se 5.5 miliardë banorë bazuar në burimet natyrale. Por, numri se sa duhet të jetë popullsia e botës është relativ, sepse nëse konsiderojmë se sot popullsia ka arritur më shumë se 7 miliardë, mund të ngrihet natyrshëm pyetja se mbi cilët burime jetojnë të gjithë këta njerëz? Megjithëse numri i popullsisë është i lartë dhe çdokush e dëshmon këtë dukuri, pjesa më madhe jeton me pak burime dhe standardet e jetesës janë minimale. P.sh., në pjesë të ndryshme të botës mungon edhe uji i pijshëm, për mos të përmendur këtu standardet e jetës që përjeton pakica në Perëndim. Standardi se sa duhet të jetë numri i popullsisë duhet të jetë mbi bazën e një familjeje që jeton me të mirat e përkorta që ofron Natyra, pa i ndryshuar natyrën asaj. P.sh., ujë të bollshëm, pak tokë për të kultivuar, disa kafshë shtëpiake, pyll të mjaftueshëm për kullotë dhe dru zjarri etj. Ky do të ishte një standard jetik dhe i arsyeshëm. Standardi tjetër, ai perëndimor, nuk mund të përbëjë standard, për sa kohë që ai des-integron njeriun nga natyra, ekonomia reale, tradita etj. Standardi jetik që u citua më lart në disa vende nuk sigurohet. Ndaj, rritja e popullsisë është reale dhe problematike për ekosistemin. Pyetja që lind është se përse të varfrit janë të varfër dhe të pasurit të pasur, ose sipasurohet i pasuri? Në varfërinë materiale dhe mendore të të varfërve ndikojnë sërish të pasurit, meqë këta të fundit punësojnë dhe shfrytëzojnë dinamikën e tyre. Dikush tjetër mund ta lidhë lindshmërinë eksesive me njohurinë. Por përse njerëzit primitivë dinin të mbanin në nivele racionale numrin e lindjeve në raport me ekosistemin dhe njerëzit, nën shtetin modern, nuk dinë? Ose përse udhëheqës të shteteve të Lindjes, siç ishte Sadam Huseini në Irak etj., lindën shumë fëmijë, për mos të thënë, tej-mase? Dikush mund të kundër-argumentojë se në botën myslimane të gjithë njëlloj bëjnë, sepse martohen me shumë gra; dhe kjo ngaqë féja ua lejon. Kjo është e vërtetë në princip, por jo në praktikë. Kështu, nëse féja ua lejon dhe Kur’ani konsiderohet si libër udhërrëfyes i urtësisë për besimtarët e kësaj féje, dhe nëse meshkujt dominojnë në numër në një krahinë, ku do t’i gjejnë femrat e bollshme meshkujt?

Një praktikë e tillë varet nga biologjia ose nga ‘pushteti’ e gjeneve. Ndaj, nëse meshkujt janë më të fuqishëm gjenetikisht, dhe genet varen nga gjendja e përgjithshme shëndetësore, ata dominojnë në numër. Muhameti e ka ligjësuar një praktikë të tillë në kohën e tij ngaqë ishte përmbysur raporti femër-mashkull – në favor të femrave – për shkak të luftërave që zhvilloheshin dhe vriteshin meshkujt, dhe për arsye praktike nxori ligj që meshkujt lejohen që të marrin deri në katër gra – thjesht për t’i strehuar ato. Një veprim i tillë lidhet me praktikën e një shoqërie dhe koniukturën Historike dhe nuk mund të adoptohet për çdo periudhë Historike, për sa kohë që asnjë mashkull nuk mund të ofrojë njëherësh kënaqësi intelektuale, organike dhe shpirtërore te më shumë se një femër. Lindshmëria e lartë e meshkujve myslimanë nuk lidhet me kulturën fetare, por lidhet kryesisht me pushtetin. Fundja, nëse një mysliman nuk ka mirëqenie materiale, ai automatikisht do të kufizohet te fëmijët e tij. Këtë e shohim, ndryshe nga një pjesë e vogël e Lindorëve, te myslimanët në Perëndim. Njohuria luan rol dytësor nëse gjykojmë nga udhëheqësit e Lindjes. Ajo që mbetet është pushteti pa urtësi. Dhe ‘pushteti pa urtësi është i padëshirueshëm’, thoshte Aristoteli. Kështu, përgjegjësia bie mbi shtetin modern dhe strukturat e tij: ai përqendron pushtetin në pak duar dhe njëherësh shkatërron urtësinë -elementin bazë të arsyes.

Shkaku kryesor i lindjeve eksesive që bëhen barrë për shoqëritë dhe ekosistemin është pushteti i elitave, të çdolloj doktrine qofshin ato: fetare, politike apo ekonomike. Por, udhëheqësit Perëndimorë zotërojnë pushtet të madh; përse këta nuk bëjnë shumë fëmijë, siç bëjnë homologët Lindorë? Përgjigjja është se në Perëndim dominon, për arsye të përqendrimit të pushtetit dhe themelimit të tregut të marketingut dy shekujt e fundit, pasiguria lidhur me të ardhmen, qoftë edhe për udhëheqësit, sepse sa më e madhe është shkalla e pasigurisë lidhur me të ardhmen, aq më e vogël është mundësia për të lindur fëmijë. Ndryshe nga Perëndimorët, Lindorët janë shpesh autokratë dhe siguria është më e lartë. Kjo është arsyeja që udhëheqësit të çdolloj populli kanë për prirje që të përqendrojnë pushtet sa më të madh, me qëllim që të ndjehen sa më sigurt për të ardhmen. Ky element shtyn udhëheqësit të përqendrojnë më shumë pushtet. Dhe ky element është kundër-prodhues: ai bllokon ‘racionalitetin’ dhe kurthon udhëheqësit në botën e ngushtë të pushtetit, që në fund rrënohen bashkë me të. Kjo është arsyeja që dikush duhet të kuptojë rëndësinë e baras-ndarjes së ‘pushtetit’ – një ndarje që realizohet vetëm në demokraci politike (jo përfaqësuese). Në anën tjetër, dikush mund të argumentojë se shtresat e ulëta dhe të varfra, pavarësisht se s’kanë pushtet, bëjnë fëmijë sikur mos të kishin punë tjetër veç të fekondonin. Merr si shembull romët: ata lindin pa pasur asgjë në sofër! Përse e bëjnë këtë? Le të bëjmë një krahasim të dy situatave. Ndërsa disa udhëheqës, sidomos në Lindje, bëjnë fëmijë tej mase, dhe i bëjnë, siç u tha më lart, për shkak të përqendrimit të pushtetit dhe duke shfrytëzuar në nivel social doktrinën fetare, njëlloj bëjnë edhe disa të varfër, pavarësisht se s’kanë pushtet! Të dy grupeve u mungon urtësia, sepse këta të fundit jetojnë jashtë arenës politikës, vendimmarrjeve dhe procesit demokratik të një vendi (vetë njohurisë), d.m.th jashtë urtësisë teorike, ndërsa të parët, pikërisht sepse përqendrojnë gjithë pushtetin, operojnë jashtë urtësisë praktike.

Mekanizmat e institucionalizuar, siç janë masat parandaluese, nuk ndikojnë në sjelljen dhe veprimet e të varfërve, sepse mekanizmat qëndrojnë jashtë ndërgjegjes/njohurisë konkrete; ajo çfarë ndikon është përfshirja në çështjet sociale, “shoshitja” e mençurisë praktike, kultivimi i urtësisë dhe baras-ndarja e pushtetit, si të vetmit mekanizma që sigurojnë racionalizim të veprimeve tona në kontekst. Ndërkohë, përjashtimi luan rol negativ dhe vendimtar në sjelljen, mençurinë, varfërinë dhe interesat e njerëzve. Shkaku është sërish pushteti. Në fjalë të tjera, për hir të mos ndarjes së pushtetit, elitat shkaktojnë gjithë efektet anësorë të modernitetit. Gjithashtu, siguria e individit në lidhje me të ardhmen dhe partnerin luan rol vendimtar në lindshmërinë e mundshme. Ndaj, është e nevojshme që kjo siguri të garantohet nga një demokraci. Siç kokludonT. Fotopoulos mbi të njëjtën problematikë:

Rritja e popullsisë është REZULTAT i de-zhvillimit dhe jo shkaku i saj. Varfëria dhe uria, ndryshe nga “analizat” neoliberale, nuk është rezultat i mungesës së ushqimeve, as edhe mungesë tokësore për arsye të mbipopullimit, por është shpërndarja e pabarabartë e burimeve prodhuese të pasurisë. Vetëm një shpërndarje drastike e aftësisë prodhuese dhe veçanërisht e tokës, me qëllim që të gjithë njerëzit në planetin tonë të mund të prodhojnë vetë ata për mirëmbajtjen e nevojshme mesatare, por të një niveli të mjaftueshëm jetik, do të shmangë shpërthimin e popullatës dhe urinë masive konsekuente dhe katastrofën ekologjike.[19]

Ri-aktivizimi i ‘urtësisë komunitare’ rrjedhimisht, d.m.th. i Urtësisë që Sokrati e quante ‘varfëria ime dëshmia ime’ dhe i virtytit Aristotelian që shqetësohet me rrugën e mesme[20] – përmes baras-ndarjes së pushtetit politik, ekonomik, shoqëror dhe ekologjik, është sine qua non për eliminimin e mbi-popullimit të planetit.

*Kjo eshte nje analize e shkeputur nga Kapitulli i Nente, Demokraci apo Barbarizem? nga Projekti, Revolucion per demokraci gjitheperfshirese dhe Fronetike, e ri-punuar, sipas kohes dhe zhvillimeve politike.

[1] Elitism destroys nations, John Authers, Financial Times, June 9, 2013.

[2] Një web-faqe që trajton problemin e rritjes së popullsisë globale është kjo që vijon: http://populationmatters.org/ Por, problemi me të gjithë ata që impenjohen me rritjen e popullsisë është se ata fokusohen gjithnjë te zgjidhjet teknike që burojnë nga pushtetet ekonomike dhe politike, dhe jo te zgjidhjet e vetë pushtetit, d.m.th te baras-ndarja e pushtetit me qëllim krijimin e kushteve për kultivimin e urtësisë – si i vetmi instrument që mbron njeriun dhe jetën e Planetit nga teprimet.

[3] Të ftosh në vakt kiminë, Nga Maria Jalusi, Shtëpia Botuese Savalas 2000 Athinë, f, 103. Përkthyer nga vetë autori nga greqishtja.

[4] Po aty, f, 104.

[5] Shih për më shumë, Diet Drinks: America’s Passion for Poison, Charles Foerster, Global Research, February 1, 2012.

[6] Do sports drinks and hydration theory hold any water? Oliver Thring, The Guardian, 7 August 2012.

[7] Coke and Pepsi change recipe to avoid cancer warnings, The Guardian, 9 March 2012.

[8] Arsenic in Our Chicken? NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times, April 4, 2012.

[9] New pesticide link to sudden decline in bee population, The Independent, Michael McCarthy, 06 April 2012 . New pesticides linked to bee population collapse, 30 March 2012.

[10] ‘Victory for bees’ as Europe bans neonicotinoid pesticides blamed for destroying bee population, The Independent, 29 April 2013.

[11] Υπερπληθυσμός και oικo-φασισμός, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, (Ελευθεροτυπία, 6 Ιουνίου 1992).

[12] Po aty.

[13] Po aty.

[14] Titanic Battle or Insider Trading? The S&P Downgrade and the Bilderbergers: All Part of the Plan?, Ellen Brown, Global Research, August 18, 2011.

