Arkivi | Editoriale Abonohu tek kategoria

Çfarë bëjmë tani? (6) —Jashtë BE-së!

Takis Fotopoulos Ndërsa rryma kundër Eurojuntës së Brukselit egërsohet në të gjithë Europën, me shumicën e madhe të popujve të Eurozonës, sipas Eurobarometrit të fundit, të mos besojnë më BE-në, Greqia në të cilën është ushtruar ndoshta katastrofa më e madhe për shkak të integrimit të saj, qoftë në të kaluarën[1] qoftë sot, e Majta [...]

Read More 0 Comments

Pushteti, lufta e përhershme e elitave dhe islamofobia

Ylli Përmeti ‘Hapi tjetër është të mohojmë Arsyen e tiranisë. Përkatësitë e saj janë mbeturina. Në ligjëratat e pafund të përsëritura, daklarata, intervista shtypi dhe kërcënime, termat që përsëriten janë Demokracia, Drejtësia, të Drejta Njërëzore, Terrorizëm. Çdo fjalë këtu do të thotë të kundërtën e kuptimit të saj të vërtetë. Çdo fjalë është shformuar, është [...]

Read More 0 Comments

Dy përgjigje një të djathti çfarëdo

Andi Kananaj Në tregun mediatik nuk mund t’u shpëtosh artikujve që tentojnë ta largojnë diskutimin politik nga ideologjia. Në përgjithësi kjo vjen si përgjigje ndaj tezave të majta, që PS-ja me dëshirë apo edhe për arsye pragmatike, po adopton gjatë kësaj periudhe në prag zgjedhjesh. Një ndër akuzat më të kuotuara është se idetë e [...]

Read More 1 Comment

Ndaloni mashtrimin e integ(shkatër)rimit në BE

Ylli Përmeti Në kohën kur 1 Maji, dita e nderimit të punës virtuoze dhe betejave sociale, për liri politike dhe shoqëri të pavarur, thërret fuqishëm popujt, për rezistencë popullore dhe pushtimin e arenës politike në komunitetet ku banojnë, me qëllim që të ndalojnë masakrën gjigande që kanë imponuar elitat kapitaliste, këto të fundit, duke qenë [...]

Read More 0 Comments

Mbi komisionin hetimor për mustaqet e Çelos

Yllka Lamçe Me rastin e ngritjes së komisionit të fundit hetimor për veshin e Egin Cekës, që nuk kurseu asgjë nga tragjikomedia kronike e sjelljes së pseudo-institucioneve të këtij shteti, është rasti të risillen në vëmendje, me një grimë serioziteti, bazat normative të parlamentarizmit tonë. Kjo sepse çështje si kontrolli parlamentar mbi ekzekutivin, mbi organet [...]

Read More 1 Comment

1 Maji i kuq dhe folklori kuqezi

Arlind Qori Disa muaj pas ardhjes në pushtet, nazistët e shpallën 1 Majin festë, ditën kur populli gjerman do të nderonte dhe festonte bashkë me punëtorët. Bashkë me homonimin socialist/punëtor të emrit të NSDAP-it (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei), ky fakt ende mbush zemrat e legjitimistëve të shtypjes bashkëkohore duke hedhur në kurriz të së majtës revolucionare [...]

Read More 0 Comments

BSPK-ja ndjesë pastë, të ndërtohet e reja!

Tinka Kurti Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është paralizuar. Por ky nuk është lajm, BSPK-ja po shkon drejt vdekjes. Por ky nuk është lajm i keq. Të paktën jo nëse e kuptojmë se i duhet vënë fshesa së vjetrës për të ndërtuar të renë. Natyrisht që e reja dhe e vjetra, këtu, s’kanë të bëjnë [...]

Read More 0 Comments

Ne ishim të parët! Ne do jemi të fundit!

