Andi Kananaj
Elita Laptopiste që na do (jo edhe aq) dhe të fortët e Asaj në Fressh (që duhet të kenë vjedhur edhe bicikletën e Dor avokatit)
Megjithëse Andi Kananit i prishi i biri 8 muajsh gërmën “a” të laptopit, në të majtë të tastierës, duke shkaktuar tronditje ideologjike dhe ndarje politike babë e bir, ndryshe nga c’mund të ndodhte po të kishte prishur gërmat “k” apo “l” si dhe numrat “6” dhe “9” në të djathtën e së njëjtës tastierë laptopiste, sot Andi ka vendosur që t’i hapë luftë të gjithëve, edhe atyre që e donin në vitet 92-93. Ndërkohë me ata që e donin në vitet rozë 2002-2005 është zënë me kohë. Sot Andi është shëndoshur me afro 25 kile, i janë përgjysmuar flokët dhe përdor laptop sepse përton të shkojë në zyre, te kati i parë i Mjaft, ku përgjithësisht frynte erë, dhe Bes Pesha e sfidonte me heqjen e këpucëve dhe nxjerrjen e corapeve të veta mundane. Në atë kohë, Andi miklohej nga drejtuesi i PS-së në minibashkinë 9 Pandi Cara, por nuk ka më sesi të lindë konflikti mes tyre sepse Pandi tashmë është larguar me kohë. Kështu që Andi nuk ka kujt t’i flasë për platformën e tij për ristabilizimin e klubit të miliarderëve të PS-së në jetën sociale, dhe për këtë herë pas herë i flet vetëm Dor avokatit, i cili refuzon ta dëgjojë pasi të fortët e Freshit i kanë vjedhur bicikletën.
E megjithatë sot jemi pranë tij që t’i marrim pak kohë për një intervistë për tek Shekulli.
Z. Kananaj, së fundmi ia keni dalë të siguroni vëmendjen e medias, e kjo jo për shkak të ndryshimeve të Forumit Rinor të Euro Shijaksave të Rinj (Re:FRESSH), por për shkak të konflikteve të krijuara më së shumti me Verdi Norjan, i cili po lufton për cështjen nga Belgjika. Nuk janë të paktë ata që besojnë kështu. Si është e vërteta juaj, që përveç propagandës politike, do të bindte çdo skeptik në këtë debat?
Dua të shmang të folurën për të vërtetën time përmes një konglomerati klishesh në formë pyetje-përgjigjesh të renditura arbitrarisht dhe kam besim te mirëkuptimi juaj për të folurën troç. Unë nuk bëj absolutisht asnjë përpjekje të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e medias. Unë bëj punën time, mediat punën e tyre, Verdi nuk bën asnjë punë dhe bën mirë t’i kthejë Dor avokatit bicikletën e vjedhur. Interesimi që ka përfshirë median lidhur me emrin tim nuk ka lidhje me atë që ju lehtazi dhe shkarazi e quani “bicikleta e Dorit”. Interesimi i mediave për mua ka lidhje me diçka thelbësore dhe jetike sic është parkimi i bicikletave për komunitetin rom në zonat rurale.
Unë mendoj që kjo lëvizje që unë po ndërtoj, për parkimet e bicikletave në zonat rurale të komunitet rom dhe atij ujgur, tregoi se është një organizëm i gjallë i cili reagon, motivon, mbledh, kundërshton, dhe mbi të gjitha kupton instiktivisht dhe racionalisht se lufta e të kundërtave në Shqipëri duhet të jetë lufta e përmbajtjes kundër formës, lufta e vitalitetit meritokratik kundër kalçifikimit hierarkik, dhe mbi të gjitha lufta të kundërtash, duhet të jetë totale për të zhbërë sistemin e pakicës elitiste parazitare në kurriz të shumicës energjike prodhuese (pauze…).
Cfarë mendon Klod Burri për këtë pasazh?
Klod Burri nuk po interesohet fare për këtë pasazh të vjedhur nga ëikipedia për Bosonin e Higgs, sepse po përfiton nga parazitizmi elitar i kondicionerit të Bar Radios, ku ai kalon pjesën më të madhe të jetës së tij politike dhe jo prodhuese…(pauzë)
Mendon Klod Burri se politika është shkencë? Mendon Klod Burri se politika nuk është muhabet? Në po pse, nëse jo përse?
(Në këtë moment hyn në skenë Enio Ohri, i cili e ka lexu këtë intervistë në anteprima te Shekulli dhe mendon që Lindita (Lumturi) Cela është person i vërtetë)
Sikur ta dinte Klod Burri që politika është me rregulla të forta, më të forta se matematika dhe fizika të cilat rregullat i kanë në vetvete, atëherë do kishte dalë të vidhte dhe ai bicikletën e tij. Rregullat, apo normat e shkencës së politikës, janë kolauduar gjatë shumë kohëve me mundim të madh nga përvoja të gjata dhe të dhimbshme dhe aspak erotike. Ndërkohë meqë jemi te erotika unë I këshilloj Enio Ohrit që trenat në Hollandë kanë rregulla të fortë matematikë ndaj duhet të ketë kujdes të vecantë.
Lufta e të kundërtave jashtë rregullave shkencore është pa lidhje, sic është pa lidhje prezenca e Verd Norjes si lider i opozitës, në një natë dimri pranë zjarrit duke ngrënë gështenja të pjekura, ose duke llogaritur lekët për të kalu një herë të Red Light District meqë në Shijak nuk ka një të tillë.