[15] New World Order Secrecy: Who will be Attending the Bilderberg Meeting? What Will be Discussed Behind Closed Doors?, Prof Michel Chossudovsky, Global Research, June 05, 2013. Bilderberg 2013: welcome to 1984, Charlie Skelton, The Guardian, 5 June 2013. Bilderberg 2011: The Rockefeller World Order and the “High Priests of Globalization”, Andrew Gavin Marshall, Global Research, June 16, 2011.

[16] Introduction to Political Theory, John Hoffman dhe Paul Graham, Chapter 12, ff, 286-314.

[17] Aristotle, Rhetoric, p, 74.

[18] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Blloqet ekonomik dhe pavarësia e kombeve, rrethretorikës, së çfarë përfaqëson sot dhe çfarë duhet të përfaqësojë.

[19] Nga referenca ‘53’. T. Fotopulos.

[20] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Drejt demokracisë virtuoze.

Të gjithë jemi turq!
Klodi Leka

‘’Faleminderit AKP. Faleminderit liderit tonë të madh dhe Mësuesit të Drejtësisë Rexhep Tayp Erdohan! Erdohan seninleyiz’’ – çelej me titull kapital pamfleti 77, dhe më pas, përmes një ligjërimi tipik puthadorës, pronari politikobiznesor lajmëronte miting madhështor në mbështetje të autoritarit turk.

Mirëpo, përtej mbrojtjes haptazi e paturpësisht të interesave klienteliste dhe detyrimit të thirrësit për të mbështetur politikisht tutorin financiar, problemi qëndron se si po ky subjekt zotëron të gjitha mekanizmat e duhura për tu rreshtuar bujshëm krahas çdo autoriteti diktatorial: universitetin, gazetën, agjencitë, marketingun, financat dhe qindra minorenë të paarsimuar e të privatizuar në funksion të manipulimit mendor dhe material të shoqërisë shqiptare. Pra, jo vetëm keqinformimin publik dhe mundësinë për ta dogmatizuar çështjen, por edhe mobilizimin e dhunshëm të turmave ‘popullore’ nëpër auditorët e universitetit privat, të cilat do të përgatisin sfondin populist për një spekulator qesharak, por edhe vazhdimësinë e financimit partiak me paratë e kuqe të ‘Mësuesit tonë të dashur Erdohan’.

Së dyti, sa normale është që një forcë politike me elementë përbërës kato-konservatorë të aspirojë publikisht modelin autoritar islamik një javë para zgjedhjeve dhe ta realizojë çdo ditë përmes agjitacionit të pakursyer ne dobi të pushtetit anadollak në vend?! Kontradiktë që vë në pah natyrën e korruptuar dhe thellësisht reaksionare të një force politike, e cila vazhdon të ekzistojë për hir te interesave të caktuara dhe intervenimit të brendshëm të kapitalit turk. Në mos – edhe pse mospërputhjet ndërmjet identitetit dhe aktit që pritet të realizohet e përforcojnë konkluzionin – një forcë e tillë duhet të ndalohet pasi rrëshqet në veprime ligjërisht/logjikisht të dënueshme, duke përkrahur qeverisje autoritare dhe idealizim të dhunës represive të ushtruar e që vazhdon të ushtrohet aktualisht në Turqi.

Së treti, duke vërejtur lidhjen e çuditshme të shqiptarëve me betejën e sheshit Taksim, shohim rreshtim të gabuar të tyre: të para dy ditëve në Maqedoni dhe të pas dy ditëve në Tiranë. Ndaj pamfleti i shpërndarë sot nëpër kafene dhe rrugë kryeqytetase do të thotë jo vetëm rrezik për banalizim të opinionit publik, por edhe turp publik pasi përkundër të gjitha vendeve të civilizuara ku qytetarët dhe forcat progresiste të të cilave mbështesin revoltat emancipuese të popullit turk, ne vazhdojmë sagën e përkrahjes kolektive të çdo autoritari dhe popullshtypësi ndërkombëtar (lexo: Bush, Erdohan, vajet publike për Theçerin). Megjithatë, pozicionimi i gabuar është pasojë e klisheve të ngritura qëllimisht mbi Erdohanin dhe rolin e Turqisë në mbrojtjen e shqiptarëve apo krijimin e kryeklishesë ‘Shqipëri e Madhe’, klishe qe na vendosin në situatën e të zgjedhurit midis Turqisë së fortë e mbrojtëse e shqiptarëve, por thellësisht jodemokratike si brenda, ashtu edhe me fqinjët; dhe Turqisë demokratike, sociale e bashkëpunuese me të gjitha shtetet e rajonit. Shqiptarët po zgjedhin të parën, duke harruar se të bësh diçka të tillë nuk është aspak ego pragmatiste, por legjetimim i shtypjes dhe autoritarizmave të brendshëm, të cilat një situatë të caktuar të afërt apo të largët do të kthehen në erdohanase, dhe ne në qytetarë të shtypur të sheshit Taksim. Asokohe, ndoshta do ta ndjejmë barrën e rëndë të pragmatizmit aktual, në kushtet e të këlthiturit për ‘marrëzi marksiste’ dhe ‘vendosjes së interesit kombëtar në plan të dytë’: solidaritetin.

Së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm është pranimi në heshtje i çdo kapitali të huaj e mbi të gjitha kapitalit turk në vend. Them kapitalit turk, pasi ndryshe nga monopolet transatlantike (barbare po aq, si çdo monopol) ndajmë çështje të thella historike, gjeopolitike, kulturore. Por për fat të keq, debati devijohet qëllimisht nga dy xhepa të vegjël intelektualësh zevzekë, të cilët në vend që të kritikojnë zaptimin e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, transporteve, shërbimeve apo aneksimin gjeopolitik ushtarak etj nga ana e kapitalit dhe aparatit shtetëror turk; merren me çështje fare të parëndësishme, herë në pozitat banale të katolicizmit dhe herë në pozitat mediokre të ish-intelektualit shtetëror. Ku ka më pushtim se kaq, hirësi? Kostandinopoja po digjet, e ju po debatoni për seksualitetin e Skënderbeut!

E pikërisht për këtë arsye, të gjendurit në situatën e manipulimit total të publikësisë, duhet t’i polemizojmë si në rang teorik e virtual, po ashtu dhe nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë në terren forca të tilla reaksionare. E kemi për detyrë qytetare, ashtu siç qytetarët e Dresdenit organizohen çdo vit që të parandalojnë marshimet e fashistëve të rinj, për më tepër në zemër të një kryeqyteti që pritet të revoltohet, dhe do të revoltohet, ndoshta edhe më keq se në sheshin Taksim! Sot, Turqia është e të gjithëve dhe të gjithë jemi turq!

Organizata Politike
Organizata Politike bashkon trupa dhe mëndje me synimin e shdërrimeve shoqërore rrënjësore të bazuara te barazia, pjesmarrja e liria, dhe rreket t’i arrijë synimet e veta nëpërmjet politizimit të çështjeve shoqërore dhe organizimit të popullit, veçanërisht të klasave më të shfrytëzuara dhe të nëpërkëmbura të tij, sipas formave emancipuese të pjesëmarrjes, militantizimit, veprimit dhe diskutimit.

http://opolitike.org/

https://www.facebook.com/orgpol

https://twitter.com/orgpol

https://www.facebook.com/LoguIShkendijes

https://www.facebook.com/groups/128422063896695/

Taksat dhe modeli ekonomik
Feliks Papanikolla

Kohë zgjedhjesh dhe si çdo herë dhe kësaj here, mediat janë përqendruar që disa muaj më parë në sportin tonë kombëtar, të komentuarit politikën. Dhe nëpërmjet qindra debateve se si pas 23 Qershorit Shqipëria do të bëhet “bahçe me lule”, dy partitë kryesore kanë bërë të ditura programet e tyre për popullin. Ai që është bërë lajtmotiv i ditëve të fundit, është debati në lidhje me taksën e sheshtë apo taksën progresive. Partia Socialiste sjell një risi në Shqipëri dhe ajo është taksa progresive dhe i ashtuquajturi taksim i ndershëm. Deri këtu jemi shumë në rregull, por duke i hyrë një analize më të thellë, lind pyetja: “Si do e përmirësojë mirëqenien dhe si do rris të ardhurat për popullin e thjeshtë taksa progresive?”

Pasi kontrollova gjithë programin ekonomik të Partisë Socialiste në uebsitin zyrtar të saj, vura re se në asnjë vend nuk thuhej apo shkruhej, se për ata që nuk kanë të ardhura ose që kanë të ardhura minimale, do të ketë ndihmesë më të madhe ose rritje me x% të asistencave sociale ose kompensimeve. Jam dakord që taksa progresive (taksimi i ndershëm), bën që ai që merr më shumë të paguaj më shumë dhe ai që merr më pak të paguajë më pak, por problemi qëndron te ai që nuk merr fare, dhe në Shqipëri kjo është një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, dhe pjesa që është gjerësisht e majtë. Si Parti e majtë, PS-ja vërtetë duhet të taksojë të “pasurit”, por në të njëjtën kohë duhet të ndihmojë të varfrit dhe jo t’i mbajë në të njëjtin nivel të ardhurat e tyre, duke pretenduar se do të mundë të ulë koston e jetesës. Në një ekonomi të mbështetur më së tepërmi në importe, është paksa e pamundur të flitet për një kontroll të kostos së jetesës. Mendoj se do të ishte më efektive të rriteshin të ardhurat e shtresave të varfra se të synohej ulja e kostos së jetesës nëpërmjet heqjes së TVSH-së për një numër mallrash. Kjo do ishte e dëmshme për disa arsye dhe më kryesorja, duke u hequr TVSH për mallrat kryesore të konsumit, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të shpenzimeve, të ardhurat qeveritare do pësonin një rënie të konsiderueshme. Për shembull, nëse unë sot e blej një shishe ujë me 50 lekë, në kushtet e një ekonomie pa TVSH për ujin – duke e përfshirë ujin në listën e mallrave të domosdoshme – atëherë shishja do të kushtonte 20% më pak, pra 40 lekë. Kursimi për individin do ishte në nivelin 20% dhe nëse supozojmë se shpenzimet e një familje janë 50,000 lekë në muaj, atëherë ajo do shpenzonte 40,000 dhe do kishte 10,000 lekë më shumë për të shpenzuar, të cilat në kushtet e një ekonomie të varfër janë shumë pak dhe do shkonin prapë për mallra jetikë. Në të njëjtin krah, duke ditur që mallrat jetike të konsumit janë dhe mallrat që shiten më shumë, atëherë heqja e TVSH-së për to do të sillte një rënie të stërmadhe të të ardhurave qeveritare. Për shembull, nëse shteti përfitonte 10 milionë $ – shifër e supozuar – nga të ardhurat nga TVSH, kjo vlerë do të zerohej nëse TVSH-ja hiqet për mallrat e konsumit. Një kursim minimal për një familje, dhe një humbje kolosale për shtetin! A ja vlen të rrezikohet?!

