Kontroll financiar i borxhit publik, rinegocim i interesave të borxhit dhe pezullim i pagesave të tij deri në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rikthimin e rritjes ekonomike dhe punësimit. Kërkesë Bashkimit Evropian për të ndryshuar rolin e Bankës Qendrore Evropiane në mënyrë që kjo e fundit të financojë shtetet dhe programet e investimeve publike. Rritje e [...]
Slavoj Žižek: Na shpëtoni nga shpëtimtarët!
Imagjinoni një skenë filmi distopik që e paraqet shoqërinë tonë në të ardhmen e afërt. Rojtarë pa uniformë patrullojnë natën rrugët e braktisura përgjysëm të qytetit, duke ndjekur këmba-këmbës emigrantët, kriminelët dhe endacakët. Kush kapet keqtrajtohet. Ajo që ngjan si imazh fantastik hollivudian përbën realitetin e Greqisë së sotme. Natës, rojtarë këmishëzinj të lëvizjes neofashiste, [...]
Qeveria po lë trashëgimtarë, studentët
Saranda Pajaziti Politika siç shihet ka filluar të kultivohet edhe në universitete, madje aty po besohet se është duke marrë hov zhvillimi. Ekzistenca e një universiteti siç edhe përcaktohet nga Këshilli i Evropës nënkupton “një universitet që ‘merr frymë’ i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit, duke e përgatitur atë për jetën”. Çfarë përgatitje për jetë [...]
Muri
Taulant Bytyqi Muri, sa i lartë, sa enigmatik e sa i përfolur. Shumë autorë iu përqasën kësaj teme, disa rrëzonin mure, për të hapur mendjet, të tjerët ngrinin mure të larta, për ta burgosur veten në disa burgje, në të cilët ata mendonin se e ndienin veten më mirë. Shumë ide u dhanë, shumë teori [...]
ASKUSHI FOR PRESIDENT
Ermal Petushi Javën që kaloi, teksa shikoja një nga debatet e radhës për zgjedhjen e presidentit në OpinStory apo Shqipin e Ilva Tares(nuk më kujtohet mirë), po fantazoja për një alternativë ndaj të autokandiduarve,gjithmonë midis atyre 140 burave të parla-mentit. Pasi gërrmova nëpër arkivat e kujtesës time politike të 15 viteve të fundit, më në [...]
Xhuxhi i 7 i KQZ-së
Andi Kananaj Xhuxhi i 7 duhet do të jetë viktimë e numrit që mban mbi krye. Ai duhet të jetë mrekullia e 7, pasi të kalojë 7 male me vota, për t’u kthyer në një Qeros të denjë për përrallën e vet. Magjia e numrit 7, do të jetë garancia që zgjedhjet nuk do të [...]
Subversive Festival: Balkan Social Forum
Arlind Qori Dear comrades! I would have liked to start with the (communist) specter haunting Albania. Instead of it, I’ve to admit regretfully only that vampires are hunting the Albanians. If I had to forcefully repeat upside-down Lenin’s argument about the weakest link in the chain of the capitalist world order, I can spot Albania [...]
Politika si turp
Andi Kananaj Java e fundit celebroi edhe një herë atë që ne e njohim si “Politika”, por që në fakt është vëllai Kain i saj, e që me siguri do të ndjekë të njëjtën trajektore kriminale si ajo në Bibël. Të bësh politikë në fakt, nuk do të thotë të futesh në një parti që [...]
Ku je Promethe?
Fitim Salihu Prometheu (largpamësi), i biri i Japetit dhe Klimenës. Simbol i lirisë dhe filantropisë, sinonim i fuqisë dhe guximit, mishërim i kokëfortësië dhe rezistencës, por dhe inkarnim i dashurisë ndaj njeriut dhe dhembshurisë për njeriun. Tërhoqi me jetën dhe veprën e tij shumë shkrimtarë: nga Hesiodi e Eskili, deri tek Gëte dhe Bajroni. Luftoi [...]
Ajo që vdes e fundit
Eroll Gashi* Të jetosh në Kosovë, do të thotë të shpresosh. Të shpresosh që, nesër ne do të shëtisim nëpër botë, të shkojmë në Gjermani, Francë, Zvicër, Itali apo Britani, pa pasur nevojë të shkojmë në ambasadat e tyre në Prishtinë, që ditëve të punës ngjajnë si hyrjet e stadiumeve para një derbi futbolli. Të shpresosh që [...]
Në kërkim të legjitimimit qeveritës
Yllka Lamçe E majta radikale greke po provon të formojë Qeverinë e re, në kohë rekord, pas tërheqjes së liderit konservator Samaras, nga misioni i pamundur i gjetjes së aleatëve mbështetës në koalicionin për shpëtimin kombëtar. Njëri pas tjetrit, liderët e partive që rezultuan fituese nga zgjedhjet e të djelës së parë të majit 2012, [...]
5 maji
Andi Kananaj 5 maji në Shqipëri është i njëjtë me 21 janarin. Ditë për të kujtuar me frikë ata që u vranë për një ditë më të mirë. Me ndryshimin e vetëm se të parët u futën në rrethimin e ndaluar. Edhe të dytët mund ta bënin, por ndoshta menduan se demokracia të lejon vetëm [...]
1 Maji: nga shenja e vdekjes te vdekja e shenjës drejt shenjës së jetës
Arlind Qori Pse është pushim 1 Maji? Nëse jetojmë në shoqëri demokratike, tregtare, egocentrike, ku pretendimet individuale janë njëlloj legjitime, qofshin ato për bukë të gojës apo për gojë të bukur, e ku grupit i jepet kuptim vetëm kur përfaqëson interesat e disave në konkurrencë me ata të të tjerëve, atëherë ç’kuptim ka 1 Maji?! [...]
1 Maji im.
Andi Kananaj 1 Maji im i parë ka qenë i tillë, që realisht mu desh kohë ta rehabilitoja në kokën time. Ishte një festë diktature nga ku dola i lagur dhe i ngjyrosur si pulë “punk”. Shiu zgjati po aq sa parada. Unë qëndrova deri sa shiu dhe boja e lules më depërtuan rrobat. Vepër [...]