Çdo kujt që mendon se And Kanani u “rebelua” për shkak se nuk mundi që në Asamblenë e Verd Norjes të përfshinte njerëzit e tij, si do t’ju përgjigjeshit?
Unë nuk besoj se më quajnë rebel në kuptimin e keq të fjalës. Por, edhe nëse ka ndonjë kokërr shijaksi që kushedi se ku është fshehur (po në Shijak), i them se “rebelimi” im nuk është rebelim, por rigorozitet në zbatimin e kompetencave që më kërkon kryerja korrekte e detyrës (pauzë edhe një herë për ti dhënë kohë Klod Burrit të kthejë kokën nga kamarieri)
Ata që dikush mund t’i quaj “shoqninë time” nuk janë shokët e mi. Ata nuk janë përtacë dhe të papunjë të denjë, por janë të rinj të fuqishëm dhe të ndershëm të etur për liri dhe punë për të mirën e shtëpisë të tyre. Vetëm Dor avokati mendon që ata janë hajdutë dhe që I kanë vjedhur bicikletën.
Z. Kananaj, këto ditë është folur shumë për një grup “laptopistësh” të dhunshëm, djem arsimtarësh dhe sanitarësh që persekutojnë disa “të fortë” dhe bij deputetësh. A mos ndoshta vetëm me “laptopistë” ecet në politikën shqiptare dhe ju po bëni të njëjtën gjë?
Le të llomotisin, qeshin, gudulisin me nën-zë capak snoba që me pushimet verore s’kanë asnjë lidhje. Jami lumtur të simpatizoj cunat me laptop dhe gocat me i-phone, sepse mendoj që të fortëve ndonëse nuk u mungon guximi ta shohin realitetin në sy, ata nuk e shohin realitetin edhe në vende të tjera përvec syve.
Laptopipstët ndërkohë përpiqen seriozisht që të krijojnë një marrëdhënie më të qëndrueshme mes valëve që kapen keq buzë detit nga 3G e re e Vodafonit, duke hapur me mundim rrugë për Hollandë si Enio Ohri.
Mendoj se I duhet mbushur mendja vetes se në Hollandë mund të shkohet vetëm me anë të rezervimeve me laptopa. Aspak paradoksalisht, këta janë në të njëjtën kohë edhe të rinjtë që bëjnë kompromiset më të kollajta dhe solidarizohen lehtë me alkoolin dhe me Dor avokatin që kërkon ti kthehet bicikleta e tij,
Ky është, në thelb, ndryshimi mes atyre që ju i quajtët “laptopistë”, që janë shumica dërrmuese e të rinjve shqiptarë, dhe të tjerëve, që janë pakica e të fortëve të kafeneve, muhabeteve prej laci. Ne progresistëve, që të vijmë në pushtet, na duhet të bëjmë politikë reale. Bicikleta e Dor avokatit nuk ka pse të vidhet më në mënyrë të rastësishme, port ë cmontohet dhe rishpërndahet në mënyrë të barabartë Brenda asamblesë së verd Norjes.
Para pak ditësh, ju u përfshitë sërish në një tjetër debat në facebook, për Kavajën. E gjithë kjo ishte debat konstruktiv?
Ku është çudia nëse unë me 3721 shokë në facebook, nuk dua të kem shokë edhe në Kavajë sepse ata rrinë online 24 orë në ditë. PD akoma nuk e ka kuptuar që ka humbur dhe ti heqë dritat dhe unë të iki të fle i qetë. (konstatohet se Enio paska ikur…)
Përse një i ri shqiptar duhet të jetë shok i joti në facebook, ku në fund të fundit, përfshirja në facebook sigurohet me të “laptopistë” apo me njerëz që nga armiq mund të kthehen në miqtë e tu më të mirë, si Pandi Cara i minibashkisë 9?
Për këtë mos më pyesi mua. Pyesni Klod Burrin se nuk ka folur fare.
Kjo intervistë u realizua nga një incident në tjetrin, nga gazetarja Lumturi Cela dhe meqënëse And Kanani përtonte të përgjigjes si përtac kafeneje që është, ndaj me prokurë të posacme nr. 12323545 Kol dhe 32135436 Rep. ai autorizoi Dor avokatin të jepte intervistën.
P.S. Cdo lidhje me cdo personazh qe ka dhene intervistë sot në gazetën Shekulli është krejt e rastësishme dhe pjellë e fantazisë tuaj prej “të forti” dhe nuk ka kurrfare plagjature.
P.S.2. Dor avokati endet ende në rrugët e Tiranë në kërkim të bicikletës së tij gri, 26-she, pa llaska, me pasyra të reja fringo. Kush e gjen shpërblehet me një laptop elitar.
P.S.3. Enio Ohri, Klod Burri dhe pjesëtarët e tjerë të barit, janë pjellë e fantazisë së baristit.
P.S.4 Verd Norja është person i vërtetë dhe vazhdon të jetojë i lumtur në Belgjikë.
P.S.5. Ne realizimin e ketij shkrimi nuk ndihmoi as edhe nje Dalzots i vetem. Megjithate falenderojme Arian Galdinin si administrator i faqes se F.N.