Në një dimension paralel, supozojmë se politika e PS-së, është që në vend të synojë të ulë koston e jetesës, t’u krijojë mundësinë shtresave të varfra të kenë më shumë të ardhura në dispozicion. Kështu, duke hequr dorë për një ose dy vjet nga ndërtimi i rrugëve dhe nga investimet madhore, të cilat shpeshherë bëhen fole e korrupsionit, të tentonte të rriste fuqinë blerëse të familjeve të varfra dhe ekstremisht të varfra. Pra, të tregohet vërtetë e majtë dhe të çojë deri në fund social-izmin e saj duke u zgjatur dorën shtresave shoqërore që kanë nevojë. Nëse TVSH mbahet për të gjitha mallrat, përfshirë këtu dhe ato jetike, dhe shteti u rrit asistencat dhe kompensimet, si dhe vendos një nivel shumë më të lartë të pagës minimale, atëherë mund të themi se shtresat e varfra do kishin më shumë për të shpenzuar. Por, sekreti që ky veprim të jetë i suksesshëm është që rritja e të ardhurave për popullin duhet të bëhet deri në atë nivel sa të gjitha të ardhurat e tyre të shkojnë për shpenzime. Pra, nëse sot një i papunë merr 6000 lekë asistencë sociale, në një të ardhme të marrë 30,000 lekë, një shifër që të paktën do e ushqente dhe që duke qenë se do shkonte për konsum e gjitha, deri diku do kthehej në shtet. Bëjmë një supozim për ta kuptuar më thjesht këtë gjë. Nëse një person shpenzon 10,000 lekë për të blerë ushqime, atëherë si fillim 20% i kthehen shtetit si TVSH, dhe nga ato 10 mijë që shteti i ofroi popullit, 2 mijë u kthyen në arkat e shtetit. Duke ecur më tej me këtë logjikë, nga kostoja e prodhimit shteti përfiton nga sigurimet e punonjësve në koston e punës, akcizat dhe taksat e ndryshme për ambalazh në kostot e materialeve, nga TVSH-të e ndryshme që paguan prodhuesi drejt furnitorëve, nga tatimi i fitimit i kompanisë dhe më pak fjalë mund të themi që nga ato 8,000 që i shkuan kompanisë për mallin, gati gjysma shkojnë në shtet, duke u rikthyer në arkën e shtetit. Pra, shteti ndihmoi “proletarin” me 10 mijë lekë dhe prej tyre 5-6 mijë u kthyen prapë në arkat e shtetit për të dalë muajin e ardhshëm dhe për tu rikthyer prapë më vonë. Në një farë mënyrë, ky është thelbi i ekonomisë dhe në sajë të këtij shembulli ne bëmë një shpërndarje të burimit (lekut) duke ndihmuar kështu shtresën e ulët të mbijetojë, kompaninë të shesë produktet e saj dhe shtetin të qarkullojë paratë në mënyrën e duhur. E njëjta gjë vlen dhe për pagat, të cilat duhet të rriten deri në nivelin e kursimit zero, pra të gjitha të ardhurat e punëtorit të shkojnë për konsum, duke bërë një qarkullim sa më efektiv të parasë. Në këtë mënyrë, mund të flitet për një zgjerim të biznesit dhe automatikisht krijohen vende të reja pune. Gradualisht, vit pas viti, mund të flasim për arritje të reja dhe për një zgjerim dhe rritje të ekonomisë, në vend që të tentojmë të ulim koston apo shpenzimet, dhe duke i dhënë mundësi një njeriu të varfër të prishë më shumë, deri diku i krijojmë mundësinë të jetojë një jetë më të mirë dhe pse jo, të synojë për më tepër.

George Orwell-i shkruan në librin e tij, 1984, se njerëzit tentojnë të mendojnë më pak nëse dinë më pak fjalë dhe nëse kanë më pak njohuri, dhe kjo mund të përdoret në të njëjtën mënyrë dhe për ekonominë. Njerëzit kërkojnë më pak nëse kanë më pak, dhe nëse për një njëri që merr asistencë sociale sot, e rëndësishme është të ketë bukë dhe ujë, nesër me një asistencë socialë më të madhe dhe me mundësi më të mira ekonomike, ai mund të shkojë përtej kësaj dhe të jetojë një jetë më të mirë dhe të synojë më shumë duke mos i vendosur kufij vetes. Nëse pastaj, flasim për të mirat sociale që do të sillte rritja e mirëqenies ekonomike tek njeriu, dhe te mënyra e tij e të menduarit atëherë mund të themi se rritja e shpenzimeve mund te sillte edhe një “luftë” ndaj injorancës, korrupsionit, materializmit dhe gjithë cilësive të këqija që mbjell skamja, ndryshe nga ajo që mund të sillte një tentativë e uljes së tyre! Përse të jetojmë me më pak, kur mund të jetojmë me më shumë?

Nga skllevër të “demokracive” moderne dhe të militarizuar në “terroristë” dhe të burgosur*
Ylli Përmeti

Skllevërit e “demokracive” moderne

Në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, tashmë, të ndërkombëtarizuar, ku pushteti përqendrohet pashmangshmërisht në pak duar, “qytetarët”, pavarsisht se çfarë citohet në Kushtetutën e një vendi, siç është barazia përpara ligjit dhe liria ndërmarrëse, janë skllevër. Ata janë skllevër sepse ‘barazi përpara ligjit’ -me pushtet të pabarabart, nuk mund të ketë; dhe ‘liri ndërmarrëse’, me politikë monetare, e cila kontrollohet nga e njëjta elitë, sërish nuk mund të ketë. Kështu, nëse barazia përpara ligjit nuk mund të ekzistojë, për arsye të pushtetit të pabarabartë (shkaku), dhe parátë e një populli kontrollohen nga ata që zotërojnë pushtetin, dhe politika ushtrohet vetëm nga politikanët profesionistë, atëherë, një populli i uzurpohet ligjësia, ekonomia dhe politika —tre shtylla vendimtare për ri-prodhimin e vlerave të një populli. Kjo do të thotë se çdo vlerë në kapitalizëm është e gatuar nga elitat. Atje, sigurisht që ka votime plebishitare për kushtetutat përkatëse, por ato asnjëherë nuk janë shoshitur nga ndonjë popull. Për shembull, në vend që pushteti të ushtrohet nga një popull, prej të cilit lindin edhe delegatët, të cilët hamendësisht do të administrojnë çështje ndërkomunitare dhe do të kontrollohen nga i njëjti popull, ata “gjelltohen” në nivel partish, dhe populli thjesht i voton, në bazë të arsyetimit instinktiv, d.m.th. në bazë të “fakteve” bindës që përsërisin politikanët profesionistë gjithëandej, duke harruar, sigurisht, ‘shkaqet’. Kushtetuta, rrjedhimisht, qëndiset nga “ekspertë”, dhe votohet nga populli! Sipas këtij procesi, qytetarët, janë viktima të “qëndisjes” që vjen nga lartë. Dhe këtu fillon krimi: te qytetaria intelektualisht pasive. Dhe kur një qytetarí është intelektualisht pasive, qoftë lidhur me çështjet ligjore, qoftë lidhur me çështjet ekonomike, gjithashtu dhe politike, ajo nuk zhvillon asnjë lloj urtësie të qënësishme.

Terrori, burgjet dhe “rehabilitimi”

Kjo është arsyeja kryesore se përse dy shekujt e fundit, shtetet moderne, kanë krijuar burgje, në të cilët izolohen miliona njerëz, si asnjëherë në Historinë njerëzore. Sigurisht, elitat moderne i quajnë burgjet, eufemisht, qendra “rehabilitimi”, por, ata s’janë, dhe nuk mund të jenë të tillë. Burgjet, në të vërtetë, janë përdorur që në kohët e lashta, zakonisht, si një formë dënimi kundrejt një dëmi që shkaktonte dikush ndaj një tjetri. Mbyllja e njerëzve problematikë në qeli shihësh si rrugë-zgjidhje e përkohshme dhe kurrë nuk u institucionalizua si praktikë siç ndodh në modernitet. Dhe historia njerëzore, ka përdorur edhe masa të tjera kundrejt keqbërësve: dëbimi nga një qytet; internimi jashtë një qyteti etj.

Sidoqoftë, kuadri institucional, krahasuar me modernitetit, ndryshon: nëse në modernitet ekonomia është uzurpuar përmes politikës monetare, në antikitet nuk ndodhte kështu, sepse ekonomia monetare nuk ishte institucionalizuar, rrjedhimisht, praktikat e ekonomisë, sido që të ishin ato, ishin të brendësuara dhe pronë e çdonjërit; dhe nëse sot ligjet krijohen nga një elitë politike, në antikitet ligjet ishin zakonisht pjesë e kuvendeve popullore, dhe, rrjedhimisht, ata mishërohen natyrshëm në shpirtin e një populli. Nuk është e rastit që burgjet, ashtu siç i njohim, kanë filluar në shekullin 19-të, në Angli. Përgjithësisht, fundi i Mesjetës dhe ngritja e shtetit modern, shënon edhe fillimin ngritjes masive të burgjeve. Fryrjen dhe shfryrjen e burgjeve e përcakton kuadri i përgjithshëm institucional: sa më pasiv intelektualisht dhe sa më i pabarabartë të jetë një popull aq më shumë krime do të ketë. Dhe karakteristika bazë e shoqërive moderne është pasiviteti intelektual i qytetarëve gjithashtu dhe pabarazia ekstreme. Moderniteti, rrjedhimisht, është një sistem i mbyllur që përcaktohet nga disa doktrina që nuk mund të dyshohen nga një popull. Në fjalë të tjera, në emër të ‘autoritetit’, moderniteti përmbysi principet racionale të një shoqërie dhe bllokoi zhvillimin e urtësisë —një përmbysje që është krim në vetë-vete. Si pasojë, Anglia e globalizmit neoliberal është kthyer në një shtet totalitar dhe tashmë arreston, përgjon, gjymton etj., në masë popullin e vet. Në fakt, situata ka filluar të përkeqësohet shumë më herët, siç analizon T. Fotopoulos:

Në Britani krimi u dyfishua nga 1 milionë incidente në 1950 në 2.2 milionë në 1979. Në vitin 1980 shkalla e krimit ka kaluar dyfishin dhe ajo arriti 5 milionë në vitin 1990 për të arritur në 6 milionë aktualisht! Elitat sunduese i përgjigjen shpërthimit të krimeve duke ndërtuar burgje të reja. Kështu, popullimi i burgjeve në Angli dhe Uells u rrit nga 64,000 në fillim të dekadës, në 77,000 dy vjet më parë dhe pothuajse 82,000 në fund të vitit 2007, ndërsa projeksionet e fundit të Ministrisë së Brendshme parashikojnë një popullatë burgjesh më shumë se 90,000 deri në 2010. Njëlloj, SHBA-së i mori 200 vjet që të rriste popullatën e burgjeve në një milionë, ndaj vetëm në dhjetë vitet e fundit e çoi atë në më shumë se dy milionë. Sipas vlerësimeve të fundit, numri i të burgosurve në burgjet federale dhe lokale u rrit në 2.3. milionë nga popullsia e të rriturve prej 229.8 milionë, me Kinën të vijë e dyta me 1.5 milionë burgje nga një popullatë e cila është 5.5 herë më e lartë se SHBA. Kjo do të thotë senjë në 99 të rritur është pas hekurave në SHBA, duke e kthyer “tokën e lirisë” shumë shpejt në tokën me më shumë burgje mbi Tokë, me 750 nga 100,000 rezidentët e saj, të burgosur![1] (Theksi u shtua)

Për më shumë, sipas një studimi të kryer nga ‘International Center for Prison Studies at King’s College London’ në 2008, dhe publikuar në New York Times: ‘SHBA-ja ka më pak se 5 për qind të popullatës globale. Por ajo ka pothuajse një të katërtën e të burgosurve global (…) ajo ka pas hekurave 2.3 milionë kriminelë më shumë se çdo komb tjetër (…) Kina, e cila është katër herë më e populluar se SHBA-ja, është larg dhe e dyta, me 1.6 milionë njerëz në burg (…) SHBA ka 751 njerëz në burg për çdo 100,000 banorë. (dhe nëse përllogarit vetëm të rriturit një në 100 amerikanë është mbyllur brenda) (…) Ndërsa Rusia ka 627 të burgosur për çdo 100,000 njerëz. Përqindja e Britanisë është 151; Gjermanisë është 88; dhe Japonisë është 63. Mesatarja midis gjithë kombeve është rreth 125, pothuajse një e gjashta e përqindjes amerikane. Nga viti 1925 deri në vitin 1975 përqindja ishte e njëjtë, rreth 100 njerëz në burg për 100,000 njerëz. Ajo u rrit menjëherë në fund të vitit 1970. Suedia burgos rreth 80 njerëz për çdo 100,000 banorë; Minesota rreth 300; Teksas rreth 1000. Maine ka përqindjen më të ulët në SHBA, me 273; dhe Luiziana më të lartin, me 1,138’.[2]