Jani Marka Në 1 Maj do protestohet jo vetëm për punën dhe punëtorët, fshatarët e fermerët, për pensionistët e të papunët, invalidët e ish-ushtarakët, por edhe për brezin e ri, veçanërisht për studentët. Po përse duhet të protestohet këtë 1 Maj? Në të vërtete – për aq kohë sa, sot, mbarë shoqëria njerëzore, dhe aq [...]

Read More 0 Comments

1 Maji nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Çdo ditë duhet të jetë 1 Maj!

Ismail Ruçaj Tek libri “Dhuna” filozofi Slavoj Žižek pohon dallimin lakanian mes realitetit dhe Reales: “realiteti” është realiteti social i njerëzve që de facto janë përfshirë në ndërveprime dhe në procese të prodhimit, ndërsa Realja është logjika e pashtershme, “abstrakte” e frymës së kapitalit që përcakton se çfarë ndodh në realitetin social. Hendekun mes këtyre [...]

Read More 0 Comments

Primitivizmi neoliberal i qeverisë Berisha

Andi Kananaj Ideja e Berishës për të ulur shpenzimet që të fillojë të barazohet borxhi, është tejet primitive. Ideja për të zvogëluar administratën me anë të një diete metaforike, se kjo dietë do të sjellë më pas përmirësim të situatës së borxhit publik, duket se nuk është as efikase e as logjike. Borxhi u rrit, [...]

Read More 0 Comments

Çfarë u mungon punëtorëve sot?

Oltion Spiro Gjithçka! Punëtorëve u mungon puna. Papunësia nuk mund të maskohet dot as nga shifrat zyrtare që na servir qeveria. Kur mashtrimi nuk maskon dot të vërtetën, duhet të çjerrim maskën e hipokrizisë së rritjes me të madhe ekonomike në rajon. Punëtorëve u mungon puna sepse politika e konceptuar vitet e të ashtuquajturës demokraci, [...]

Read More 0 Comments

Aleancat në kohën e kolerës

Boiken Abazi Në Republikën e Shqipërisë ka plasur kolera. Por kjo prej kohësh nuk përbën lajm për popullin dhe politikën zyrtare. Kolera godet fillimisht zorrët e barkut. Ajo është vdekjeprurëse, por nuk i vret të gjithë. Ka parti politike si PD-ja, dhe partitë e koalicioneve të saj që jo vetëm janë infektuar herët, por edhe [...]

Read More 0 Comments

Rregullime strukturore…apo ekosocializëm

Victor Quintana Si murtaja e mesjetës, programet e rregullimit strukturor të vëna në zbatim në ekonominë e Evropës Jugore, po shkatërrojnë familjet, shkelin të drejtat e njeriut, po sjellin shkurtimin e vendeve të punës dhe shndërrimin e jetës në pasiguri. Varrosjen e shpresave të popujve po e bëjnë partitë politike, që këmbehen me njëra-tjetrën, nga [...]

Read More 0 Comments

1 Maji i parë

Gentian Bala Duke filluar nga vitet ’90 e deri më sot Shqipëria përjetoi një transformim të paprecedentë. Jo vetëm kalimi nga sistemi diktatorial në atë pluralist, nga ekonomia e centralizuar ne tregun e lirë dhe nga komunizmi në kapitalizëm. Shteti totalitar dhe i kudondodhur deri dje, pushoi së ekzistuari disa herë këto 20 vjet, tragjedi [...]

Read More 0 Comments

Përmbysja e marrëdhënieve koloniale në arsimin e lartë

Arlind Qori Çështja e pagesës për shkollimin universitar kushtëzohet nga konceptimi i arsimit; pra nëse ky i fundit kuptohet si e drejtë e patjetërsueshme qytetarie apo mall e shërbim i çfarëdoshëm, mospasja e të cilit ka po atë ndikim në kushtetimin qytetar si mosshkuarja me pushime në vende ekzotike. Konceptimi i shkollimit universitar si mall [...]