Së fundmi, siç thekson një studim tjetër në New York Times, i vitit 2012: ‘në përgjithësi, atje ka tani më shumë njerëz nën “mbikëqyrje korrektuese” në Amerikë – më shumë se 6 milionë – sesa ishin në Arkipelagun e Gulagëve në shkallën më të lartë të Stalinit’. Fakti është se skllavërimi ishte fakt që në vitin 1850 [kur Amerika hidhte themelet e saj si shtet]. Shkaqet e kësaj situate, sipas studimit, janë profesionet proceduriale. Siç e tregon vetë Adam Gopnik: ‘sa më i profesionalizuar dhe procedurial është një sistem, aq më shumë të izoluar bëhemi ne nga efektet e vërteta mbi njerëzit e vërtetë’.[3] Në fakt, që nga viti 1970, koha në të cilën shpërtheu doktrina e globalizmit neoliberal, deri në vitin 2009, numri i të burgosurve është rritur 772%.[4]

Agjencia Kombëtare Amerikane: militarizon popujt në shërbim të korporatave

Më së fundmi, pasi Presidenti WBush ngriti “terrorizmin” në skenën politike globale, Presidenti Obama, përmes Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), dhe urdhërit të fshehtë të Prillit 2013 të Gjykatës Inteligjente të Vrojtimit për të Huajt (Fisa) dhënë FBI-së, dhe duke shfrytëzuar klientët e Verizon-ës, një nga ndërmarrjet më të mëdha të telekomit në Amerikë, mbledh informacion (metadata) nga të gjitha telefonatat dhe shkëmbimet në internet, që kryhen midis qytetarëve amerikanë, brenda dhe jashtë vendit![5] Programi quhet PRISM, dhe lejon zyrtarët e shërbimit të “sigurisë” të mbledhin gjithë materialin e një individi që ka shkëmbyer në rrjetë.[6] Ky program anashkalon kërkesën ndaj ndërmarrjeve që “sigurojnë” klientët sipas ligjit dhe urdhërat që lëshon një gjykatë për çdo individë. Kur shërbimi rishikon komunikimet se ato kërkojnë më shumë hetim, ai lëshon një “raport”. Sipas këtij shërbimi lëshohen mbi 2, 000 raporte çdo muaj. Në vitin 2012 u lëshuan 24,005 raporte. Në total atje janë lëshuar mbi 77,000 raporte. Dhe SHBA, për të njëjtën arsye, siç raporton New York Times,[7] mbledh informacion edhe jashtë vendit prej pothuajse shtatë vjet me rradhë. Ky program, në fjalë të tjera, shtrëngon ‘militarizimin’ e infrastrukturës së komunikimit. Thjesht, punëtorët e kësaj agjencie, duke marr një adresë elektronike (e-mail), dhe në emër të “terrorizmit”, hyjnë dhe kontrollojnë gjithçka që shkëmbehet në internet dhe nëse bëhet fjalë për shkëmbime bisedash qeveritarësh, të parët që e marrin vesh se çfarë inskenohet nga një qeveri joamerikane, do të jenë amerikanët (kujto paralajmërimet e agjencive “inteligjente” për gjëma të ndryshme rreth botës!), dhe nëse bëhet fjalë për blerje resursesh etj., nga korporata të huaja, ata do t’i minojnë në favor të ekspansionit të kapitalit amerikan…

Dhe ky informacion, që është ndoshta rrjedhja më e madhe në historinë amerikane të pas luftës, u publikua si fillim në The Guardian, sipas dokumenteve që denoncoi 29 vjeçari, Edward Snowden, ish-ushtar amerikan në Irak, dhe ish-ndihmës teknik i CIA-s gjithashtu dhe ish-nënpunës i një ndërmarrje mbrojtjeje, pas përvojës së tij në NSA, i cili, për t’iu shmangur dënimit nga qeveria amerikane, ka shkuar dhe është strehuar në Hong Kong, meqënse, sipas tij, atje mbizotëron liri shpehjeje dhe ekziston desidenca politike —dhe gjithashtu, sepse është i vetmi vend në botë që do t’i rezistonte diktatit të qeverisë amerikane![8] Qëllimi i tij ishte të ‘informonte publikun amerikan për inskenimin e qeverisë amerikane’: ajo, sipas tij, ‘po sakrifikon liritë bazë të tyre’. Dhe kjo, në një kohë kur ai gëzonte një rrogë shumë të mirë dhe kur familja dhe e dashura e tij gjënden ende në Amerikë…Ndërsa ai u quajt nga editoriali i The Guardian si “conscientious objector”, d.m.th. kundërshtar i shërbimit të detyrueshëm ushtarak për arsye morale, nga pala amerikane, sidomos nga komiteti kombëtar i inteligjencës, u quajt “tradhëtar”, ndërkohë që kundër-pala Britanike e mbrojti një veprim të tillë, ndërsa pala Brukseliane dhe Berliniane, e dënon këtë akt të qeverisë amerikane,[9] dhe harron të thotë se edhe ata, ndonëse në forma të tjera, bëjnë njëlloj![10] Komentatorë të tjerë, nuk ngurrojnë t’a quajnë këtë situatë një “Stasi” modern. Dhe ‘Stasi’, siç dihet, ka qenë një nga agjencitë inteligjente më efektive dhe represive të pas luftës në Gjermaninë Lindore. Në fakt, origjina e mbikqyrjes së popullit amerikan ka fillur përgjatë luftës së ftohtë. Siç tregon Greg Guma, një gazetar dhe autor për liritë civile, massmedia dhe globalizmin:

Plani u shtrua kur erdhi një propozim për një rishkrim masiv të kodit kriminal të SHBA-së që u bë projekti i administratës së Nixon për të dërrmuar desidencën dhe sulmet mbi Deklaratën e të Drejtave të shtetasve amerikanë (Bill of Rights). Këtë e bëri Gjykata e Lartë (Superime Court) duke sjell kufizimin pararendës (prior restraint) të lirisë së fjalës. Kufizimi pararendës i shtypit u bë politika e qeverisë [amerikane] në Mars të vitit 1979 kur revista Progresive u ndalua për publikimin e një artikulli mbi bombën H (H-bomb). Ndalimi vazhdoi për gjashtë muaj, mbi arsyen se Akti i Energjisë Atomike i vitit 1954 i dha qeverisë të drejtën për mbytur njohurinë e energjisë nukleare. Megjithëse ky rast u rrëzua, ky ligj mund të përdoret sërish. [11]

Kjo lëvizje, në fakt, ishte hapi i parë që CIA, FBI dhe NSA që të pajiseshin me “lirinë” e veprimit kundër çdo organizate që nuk përputhësh me diktatin e SHBA-së. Gjithashtu, kjo çoi qeverinë amerikane nga financimet programore në nivel botëror për mbështetje sekrete të partive pro-Amerikane, destabilizime të regjimeve “jomiqësore”, transferime armësh, trajinime dhe propagandë, deri te krijimi i një game të madhe “kundër-inteligjente” vendore. Është interestante se i gjithë ky proces u instalua nga Gjykata e Lartë Amerikane dhe Kongresi u anashkalua. Në fakt, pas Luftës së Dytë Botërore qeveria amerikane u hodh në sulm kundër çdo organizmi anti-kapitalist. Vendimi i Gjykatës së Lartë, i vitit 1951, që çoi në burgosjen e njëmbëdhjetë udhëheqësve kumunistë, jo për kërcënim të sigurisë kombëtare, por për përpjekjen e tyre për organizmin e partive politike dhe për mësimin e Marksizmit, ishte fillimi’ këtij sulmi. Republikani, Goverantori dhe Presidenti i Veprimeve të Komisionit Qeveritar të  Senatit, J. R. McCarthy, ishte ideatori i kësaj fushate. Kjo është arsyeja që termi “makarthizëm” përshkruan sulmin e elitës kapitaliste amerikane kundër komunistëve, dhe kështu ky term, mbeti në histori. Nuk është e rastit që në Amerikë nuk ka asnjë parti komuniste, përveç partive “demokrate” dhe republikane që ndërrojnë pushtet një herë në katër ose tetë vjet!

Privatizimi i burgjeve dhe rrjepja e familjarëve

Si pasojë privatizimit të globit, edhe burgjet, si gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë së një vendi, jepen nga qeveritë me konçesion. Britania dhe Amerika për shembull, e kanë filluar këtë praktikë më herët: që nga viti 1992 dhe 1984 respektivisht. Ato kontraktojnë korporatat private për një kohë të caktuar dhe kjo e fundit merr nën kontroll drejtimin e burgjeve. Pasoja e kësaj politike është se nën kontrollin publik -kur të burgosurit “rehabilitohen”, kostoja është e ulët, dhe është në interes të politikës publike që kostoja të jetë e ulët, ndërsa, nën kontrollin privat, “rehabilitimi” nuk i intereson kapitalit, sepse humbet fitimet, sepse çdo fitim buron nga numri i të burgosurve: sa më i madh të jetë numri aq më shumë fitime do të vjelë një korporatë. Për shembull, shërbimet që ofrohen në burgje paguhen kryesisht nga familjet, pavarsisht kontratës që mund të bëjë një qeveri me një korporatë. Dhe korporatat tashmë operojnë në nivel global dhe mbulojnë shtetet në nevojë. Korporatat më dominante në treg janë G4S dhe Serco.[12]

Pasoja e mëtejshme e kësaj praktike është se burgjet do të mbipopullohen dhe korporatat do të abuzojnë me procesin e “rehabilitimit” mbi të dënuarit. Në këtë kuadër, lind nevoja e krijimit të një komisioni parlamentar, për të monitoruar procesin e “rehabilitimit”, me pasojë të mëtejshme, ngritjen e kostos. Kështu, përveç paráve që do të marrë një korporatë nga kontrata e një qeverie, ajo do të vjelë gjithashtu edhe pará nga familjet, duke zgjatur se më shumë të jetë e mundur kohën e të burgosurit në burg. Në fakt, sipas një studimi,[13] burgjet privat nuk e ulin aspak koston, përkundrazi, mund t’a ngrejnë atë. Dhe ndërsa kjo është gjëndja e përgjithshme e burgjeve, shteti amerikan lë të lirë vrasësit e njerëzve të pafajshëm në shtete të ndryshme të botës (Irak, Afganistan  etj.) dhe burgos ushtarët që zbulojnë vrasjet e pafajshme. Rasti i ushtarit Bradley Manning është tipik: ai, pasi denoncoi shokët e tij për vrasje njerëzish të pafajshëm, kryesisht fëmijë, në Irak, nga pilotë amerikanë, jo vetëm që është pas hekurave që nga viti 2010 dhe torturohet në qeli me rregulla monstruoz, por rrezikon të dënohet më shumë se 20 vjetë! Dhe kjo, sepse ndërsa kjo dëshmi rrodhi në Wikileaks dhe mbarë bota morri vesh se cilët janë ‘terroristët’ e vërtetë, autoritetet amerikane i kanë ngritur 12 akuza, me më kryesoren: ndihmën e armikut!  Siç e vendos një komentator për The Guardian: njerëzit që vranë të pafajshëm, përmes të cilëve u mbajtën të ndezura akuzat ligjitime rreth botës dhe ndezja e flakëve të rezistencës, janë të lirë për të vrarë një ditë tjetër dhe njeriu që i zbuloi ata, është pas hekurave, i akuzuar se “ndihmoi armikun”![14] Sigurisht, pa përmendur këtu sinkronizmin e sistemin totalitar që po përgatit Pentagoni[15] dhe viktimat e pafajshme të Guantanamos, që burgosen në emër të “terrorizmit”.

Pa u çuditur, praktikën e burgjeve privat e adopton së fundmi edhe Shqipëria. Kështu, ish-Ministri i “Drejtësisë”, Halimi, deklaroi për publikun —në praninë e ambasadorit britanik (!), se vendi ynë do të aplikojë praktikën britanike, për të dënuarit deri në pesë vjet, me qëllim që të ulë koston dhe të ngrejë standartet e “rehabilitimit”![16] Por kjo s’është aspak e vërtetë, nëse gjykojmë nga analiza e mësipërme, gjithashtu dhe nëse gjykojmë nga përvoja e burgjeve privat në Britani.[17] Duket qartë se këtu nuk bëhet fjalë për “rehabilitim”, por për përfitim, sigurisht, nga krimi që shkakton përqëndrimi i pushtetit. Problemi, rrjedhimisht, nuk duhet të përqëndrohet te “kostua” e përgjithshme dhe standartet e “rehabilitimit”, por te burimi i krimit: dhe burimi gjëndet te përqëndrimi i pushtetit, që Halimit dhe homologëve të tij, nuk u intereson shkaku! Kështu, ndërsa përgjatë socializmit në Shqipëri u vranë 5.157 njerëz, 9.052 vdiqën në burgje, 17. 900 u dënuan për arsye politike dhe 30. 383 të tjerë u internuan për të njëjtën arsye,[18] sot, atje janë rreth 4750 të burgosur; 148 të burgosur për 100 mijë banorë, më lartë se Irani (115), Jemeni (48), Afganistani (68), Pakistani (40), Egjipi (80), duke lënë pas vetëm Turqinë (me 168), Ukrainën (me 350), dhe Malin e Zi (me 227). Serbia,  Bullgaria dhe Spanja qëndrojnë më lartë, 154, 146, 150 respektivisht.[19] Por, ndryshe nga ish-socializmi, ku dominonte pushteti politik, në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, dominon pushteti “ekonomik”, që do të thotë se të dënuarit do të jenë më shumë ekonomik sesa politik.

Kështu, nëse dikush krahason numrin e të burgosurve të ish-socializmit me “demokracinë” parlamentare dhe kapitalizmin e 22 viteve të fundit në Shqipëri, ai është, pa dyshim, tejet i madh, por, nëse marrim në konsideratë të dënuarit ekonomik, ata që janë pa punë dhe të tjerë që dergjen rrugëve të botës, krimin në familje dhe në rrugë (aksidente etj.), shkurorëzimet martesore, katastrofën ekologjike dhe ngrohjen globale, atëherë, pa dyshim, që numri përmbyset. Në fjalë të tjera, sot katastrofa shtrihet në shumë dimensione, kryesisht në dimensionin ekologjik,[20] fakt që kërcënon gjithë jetën e planetit. Problemi, rrjedhimisht, është më serioz sot, nëse pranojmë se jeta njerëzore varet vendimtarisht nga mirëqënia e jetës së planetit; ndaj, një regjim duhet të eliminojë qoftë dukurinë e parë, qoftë të dytën. Sepse në një demokraci të shëndoshë i vetmi instrument që ekziston për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe të drejtë, është argumenti bindës. Atje ku s’ka argument, ose ka dhunë ose ka marrë-veshje të heshtur. Dhe siç tregova më lartë, problemi kryesor është elita mbikombëtare, kryesisht ajo e palës amerikane, sepse ajo kërkon me çdolloj mënyrë të përjetësojë pushtetin e saj në njërën anë dhe, mjerimin, në anën tjetër. Por kjo s’do të thotë se aktivistët nuk mund t’a sfidojnë këtë masakër…

Kështu, përqendrimi i pushtetit ekonomik është pasojë e ekonomisë së marketingut që nuk ka rritur vetëm privilegjet ekonomikë të minoritetit të privilegjuar. Ai ka rritur edhe pasigurinë e tij. Kjo është arsyeja se përse mbiklasa e re izolohet gjithnjë dhe më shumë në geto luksoze. Në të njëjtën kohë, marketizimi dhe veçanërisht tregu fleksibël i punës ka rritur pasigurinë e punës – një dukuri që sot ndikon çdonjërin, përveç pakicës së mbiklasës. Pa u çuditur, International Labour Organisation Report 2000 ka gjetur se nivelet e stresit në ekonomitë e zhvilluara të marketingut kanë arritur nivele rekord, për arsye të institucionalizmit të tregjeve fleksibël të punës që rritën presionet e punëdhënësve për prodhim më të madh.[21]Por, nëse kjo është gjëndja në nivelin e sigurisë së kapitalit në njërën anë, dhe pasojave sociale, në anën tjetër, cili është shkaku përfundimtar i mbipopullimit të globit?

*Kjo eshte nje analize e shkeputur nga Kapitulli i Nente, Demokraci apo Barbarizem? nga Projekti, Revolucion per demokraci gjitheperfshirese dhe Fronetike, e ri-punuar, sipas kohes dhe zhvillimeve politike.

[1] Global Capitalism and the Demise of the Left: Renewing Radicalism through Inclusive Democracy, ff, 241-42.

[2] Inmate Count in U.S. Dwarfs Other Nations’, By ADAM LIPTAK, New York Times, April 23, 2008.

[3] The Caging of America, by Adam Gopnik, January 30, 2012, New York Times.

[4] Profit Driven Prison Industrial Complex: The Economics of Incarceration in the USA For every 100,000 Americans, 743 citizens sit behind bars, Nile Bowie, Global Research, February 6, 2012.

[5] NSA collecting records of millions of Americas daily – revealed, The Guardian, 6 June 2013.

[6] NSA taps in to internet giants systems to mine user data, secret files reveal, The Guardian, 6 June 2013.

[7] U.S. Confirms That It Gathers Online Data Overseas, New York Times, June 6, 2013.

[8] Edward Snowden: The whistleblower behind the NSA surveillance revelations, The Guardian, 9 June 2013.

[9] Obama pressured over NSA snooping as US senator denounces act of treason, The Guardian, 11 June 2013.

[10] Shih për shembull, Ylli Përmeti, Miti i progresit dhe katastrofa ekologjike, pjesa e tretë.

[11] Repressing “Un-American Activities”: The Historical Roots of Today’s Homeland Surveillance State, Greg Guma, Global Research, June 07, 2013.

[12] When prisoners mean profit, the numbers don’t go down, Zoe Williams, The Guardian, 1 May 2013.

[13] Private Prisons Found to Offer Little in Savings, New York Times, May 18 2011.

[14] Hypocrisy lies at the heart of the trial of Bradley Manning, Gary Younge, The Guardian, 2 June 2013.

[15] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Miti i progresit dhe katastrofa ekologjike.

[16] Halimi :  Burgje private për të dënuarit deri në 5 vjet. Nga Faqja zyrtare, 21/05/2013.

[17] Shih Private prisons, Wikipedia.

[18] Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit, Shekulli, 06. 05. 2013.

[19] Numri i të burgosurve rritet çdo vit në Shqipëri, ndër më të lartët në botë, GazetaIdea, 01 Janar 2013.

[20] Shih Ylli Përmeti, Kriza shumë-dimensionale.

[21] Global Capitalism and the Demise of the Left: Renewing Radicalism through Inclusive Democracy, ff, 241-42.

Apoteoza e punësimit
Arlind Qori

“Punë! Punë! Në shekullin e njëzetenjëtë s’ka apoteoza perëndish, por ka apoteoza pune.” Të gjithë premtojnë punësim. Fakti që e përdor edhe qeveria tregon që pavarësisht shifrave zyrtare, niveli i papunësisë duhet të jetë i frikshëm. Ajo që mungon nuk është çka tregon gishti i secilës palë ndaj tjetrës, pra mungesa e një plani realist punësimi, por ajo që gishti fsheh, d.m.th. se në çfarë kushtesh punojnë shumica e shqiptarëve sot dhe si ndërlidhet kjo me papunësinë. Meqenëse pothuajse të gjitha punët kërkojnë një pronar mbi krye (operacioni çezarian klasor e ndan domosdoshëm punëtorin nga mjetet e prodhimit), paga, kohëzgjatja, rreziku jetësor e shëndetësor, atrofizimi intelektual, krijimtaria e punës etj, nuk varen nga dëshira e mirë e punëkërkuesit, madje as nga pronari babaxhan, por nga një sistem marrëdhëniesh ekonomike, të cilat në fazën aktuale të zhvillimit të kapitalizmit i përkeqësojnë të gjithë treguesit e mësipërm. E jo vetëm kaq, por prodhojnë brenda fatlumëve të punësuar punësim të përkohshëm, pa të drejta, të keqpaguar deri në zgrip, dhe mbi të gjitha të papunë, e ca më keq, të papunësueshëm.

Në një situatë të tillë, punësimi kthehet në apoteozë, ku njeriu lyp punë si malësori migjenian misrin. Është i gatshëm për çdo gjë, veç për një çikë punë, e cila praktikisht konvertohet në një copë bukë; atë copë që deri vonë e sajonte disi, ku me pak emigracion e ku me një rrjetë social-fisnore. Por kur kriza shthur një pjesë të rrjetës, herët a vonë të gjithë bien në dysheme. Garuesit politikë i premtojnë punësim përmes investimeve të huaja dhe privatizimeve në masë, por deri më tash vendi ynë është pararojë privatizimesh dhe papunësie njëkohësisht. Investimet e huaja jo domosdoshmërisht kanë karakter prodhues, madje shpeshherë (kujto Bulqizën!) shpunësojnë në masë dhe shkatërrojnë edhe pasurinë e madhe minerare në mënyrë të parikuperueshme. Dhe kjo papunësi sistemore jo vetëm që urit të papunët, por edhe tremb fatlumët e punësuar. Madje si rezultat i presionit konkurrues të të parëve, të dytët janë gati të lëshojnë gjithçka, të punojnë më shumë, të paguhen më pak, të jenë më kokulur, të kërkojnë më pak të drejta, të mbyllin sytë përpara shokëve që vdesin apo gjymtohen nga kushtet e punës. Kësisoj, puna kthehet në privilegjin e thërrimeve dhe punësimi në zotin e ri. Në rast se qëmoti utopia karakterizohej nga shmangia e punës, apo liria e vetërealizimi në të, utopia bashkëkohore lyp punë. Shqiptarët e fillimviteve 90 ëndërronin punë më të mirë, të mirëpaguar, me kushte më njerëzore. Shqiptarët e sotëm ëndërrojnë të mbijetojnë, pra thjesht të punojnë.

Ajo që harrohet është se jo vetëm që puna për të gjithë lehtëson kushtet dhe përparon të drejtat në punë, por edhe anasjelltas: punëtorët e mirorganizuar nuk shtrëngohen nga frika e humbjes së punës për të punuar më shumë e për t’u paguar më pak (rrjedhimisht duke nxjerrë të padobishëm bashkëpunëtorët), por duke fituar të drejtën për të punuar më pak, pa ulje page ose me rritje të saj, krijojnë kushtet e punësimit të gjithkujt. Shpenzohet e njëjta sasi e përgjithshme pune, punojnë të gjithë, secili punon më pak, dhe ndoshta paguhet edhe më shumë. Ekuacion i çuditshëm? Jo, nëse preket ca shenjtori i fundit: fitimi. Utopi? Ndoshta, por nga ato pa shenjtorë!