Read More 0 Comments

Diktatura e dyzetvjeçarëve

Andi Kananaj Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse merr parasysh se në pushtet janë më shumë se një diktator. Mund të duket demokratike nëse merr parasysh se ky sistem vjen si paketë e dëshirës për të larguar diktaturën dhe të vetëdeklaruarit komunistë të ish-bllokut (vetëm ata) në qendër të Tiranës. Diktatura e dyzetvjeçarëve [...]

Read More 0 Comments

Bunga-bunga me dijen, ose rinxjerrja në pazar e arsimit të lartë

Arlind Qori Prej Marksit e tëhu, shumëkush ka shquar si karakteristikë kushtetimore të kapitalizmit shndërrimin e vlerave të përdorimit në vlera këmbimi, ose me qartë shndërrimin permanent të shumëçkaje në mall, pra në send që ka vlerë për shkak se shitet dhe blihet, pavarësisht mundësisë së shumëkujt për t’iu qasur. Në fund të fundit, malli [...]

Read More 0 Comments

Keqpolitika e faktit të kryer

Yllka Lamçe Nuk habit më, me gjithë rrezikshmërinë e shtuar, tentativa e radhës e PD-istëve në kundërshtim të hapur e të plotë me ligjin shqiptar, konkretizuar në nismën e fundit të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, për “lirimin” e një anëtari të KQZ-së të zgjedhur nga LSI-a. Një tentativë që përpikmërisht demonstron se çfarë [...]

Read More 0 Comments

Atje ku nuk ka ligj nuk ka padrejtësi!

Lisian Roseni Të vendosur në një tranzicion dialektik të bërjes si subjekt, shqiptarët pyesin veten pse ne jemi kaq keq kur jashtë nesh ndodhet parajsa! Këtu kërkohet një përgjigje, apo jo?! Mos ndoshta duhet të shtrojmë një pyetje tjetër! Ndoshta aty jashtë nuk është “parajsa”, dhe nëse është diçka e tillë, mos ndoshta ajo ekziston [...]

Read More 0 Comments

Të rinjtë në politikë: “pleq” apo “fëmijë?

Saranda Pajaziti Mosha jo gjithherë ka treguar intelektin dhe pjekurinë që njerëzit realisht do duhej të përfaqësonin, duke presupozuar që me vite ata do të arrijnë të kenë bagazh më të theksuar intelektual. Në fakt në shumë raste ndodhë e kundërta, këtë na dëshmon sjellja e pahijshme e fëmijërore e shumë deputeteve e politikaneve sot [...]

Read More 0 Comments

Diplomacia, ekonomia apo të dyja?!

Filloreta Gashi Rëndësia e rolit që ka diplomacia ekonomike në promovimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë është i paevituar dhe i domosdoshëm. Joshja nga prosperiteti është aq e fortë përmes diplomacisë ekonomike,sa që lirisht mund të themi se ekonomia dhe diplomacia ekonomike nuk mund të funksionojnë pa njera tjetrën. Diplomacia ekonomike nuk është zhvillim i [...]

Read More 0 Comments

Privatizimi – apo manuali për shkatërrim ekonomik!

Artan Abrashi Në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, më 10 qershor të vitit 1999, Kosova vendoset nën protektorat ndërkombëtar. Krahas misionit për ndërprerjen e luftës, operacioni ndërkombëtar në Kosovë kishte në fokus “ndërtimin e paqes”, koncept i cili në rrafshin filozofik dhe teorik mbështetet kryesisht në tezën e Kantit për paqen liberale (e quajtur [...]

Read More 0 Comments

Së pari, së dyti, së treti dhe së fundi

Klodi Leka Gjatë leximit të Ramës dhe tufëzës së spekulatorëve politikë, të cilët duke i vlerësuar revoltat e kudondodhura si moral që s’ha bukë ndaj regjimit kriminal dhe marrëveshjen me Lëvizjen Socialiste për Integrim si pragmatizëm të domosdoshëm për të siguruar numrat qeverisës – është e vështirë të bësh një përmbledhje të situatës, konceptualizim që [...]