Përballë utopive qëndrojnë distopitë, ose zhgjëndrrat ku çdo ndryshim konsiderohet apokaliptik. Apologjetët e të tashmes rreken ideologjikisht që fajin ta shohin kudo, veçse jo sistemor. Në fillim purizmi konceptual. Në çdo shoqëri kapitaliste që prodhon varfëri e papunësi, për të mos folur për kushtet e punës, tregohet distanca midis kapitalizmit në letër dhe atij real. A thua se sistemet ekonomike janë skica teorike, dhe jo produkte historike?! Kur kjo del huq, faji shihet tek i papuni (për mungesën e punës) dhe te punëtori (për kushtet). Fundja duhet të jetë përgjegjësi e tyre që nuk i zhvillojnë aq shumë imagjinatën dhe vetitë e jashtëzakonshme për të gjetur punë dhe për t’ia dalë. E fundit fare është ideja sipas të cilës, pavarësisht se shumëkush nuk është pronar i asgjëje përveç fuqisë së vet punëtore (që jo domosdoshmërisht i hyn në punë ndokujt aktualisht), vetë kjo fuqi vlen si mjet prodhimi, dhe mbi të mund të punohet apo investohet nga bartësi i saj. Në rast se sipërmarrësi tradicional dallohej prej pronësisë mbi mjetet e prodhimit jashtë vetes, tash që vetja është kthyer në mjet prodhimi, të gjithë jemi pronarë dhe punëtorë të vetes sonë. Mjafton të gjejmë rrugën magjike. Deri më tash, sipërmarrësit më të suksesshëm të vetes janë shitësit e cigareve. Në botë ka edhe punëtorë mushka, të cilët ofrojnë brendinë e trupit të tyre si mjet transporti për lëndët narkotike. Thuhet, por ndoshta janë thashetheme dashakeqëse, se rrugën më të lehtë e ka gjetur njëri që shiti një veshkë; me paratë e fituara luajti në bursë, dhe tani jo vetëm që e zëvendësoi të humburën, por është bërë tregtar veshkash. O burra për Eldorado! E keni brenda vetes!

Botuar në Revistën Klan, më 8.6.2013, http://www.revistaklan.com/material.php?id=3515

Deklaratë: Solidaritet me popullin e Turqisë
Ne shprehim mbështetjen më të fuqishme për luftën e shokëve tanë anembanë Turqisë. Ata po i kundërvihen regjimit neoliberal shtypës dhe barbar të Rexhep Taip Erdoganit. Ai u shpalli luftë të hapur qytetarëve turq duke dhunuar protestuesit paqësorë, të cilët ia nisën si asamble ekologjike dhe antikapitaliste e qindra qytetarëve që synonin të ndalnin shkatërrimin e një prej simboleve të fundit të aktivizmit majtist, bashkësisë LGBT dhe forcave të tjera përparimtare në Stamboll.

Shtypja shtetërore ka provokuar një rebelim masiv antiqeveritar, të cilit po i bashkëngjiten dita-ditës gjithnjë e më shumë njerëz. Parku Gezi po bëhet një shesh Tahrir i ri. Sindikatat kryesore kanë zhvilluar tashmë një grevë të përgjithshme dyditore, duke kërkuar ndalimin e dhunës ndaj lëvizjes popullore. Situata po përkeqësohet dita-ditës, duke afruar mundësinë e kthimit në një Maj 68 të ri, në të cilin shtypja e studentëve parisienë i dha udhë një vale të madhe rezistence popullore dhe grevës së përgjithshme më të madhe në historinë e deriatëhershme të Francës.

Qytetarët e Turqisë kanë dëftuar qartë se nuk kanë ndërmend t’i lejojnë politikanët e korruptuar, punëdhënësit tiranikë dhe burokratët e paaftë t’i shfrytëzojnë. Kjo shenjë na tregon se duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë sulmeve të elitës hegjemonike, e cila e kërcënon çdo formë të mire të përbashkët me shkatërrim dhe jotolerancë fetare. Kësisoj, ne besojmë se jemi të gjithë pjesë e të njëjtës betejë të përgjithshme, një betejë e cila tregon se jemi ende të fuqishëm dhe nuk do të rrimë duarkryq ndërkohë që liritë po na rrëmbehen në emër të fitimit. Çdo vend ballkanik do ta ketë Gezin e vet sepse çdo vend ballkanik ka Erdoganin e vet.

Prandaj, ne duhet t’i japim fund politikës së elitave partiake që përpiqen të kontrollojnë të gjitha çështjet publike, e për pasojë ta tradhtojnë popullin që ua ka dhënë pushtetin me mjete demokratike. Me të tilla veprime, regjimi i Erdoganit po e vendos legjitimitetin e vet në dyshim, çka na bën të qëndrojmë krah për krah me qytetarët e Turqisë dhe t’i ndihmojmë në luftën e tyre për barazi dhe liri. Njëkohësisht, ne dënojmë përpjekjet e grupeve nacionaliste dhe sektorëve të klasës sunduese për ta devijuar, në emër të shekullarizmit, kryengritjen ndaj neoliberalizmit si luftë kundër islamit, çka do t’i shërbente urisë së saj për pushtet.

U bëjmë thirrje të gjithë të shtypurve, të kërcënuarve, të shfrytëzuarve, qytetarëve, punëtorëve, studentëve, gjithkujt fati dhe liria e të cilit përcaktohet nga aparatet shtypëse që vënë maskën e premtimeve boshe të zhvillimit dhe begatisë, që të bashkohen me shokët turq dhe t’i thonë jo shtypjes dhe brutalitetit.

Solidariteti është fuqia jonë!

Lufta vazhdon!

Organizata Politike, Shqipëri

Lijevi, Bosnje dhe Hercegovinë

Social Center Xaspel, New Left Perspectives (NLP), Bullgari

Subversive Forum, Kroaci

Left Recomposition (ARAN), Greqi

4K! – Fourth Republic Movement, Hungari

Kolektivi Materializmi Dialektik (KMD, Dialectical Materialism Collective), Kosovë

Leftist Movement SOLIDARNOST, Maqedoni

CriticAtac, Rumani

Group for Social Action (GAS), Rumani

Marks21, Serbi

Zelena omladina, Serbi

Iniciativa za demokratični socializem (Initiative for Democratic Socialism), Slloveni

Autonomous Workers Union, Direct action Student Union, Ukrainë

Commons: Journal for Social Criticism, Ukrainë

Taksat dhe tezat maksimaliste: lojë katastrofike demagogësh*
Ylli Përmeti

Situata katastrofike që ka pllakosur botën, kryesisht shtresat e ulëta dhe ekosistemin, periferitë dhe gjysmë-periferitë, nuk zgjidhet me demagogji mediatike, siç është loja e demagogëve modernë: taksa progresive që kanë adoptuar “socialistët” në Shqipëri dhe taksën e sheshtë, “demokratët”, që, siç kam treguar në vend tjetër,[1] d.m.th në një treg të ndërkombëtarizuar ku dominojnë ‘katër liritë’, hegjemonizmi dhe mungesa e një objektivi të qartë filozofik, siç është ‘autonomia’ individuale dhe sociale, debati i taksave është një lojë që synon zhurmë dhe pushtet, por jo zgjidhje. Taksa progresive e zgjidh problemin përkohësisht, ndaj edhe shumë ekonomistë ortodoksë (politik) e mbështesin këtë praktikë, sidomos në Amerikë. Por, pavarësisht se aty aplikohet kjo praktikë, d.m.th përqindja e taksës është në rritje për kategori të caktuara bazuar në të ardhura (tax brackets) nga 10% deri në 30%,[2] pabarazitë janë të pa precedenta në Historinë ekonomike Amerikane, gjithashtu dhe varfëria, papunësia etj. Babai i ekonomisë së saj, Adam Smith, me të vërtetë mbështeste një praktikë të tillë, por koha e Smithit ka ndryshuar dhe sot bota, jeton pushtete ekonomike që për Adamin dhe shumë ekonomistë ortodoksë të kohës, ishte e panjohur.  D.m.th koha kur jetonte dhe sugjeronte Adami politikanët e kohës, statizmi ishte në fillimet e tij, dhe katastrofa ekologjike ishte elementare. Burimet natyrale ishin të pashfrytëzuara ose të shfrytëzuara shumë pak. Ndaj, taksa varet nga burimet dhe shfrytëzimi racional i tyre. Nëse atje s’ka burime ose janë në shterim dhe shkatërrim e sipër, siç janë në Amerikë etj., taksa është pa asnjë efekt ose ka efekt sa për butaforizëm. Siç analizon, ndoshta kritiku më i ashpër dhe dominant i establishmentit amerikan, Noam Chomsky:

Në një ekstrem ti ke indigjenët, shoqëritë fisnore që përpiqen të frenojnë garën drejt rrënimit. Në ekstremin tjetër, më të pasurit, shoqëritë më të fuqishme në historinë botërore, siç është SHBA dhe Kanadaja, që janë duke garuar me shpejtësi të plotë përpara për të shkatërruar mjedisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndryshe nga Ekuadori, dhe shoqërive indigjene rreth botës, ata duan të ekstraktojnë çdo pikë hidrokarburi nga toka me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Partitë politike, Presidenti Obama, media, dhe shtypi ndërkombëtar, duket se janë duke pritur me padurim dhe entuziazëm të madh atë që ata quajnë “një shekull të energjisë së pavarur” për SHBA-në. Ajo që ata duan të thonë me këtë është: ne do të kemi një shekull në të cilin do të maksimizojmë përdorimin e energjive fosile dhe do të kontribuojmë te shkaterrimi i botës. Dhe kështu është pak-a-shumë gjithëandej.[3]

Në fakt, Chomsky mundohet të argumentojë se të pasurit, pikërisht sepse kanë përqendruar pushtetin politik dhe ekonomik, kërcënojnë seriozisht jetën e planetit; dhe kjo, sepse ata nuk mund zhvillojnë asnjë virtyt me pasurinë që kanë vënë në kurriz të punëtorëve —sepse çdo virtyt nënkupton njëlloj veprimi, dhe çdo veprim, kur nuk ndikohet nga ndonjë instrument me vlerë shoqërore, siç është kapitali në modernitet, ai shfaqet i dëlirë. Kështu, taksa e sheshtë që ka vendosur qeveria Berisha për të joshur investitorët ndikon në mënyrë vendimtare në pabarazinë në vend. Nuk është e rastit që vendi ynë ka rritur pabarazinë shumë më shpejt se vendet kapitaliste perëndimore.[4]Rrjedhimisht, pyetja që shtrohet nuk është se nëse taksa e sheshtë do të nxisë investitorët dhe taksa progresive do t’i ndjekë ata dhe e kundërta, as edhe se e para është më e drejtë se dyta dhe e kundërta, siç argumentojnë demagogët në vend për të çorjentuar opinionin publik nga problemi kryesor, por se nëse burimet tona shfrytëzohen në mënyrë racionale nga principet ekonomike që janë themeluar në vend dhe se nëse qytetari pyetet paraprakisht për taksën që i imponohet dhe ku shkojnë taksat që ai paguan dhe se nëse ka mundësi një regjim që të themelojë mekanizma më transparentë dhe gjithashtu se nëse burimet dhe shfrytëzimi i tyre në kuadër të tregut të lirë mbulojnë nevojat e të gjithë qytetarëve?

Mbi këto pyetje, qoftë për vendin tonë, qoftë për vendet e tjerë, marrim përgjigje negative. Partia “socialiste” në Shqipëri, për shembull, pikërisht sepse nuk garanton shfrytëzimin e burimeve tona në mënyrë racionale, transparencën dhe shfrytëzimin racional të taksave dhe, së fundmi, nuk kërkon marrëveshje paraprake nga qytetarët se nëse dëshirojnë dhe nëse kanë mundësi që të paguajnë taksa në kushtet ekonomike ku gjenden? Nëse këto problematika nuk sqarohen nga një parti, ajo është e destinuar që të dështojë dhe të krijojë probleme të pa rekuperueshme për të ardhmen e vendit. Për mos të përmendur këtu faktin që proponentët e partisë “socialiste” këkojnë të taksojnë të ardhurat duke lënë taksën e korporatave të palëvizshme, e cila, është 10%![5] Por, nëse dikush lexon me vëmendje taksat e korporatave,[6] merr në konsideratë strehat e parajsave ku korporatat depozitojnë miliardat që kanë rrjepur mbi popujt dhe ekosistemin,[7] dhe lirinë e kapitalit, bashkë me politikën monetare që ndiqet në Shqipëri dhe përgjithësisht në vendet e integruar në tregun ndërkombëtar të marketingut —që është një fiasko, dhe të ardhurat minimale nga doganat, varfërinë e përgjithshme materiale dhe të vlerave njerëzore, papunësinë, mjerimin, krimet etj., përllogaritja totale duhet të jetë, me siguri, tejet negative. Dhe kjo, sepse ndërsa zakonisht korporatat mashtrojnë me investime fantazma qeveritë, ato, jo vetëm që shfrytëzojnë punëtorët e një vendi, burimet dhe koston e ulët të punës, por, marrin me vete edhe paránë e një populli, me pasojë, përshpejtimin e inflacionit dhe zhvlerësimin e kartëmonedhës. Edi Rama, për shembull, argumenton përgjatë fushatës, pa ndryshuar asnji nga principet bazë të sistemit, se ai e di shumë mirë se çfarë kërkon shteti, meqënse ka qenë i “suksesshëm” në kryesinë e Bashkisë së Tiranës. Harron, natyrisht, Rama, se shteti modern, ndryshe nga bashkia, mbart instrumente të tjerë, të cilët kërkojnë njohje të thellë —sa empirik aq edhe teoriko-shkencor. Pa u çuditur, njëlloj si “udhëheqësit”, kuadrin ekonomik, “ekspertët” e partive, nuk e marrin në konsideratë. Për mos të përmendur këtu marrëzitë e Governatorit të Bankës Kombëtare, Ardian Fullani: në kuadër të kaosit ekonomik dhe shkatërrimit të resurseve…dhe, me parátë publike, ai ka marrë nismë për krijimin e “kulturës” financiare në Shqipëri, ndërsa mjerimi dhe pasiguria për të ardhmen thellohet![8]

Njëlloj paraqiten edhe partitë e tjera në pushtet: “Partia e Re e Djathtë” e ish-presidentit Bamir Topi, mbështetet mbi të njëjtin kuadër institucional, sikurse dy partitë e mëdha, dhe ajo është e destinuar që jo vetëm të dështojë dhe të çorientojë opinionin publik, por edhe të përjetësojë problemet vendore. Proponentët e saj ‘besojnë’ se shpirti “demokrat” që mbartin do të zgjidhë problemet sociale, ekonomike, ekologjike etj. Por të ‘besosh’ pa analizuar sistemet e së kaluarës dhe prezentin, është si të rrahësh ujë në haván. Njëlloj mund të thuhet edhe për shfaqjet pompoze të “nacionalistëve”: për sa kohë që ata burojnë nga elita e sotme dhe ofiqet e saj, për aq kohë ata kanë qëllime ideologjike, subjektive, oportune (në kuptimin sociologjik të tij dhe jo ideologjik) dhe ofiqar.

Ajo çfarë kërkohet rrjedhimisht është sfidimi i kapitalizmit dhe strukturës së tij. Dhe kapitalizmi nuk mund të sfidohet me strategjitë “socialiste”; sepse ata ngërthejnë burokracinë, dhunën shtetërore dhe dështimin në zemër të shtetit; ndaj, kapitalizmi sfidohet vetëm përmes demokracisë politike dhe ekonomike. Braktisja e transferimit të pushtetit qendror drejt rajonit, apo transferimit të pushtetit politik nga parlamenti drejt demokracive rajonale (devolucionizëm) dhe zëvendësimi i këtij objektivi me vendime super-elitare – super-nacionalizëm etj., tregon qartë se të gjitha forcat politike nuk e kanë të qartë se çfarë propagandojnë. Kjo situatë bëhet më e keqe kur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sugjeron qeverinë aktuale për ulje të borxhit, duke shtrydhur rrogat e punëtorëve, duke ngritur taksat, dhe nesër edhe shkatërrimin e plotë të sektorit publik, (një recetë që imponohet gjithandej – me pasoja katastrofike për ekonomitë dhe popujt), siç bëri në 2007 në Britani, qeveria e së cilës me Tony Blair në krye, pasi pa prodhimin (yield) e bondeve qeveritare të ngrihet në 7%, kërkoi ndihmën e FMN-së, me pasojë, kushtet e borxheve u përkeqësuan, shkurtime të thella në ndihmën shtetërore, pensione, shkurtime rrogash në sektorin publik, me pasojë të mëtejshme, shkatërrimin e sektorit privat, ngritjen e bankave të ushqimit, rritjen e varfërisë së fëmijëve etj., dhe sot, ajo gjëndet më keq se atëherë —gati për të dalë nga BE-ja, aq sa “International Labour Organisation” (ILO), paralajmëron së fundmi se Britania gjëndet në një qerthull vicioz dhe depresion,[9] dhe jo ndryshimin e kuadrit institucional, d.m.th përmes objektivizimit të ekonomisë sonë kombëtare dhe çangazhimin tonë gradual nga ekonomia e tregut të marketingut të ndërkombëtarizuar, d.m.th nga ato institucione që kanë institucionalizuar principet e modernitetit neoliberal (FMN etj.).[10] Sepse borxhi ynë, që përbën thjesht pasojën dhe jo shkakun e krizës, do të përdoret edhe si justifikim për shitjen e pasurisë sonë shoqërore, fakt ky që tregon se tezat e “patriotëve” të Majtë dhe të Djathtë etj., për integrim në tregun ndërkombëtar të marketingut përbëjnë çorientim për opinionin publik dhe për zgjidhjen e problemeve tona, të cilët, pasi nuk kundërshtojnë tregun dhe shitjen e pasurisë sonë shoqërore, mbi principe shkencore, empirike, kombëtare etj., flasin për “patriotizëm”!

Bashkimi kombëtar nuk mund të vijë duke shkuar në strukturat e Bashkimit Europian, siç pretendojnë “nacionalistët” dhe “patriotët” në vend; dhe kjo sepse kapitalizmi, përveç faktit që shkatërron ekonomitë periferike dhe gjysmë-periferike, si në rastin e Europës së Bashkuar, ai, me konceptin e ‘konkurrencës’ (vlerat e tregut) nxit konflikte, shkatërron ekosistemin dhe ndan shoqërinë. Këtë ndarje çdokush e dëshmon sot kur problemet sociale në vend të zbuten – egërsohen. Krimi në familje dhe në shoqëri ka marrë përshkallëzim të hatáshëm. Një masë e madhe njerëzish është e pashpresë. Shpërbërjet e çifteve dhe shkatërrimi i familjes është themeluar. Dhe shpërbërjet familjare do të jenë kosto e madhe për shoqërinë, sepse fëmijët në mungesë të kohezionit familar, do të dergjen rrugëve: disa duke pirë, disa duke shkuar kazioneve të kapitalizmit dhe fitimit të shpejtë që promovon massmedia (Big Borther etj.), disa duke mbetur shtatëzënë që në moshë të re (si pasojë e parafabrikimit të dëshirës seksuale të fëmijëve nga massmedia dhe shoqëria); disa duke lypur; disa në mërgim; disa do të vetë-vriten. Dhe nëse situata vazhdon të jetë e nderë, siç është tani, ajo do të jetë tejet e përkeqësuar për dhjetë vjet si sot. Kështu, meqënse globalizmi neoliberal mbështetet vendimtarisht mbi konceptin e konkurrencës, sa më të hapur të jenë tregjet, aq më shumë ekonomitë e periferive dhe gjysmë-periferive do të dominohen nga ekonomitë e fuqishme të një blloku ekonomik. Shqipëria, për shembull, meqënse globalizmi neoliberal udhëhiqet nga korporata dhe bankat globale, kryesisht me origjinë rajonale, s’ka se si t’i konkurrojë ata, me pasojë, pushtimin gradual të vendit nga kapitali i huaj, një kuadër që bën të mundur, rrafshimin e çdo arritje shekullore për liri politike dhe pavarësi ekonomike.

Tezat maksimaliste të ekonomisë ortodokse ‘neoliberale’ dhe ‘marksiste’, d.m.th. ideologjia e rritjes ekonomike me bazë konkurrencën dhe “shkencën” marksiste, një “shkencë” që është në duart e “ekspertëve”, në një botë jorritëse, janë sa shkatërruese për ekonominë, urtësinë e një populli dhe ekosistemin në përgjithësi, aq edhe të padëshirueshme. Por, nëse kjo është situata në vend, lidhur me emigrantët, viktimat par exellence të globalizmit neoliberal, d.m.th të një sistemi që është i predispozuar që të dështojë dhe, si rrjedhojë, të shkaktojë gjithë efektet e tjerë anësorë negativë (katastrofë ekologjike etj.), që për demagogët në vend efektet janë të paperceptueshëm —dhe loja e taksave të përbëjë thjesht debat mediatik dhe aspak rregullim ekonomie, vlerave demokratike dhe vendimmarrjes, cila është tabloja dhe rëndësia lidhur me “revolucionet” që zhvillohen sot rreth botës?

*Kjo eshte nje analize e shkeputur nga Kapitulli i Nente, Demokraci apo Barbarizem? nga Projekti, Revolucion per demokraci gjitheperfshirese dhe Fronetike, e ri-punuar, sipas kohes dhe zhvillimeve politike.

[1] Shih, Ylli Përmeti, Ekonomia ektroverte kapitulloi greqinë: shqipëria drejt të njëjtës greminë, Blloqet ekonomik dhe pavarësia e kombeve, Hegemonism and Neoliberal Globalisation: Self-defeating Conception (Practices) etj.

[2] Progressive tax, Wikipedia.

[3] How to destroy the future, Noam Chomsky, The Guardian, 4 June 2013.

[4] Shih Ylli Përmeti, Ekonomia Ekstroverte Kapitulloi Greqinë: Shqipëria Drejt të Njëjtës Greminë, për shkaqet e pabarazisë në Shqipëri dhe në vende të tjerë.

[5] Sfidat e politikës fiskale për të ardhmen, Ministria e Financave, 14 Maj 2008, f, 9, formati pdf.

[6] Corporate tax, Wikipedia.

[7] Shih Ylli Përmeti, “Sekreti” i financës globale dhe koncepti i ri i shpëtimit të bankave.

[8]. Shih, nga faqja zyrtare, ‘Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare’, 15 Shtator 2011.

[9] UK trapped in ‘vicious spiral’ of falling wages and depressed investment, The Guardian, 3 June 2013.

[10] Shih Ylli Përmet, Kaosi i globalizmit neoliberal, program-projektin që ravijëzohet aty.

Evgeni Jevtushenko: Shqiptarka
Shqiptarkë e bukur, çupëlinë,

katërmbëdhjetë vjeçe, e zbathur.

The se të quajnë Aksinjë,

“Po Melehovi të është shfaqur?”

“Ende s’e kam, – psherëtive lehtë, -

s’e dua shpellar, e dua poet”.