Read More 0 Comments

Prilli i thyer

Saranda Pajaziti Vepra ”Prilli i thyer” trajton një çështje shumë delikate dhe prezente me shekuj në shoqërinë tonë shqiptare, atë të “gjakmarrjes”. Arsyeja pse e solla pikërisht tani ka të bëjë me procesin e zhvillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u mbajt më 2 prill, e që për koinçidencë prek muajin e njëjtë [...]

Read More 0 Comments

Pedofilia sociale si pjesë e kulturës shqiptare

Lulzim Hoxha Ngjarja më e fundit që tronditi opinionin publik shqiptar me vrasjen e minorenit nga ana e pedofilit Ardian Prrenjasi nxori në dritë për të disatën herë skizofreninë që ekziston brenda shoqërisë shqiptare. Kjo skizofreni, ose më saktë ky dyzim i realitetit na u shfaq fillimisht në plan individual: Prrenjasi nga njëra anë bënte [...]

Read More 0 Comments

Trioja eurosocialiste dhe fati i mundshëm i Ramës

Klodi Leka Gjatë një deklarate të dhënë për Top Channel, Presidenti i Socialistëve Evropianë Stanishev u bëri thirrje dy miqve të tij progresistë për tu bashkuar në një front të vetëm elektoral. Natyrisht, duke hedhur pas ndasitë individuale të së shkuarës në emër të integrimit evropian dhe të ardhmes së vendit. Fill, zëvendëspresidenti Xhani Pitella [...]

Read More 0 Comments

Rrugë e gjatë larg dënimit me vdekje

Yllka Lamçe Duhet reflektuar seriozisht mbi tendencën e një pjese të shoqërisë shqiptare për të kërkuar dënimin me vdekje sa herë përballet me krimin, e sidomos me krimin me dimension të rëndësishëm social, si krimi mbi të miturit. Duhet të na shqetësojë ky adresim i menjëhershëm i çështjes drejt istancës finale, dënimit kapital, duke anashkaluar [...]

Read More 1 Comment

Marrshime Marrëzie, Nga Iraku tek Defiçiti

Paul Krugman Dhjetë vjet më parë, Amerika pushtoi Irakun; pa u kuptuar qartë pse, klasa politike vendosi ti përgjigjet një sulmi terrorist duke luftuar kundër një regjimi që, edhe pse i egër, nuk kishte të bënte aspak me atë sulm. Disa zëra ngritën shqetësimin se ne po bënim një gabim të tmerrshëm – që ky [...]

Read More 1 Comment

Dikotomia e pedofilisë dhe orgji-barbarizmi’ kapitalizmit

Ylli Përmeti Ndryshimi i cilësisë shkaktohet nga imagjinatat, nga ndijimet dhe nga idetë. Ndijimet janë qartësisht një formë ndryshimi i cilësisë, dhe imagjinata dhe koncepti kanë të njëjtin efekt si objektet që imagjinohen dhe kuptuar kështu…pjesët organike janë të gatshme përshtatshmërisht nga ndikimet, këto me rradhë nga dëshira, dhe dëshira nga imagjinata. Imagjinata në rradhën [...]

Read More 0 Comments

Mbi mundësinë e të menduarit revolucionar

Valdrin PRENKAJ Mundësia e të menduarit kritik është mohimi. Ne fillojmë të mendojmë atëherë kur themi “JO.” Mohimi dërgon në ndryshim, mirëpo jo domosdoshmërish mohimi bart mbi vete ndryshimin. Një “PO” është diçka që është pozitiv dhe afirmativ, synimi i tij është harmonia. Afirmimi, sado të duket i pëlqyeshëm dhe premtues, nuk e preferon ndryshimin. [...]

Read More 0 Comments