E rrallë për kohën, s’gjen ngaherë

një vajzkë kështu, e tëra perrí,

që burrin të mos e dojë bankier,

plot me para, por me poezi.

Jeta vetë ecën dhe vonë a herët

do vijnë vajza me intelekt të fortë.

Ato s’do martohen kurrë me skllevër,

Ato s’do marrin tiranë bashkëshortë.

Etje parash e egër do jetë tretur

tek ne, në Rusi, tek ju, në Shqipëri

dhe do ngadhënjejë në shekuj e shekuj

i shenjti mall i madh për poezi.

Dhe poetët-gjeni do të shpërthejnë

mes bunkerësh pa shpirt, të ngrirë

si balle divash të rënë,

nëndhé rroposur, në errësirë,

për të mos u ngritur kurrë më.

Ja u ngritën! Skllevër s’na bën asgjë.

Bari ose lekët
Andi Kananaj

Në një klasifikim të mundshëm të lajmeve që na përcillen së fundi, ai më pak i rëndësishmi është për dënimin me më shumë se 5 vjet burg të një studenteje që u gjet me disa gramë kanabis në xhep. Me të njëjtën masë dënimi, për disa gramë bar më pak, u dënua dhe një DJ (dixhej) nga Tirana. Për më tepër lajmi u konsiderua i rëndësishëm se muzikanti i natës nuk ishte lajmëruar në asnjë nga seancat gjyqësore ku vendosej fati i jetës së tij për të paktën 1825 ditë ose dhe netët në vazhdim. Po kujt i duhet realisht jeta e disa të droguarve?! Morali i pastër i predikuar për të rinjtë më lart, çuditërisht përkon dhe me vlerësimin e gabuar të situatave të caktuara, si në jetën publike, ashtu edhe në gjykatat e rrethit. Gjykatësit janë njerëz, që në fakt duke lejuar shkelje procedurale në këtë formë, humbasin de facto të drejtën të jenë gjykatës.

Absurde po të mendosh se dy të rinj do humbasin 10 vjet të jetës së tyre për një kapërcim të lehtë të ligjit. Dhe në vazhdim nuk do të bëj krahasime se kush dënohet dhe si dënohet nga drejtësia shqiptare. Do të ishte e drejtë, por nuk do ta bëj këtë herë. Mungesa e moralit është e pamatshme derisa nuk kemi shifra që na tregojnë realisht pushtetin e korrupsionit në gjykatat e këtij vendi. Ndërkohë që shumë më e matshme është kostoja e mbajtjes së një të dënuari nga shteti në një vit. Vetëm shifrat mund të na ndihmojnë me objektivitet në këto kushte.

Në Shqipëri aktualisht ka 5131 persona që vuajnë dënimin e tyre në burgje. Buxheti për këto çështje është 4.371.280.000 lekë nga të cilat, 364.160.175 janë shpenzime për ushqim, 9.300.000 lekë janë shpenzime shëndetësore, 20.720.000 lekë për materiale gazermimi, 708.260.000 lekë shpenzime të tjera operative (zë ky ndër të tjera shumë i paqartë për aktivitetet), 12.174.685 lekë shpenzime mirëmbajtjeje dhe 2.562.125.000 lekë paga e shpërblime.

Një i burgosur në Shqipëri kushton pra 8 milionë e kusur lekë të reja në vit, ose 71.000 lekë të reja në muaj. Në Itali kjo kosto është e përafërt me 400 euro në muaj, përfshirë dhe pagesën që i jepet të burgosurit për punën e kryer gjatë dënimit. Në kushtet kur një i ri që dënohet për disa gramë më shumë bar, vuan deri në 5 vjet burgim, apo një person që ka vjedhur një celular, ose ushqim për pulat kushton të paktën 4.259.675 lekë (sa vlera e ndërtimit të dy apartamenteve), plani për të blerë disa zjarrfikëse më shumë s’më duket i tepërt.

Debati për legalizimin e marihuanës është çuditërisht i vështirë në Shqipëri. Nga njëra anë qëndron morali që mban në këmbë dhe ligjin. Nga ana tjetër sasia tejet e madhe e përdoruesve, qoftë dhe për një herë të vetme, çon në absurd qëndresën ndaj një diskutimi të hapur publik. Rrezikon apo jo Shqipëria të kalojë në një mjet pa frena nëse liberalizohet kanabis sativa? Ndoshta problemi më i madh është tek prodhuesit, të cilët do të hiqnin të zinjtë e ullirit (bimë për bimë) duke tentuar të licencoheshin, kontrolloheshin dhe në fund të taksoheshin. Kjo anë negative për grosistët e prodhimit do të ishte vërtetë një pengesë për të çuar në një debat të sinqertë. Frika më e madhe e tyre duhet të jetë dhe nëse shteti ynë që ka shitur e privatizuar gjithçka, për të shpëtuar veten nga kolapsi ekonomik, mund të kërkonte monopolin e prodhimit dhe të shitjes për një sërë vitesh. Vështirësia për të pasur një shtet i cili i del zot vetes në vendime të vështira, e kthen diskutimin për heqjen e monopolist të një prodhimi X nga mafia tek shteti në një luftë me mullinjtë e tymit të hashashit. Të këndshëm si proces, por krejt qesharak dhe të pavlerë.

Në kushtet kur një debat mbi legalizmin e marihuanës është i vështirë të fitohet, të paktën mund të bëjmë llogaritë me xhepin e secilit. Me sasinë e lekëve të dy të burgosurve të fundit për shembull, që shkon në afër 100 milionë lekë, bashkitë mund të ndërtonin ndërtesa disakatëshe që do të sillnin zgjidhje për shumë familje që u nxorën me dhunë nga shtëpitë e ish-pronarëve. Bob Marley si duket ka pasur edhe mesazhe ekonomike në këngët e tij. Ky zbulim nuk pengon që ta dëgjojmë me më pak vëmendje këngëtarin, pavarësisht rutinës së mërzitshme që karakterizon ekonomistët. Ky zbulim tregon thjesht se ekonomistët s’po bëjnë punën e tyre. Ndoshta duke e kthyer në një kundravajtje penale konsumimin e një cigareje hashash; duke përcaktuar si dënim parësor punën prodhuese në komunitet do t’ia dilnim të kursenim parà dhe disa jetë qytetarësh të parrezikshëm deri më sot. Ndërkohë që në rast se përfundojnë në burg, prej nga dalin pas 5 vjetësh, gjasat janë se do të jenë shumë të lodhur e të konsumuar si njerëz. Dhe e gjitha kjo se nuk dimë të përballemi me atë që quajmë moral, siparin që fsheh fitimet kolosale të krimit dhe mafies.

Nën sulltanllëkun e pushtetit
Gresa Hasa

Idetë janë si ajri. Ato s’kanë formë, janë pangjyrë dhe të mundimshme për tu dalluar. Idetë nuk mund të puthen. As mund të grisen apo zhduken. Ndryshe nga njerëzit të cilët i përulen vdekjes, idetë e tejkalojnë këtë të fundit duke u shkrirë në hapësirat e përjeta të kohës. Ato pluskojnë përtej së mirës dhe të keqes. Idetë nuk peshojnë, por janë mjaftueshmërisht të rënda për të mos u vënë re. Ato nuk dinë të duan, as të qajnë, as të mërziten apo gëzohen. Idetë i rezistojnë gazit lotsjellës, xhandarmërisë, arrogancës së pushtetit dhe shputës së hekurt të këtij të fundit. Idetë janë pa formë, por ato mund të formësohen, rregullohen, rikrijohen dhe shpërndahen. E kur një ide shpërndahet, përhapja e saj nuk shëtit vetëm mendimin në dispozicion të idesë, por qëllimin ekzistencial të një njerëzimi të tërë. Dhe ide si liria udhëheqin historinë.

Por çfarë është liria? Mendimtarë dhe intelektualë janë munduar ta përkufizojnë atë. Avokatë dhe gjyqtarë janë munduar ta kuptojnë. Matematicienë dhe fizikantë janë munduar ta zgjidhin. Artistët janë munduar ta pikturojnë e këndojnë dhe shkrimtarët janë munduar ta përshkruajnë. Por liria nuk është teori. Ajo s’është as formulë matematikore. As një kuadro klasike apo pjesëz muzikore. Liria është vullneti për të qenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe përgjegjshmëria nis me respektimin themeltar të nevojave dhe të drejtave bazike të gjithsecilit, e kur njëra prej këtyre të drejtave shkelet, liria jo vetëm cungohet, por ajo bëhet pjesë e relativizmave klientelistë të babëzisë së pushtetit dhe perversionit që ky i fundit ofron.

Në zemër të të vendosurit për të ardhmen e afërt të vendit, një kohe kur betejat për ide janë shpërndarë thuajse gjithkund rajonit, në ç’qorrsokak i kemi shpënë ne idetë dhe idealet tona? Tulatshëm, me xhezven pas prapanice dhe sulltanët në cilindo transmetim televiziv, liria jonë shtrihet pasditeve të telenovelave elektorale, aty ku pashallarët e dhjamosur premtojnë për më shumë mish ndërkohë që delet hanë vetëm bar. Po ç’liri është kjo?

“Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht. Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!”

Dhe ndërkohë që Migjeni vazhdon të këndohet katundeve e qyteteve namuzqare tonave; ndërkohe që gruaja vazhdon të dhunohet e vritet barbarisht, ndërkohë që fëmijët jetojnë me kequshqyerje kronike ose në rastin më të keq tyrin bien pre e arkaizmave kulturor dhe injorancës akute që lejon përdorimin aktiv të Kanunit apo ndonjë tjetër forme çnjerëzore norme shoqërore; ndërkohë që ato pak përpjekje për protesta ngjyhen llumit të mediokritetit, frikës dhe paaftësisë organizative duke përligjur fatkeqësisht, konturet e forta të Alkatrazit shqiptar; ndërkohë, diku matanë urës së Bosforit, një grup njerëzish shfrytëzojnë kauzën e gjelbër për të kanalizuar të tjera probleme ndaj një autoritarizmi të pastër, mbështjellë me fytyrën e demokracisë, fytyrë të cilën qeveritë autokratike e prostituojnë sipas epsheve politikë vetjakë.

E megjithatë, në marramendjen e shpërndarjes së informacionit, ajo se çfarë mbetet në sitën shqipe pas rrahjes, është mahnitja ndaj guximit të disa njerëzve aspak të ndryshëm nga ne, për të protestuar dhe sigurisht thashethemnaja dramatike e Meleqeve dhe Muratëve, episodit të radhës së englendisjes tragjike ditore.

Sigurisht, vende të ndryshme kanë probleme të ndryshme por ajo se çka realisht i diferencon ato njëri nga tjetri, nuk janë problemet në vetvete më tepër se qasja dhe rigoroziteti i qëndrimeve të mbajtura ndaj tyre.

Liria është fisnikëria më e lartë për të cilën mundemi dhe jemi të aftë si qenie njerëzore, brenda rregullatorëve racionalë të shoqërive që kemi krijuar. E megjithatë, përpos tjerave, ajo nuk është vetëm një ide. Ajo është forma më e guximshme identitare jona, dhe të ngriturit e zërit për lirinë është hapi i parë drejt shumëfishimit të ideve. E s’duhet harruar se ne jemi idetë tona, të vdekshëm në pavdekësinë e tyre.

Atëherë Shqipëri, edhe sa kohë duhet që inatin e dhimbjen ta filtrosh në mënyrën e duhur?! Edhe sa kohë të duhet të heqësh dorë nga ndjekja e përrallave të liga dhe t’u bësh vend fëmijëve të nesërm dhe pleqve jo fort të gdhendur të djeshëm?! Edhe sa kohë të duhet për të hapur sytë?!