Arkivi | February, 2012

EDITORIALI: VIKTIMA DHE DËSHMORI

Shqiptarët e ngeshëm, të famshëm, të pasur, të lodhur nga luksi, të ngrefosur, të mirëveshur, të pushtetshëm patën rastin të shfaqnin faqe botës pikëllimin e ngërthyer mizorisht me vetëkënaqësi për shqiptarin e thjeshtë, për një ndër miliona fakirët e këtij vendi, që la kockat në Afganistanin e përtejbotshëm. (Dikur, kur duhej t’i hipte këmbëve, mushkës [...]

Read More 0 Comments

Gazeta 29 Shkurt 2012

Luftë do të thotë bindje e verbër, budallallëk i pamenduar, egërsi brutale, shkatërrim i kotë dhe vrasje e papërgjegjshme. 5 e pelqejne kete postim. Me pelqen. S’me pelqen me.

Read More 0 Comments

Thirrje per financimin e Gazetes.

SHOQE, SHOKË…TË PËRKUSHTUAR E PËRKUSHTUES NDAJ “GAZETËS”! Deri më tash, “Gazeta” ka mundur të rilindë e të mbetet në këmbë financiarisht nëpërmjet kontributeve të përbashkëta të disa prej anëtarëve të Organizatës Politike. Devotshmëria e shumëkujt që punon teknikisht e intelektualisht për “Gazetën” ka mundësuar e do të mundësojë edhe për pak vijueshmërinë të saj. Për [...]

Read More 0 Comments

Krenar Zejno: Shije monokulturë – kulturë monoshije: drejt një njësie njëjtësimi njëjësie.

Vijon nga numri i kaluar   Shikim estetiko-antropologjik mbi kolektivitetin in-dividum socialist. Hitleri e pat shkruar te Mein kampf: “Masat gjithmonë bien më kollaj viktimë e një gënjeshtre të madhe, sesa një rrene të vockël… me propagandë ngulmuese e të zgjuar edhe vetë parajsa mund t’u shfaqet njerëzve si ferr dhe anasjelltas jeta më mjerane [...]

Read More 0 Comments

Terry Eagleton – Një Beckett politik?

Përktheu :Dilfirus Vrioni Në shtator të vitit 1942, njëri nga artistët e shekullit XX në dukje më pak i politizuar mori i vendosur e pa bujë armët kundër fashizmit. Samuel Beckett-i, pesimisti i mbarënjohur që ‘zgjodhi’ të lindte një të premte të shenjtë të vitit 1906 (një të premte që ka shënuar 13), jetoi në Paris [...]

Read More 0 Comments

Koloreto Cukali – Qelentano: ‘Ç’-ja e çmitizimit

Hera e parë që kam dëgjuar për Çelentanon, diku në fillim të viteve ’80, ishte në një qytet ku ‘ç’-ja shqiptohet lirshëm si ‘q’. Prandaj, emri shqiptohej më shpesh Qelentano. Herën e fundit që kam dëgjuar për Çelentanon, një artist shqiptar po e ngrinte në qiell për performancën në Sanremo. “Sa i madh!” Mu duk [...]

Read More 0 Comments

Marin Nikolli – Mes dy të kundërtave

Ekziston një premisë, një premisë e vetme, që na tregon se një protestë, diku (në këtë rast kundër mash) po ndodh. Kjo është premisa e parë, duke pasur këtë vihemi në kërkim të një të dyte, por të shohim çka ndodhur deri tani, kuptojmë se kjo premisë e dyte mungon sepse asnjë përveç pjesëmarrësit (studentët) [...]

Read More 0 Comments

Lulzim Hoxha – Marrëdhëniet Ndërkombëtare si ideologji historiciste

Në këtë artikull do të trajtohet mënyra se si ndikon disiplina e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në perceptimin tonë mbi sistemin ndërkombëtar, nisur nga hipoteza: a janë Marrëdhëniet Ndërkombëtare një disiplinë që synojnë të shpjegojnë realitetin ku ne jetojmë?, Apo në të kundërt është realiteti ku ne jetojmë i cili ka nevojë për MN për të konservuar [...]

Read More 0 Comments

Karl Marks – Revolucioni i qershorit

Shkruar më 28 qershor 1848 në “Neue Rheinische Zeitung”   Punëtorët parizianë janë shtypur nga forcat e mëdha të armiqve, por nuk iu dorëzuan atyre. Ata janë thyer, por armiqtë e tyre janë mundur. Triumfi i tanishëm i forcës brutale është paguar me zhdukjen e të gjitha iluzioneve dhe fantazive të revolucionit të shkurtit, me [...]

Read More 0 Comments

David Harvey – E drejta për qytet – Urbanistike, Pjesa II

Vijon nga numri i kaluar   Rreth e përqark globit Ecim përpara edhe njëherë drejt ngjarjeve të ditëve të sotme. Kapitalizmi ndërkombëtar ka qenë në një lisharëse krizash rajonale e falimentimesh: Azia Lindore dhe ajo Juglindore në 1997-98, Rusia në 1998, apo Argjentina në vitin 2001. Edhe pse i përballur me paaftësinë kronike për të [...]

Read More 0 Comments

Klodi Leka – Prostituta dhe Moraliste!

Kohët e fundit në Shqipërinë e mbijetesës së përditshme disa organizata joqeveritare shtruan si propozim në komisionin parlamentar të ligjeve idenë e legalizmit të prostitucionit, ide e mbështetur dhe nga individë të shoqërisë publike. Po ashtu kjo ide, ndoshta më e pazakonshmja, ka shkaktuar konflikte dhe kundërshti në të përditshmet e shkruara. Pozicionimet, siç na [...]

Read More 0 Comments

Universiteti ne Rrezik 22.02.2012 – Proteste para MASH

5 e pelqejne kete postim. Me pelqen. S’me pelqen me.

Read More 0 Comments

Pavjo Gjini – Anarkia kozmike, tranzicioni dhe liria

Para se të hyja në pubertet, mamaja gjithmonë më thoshte se unë kisha lindur një ditë pasi ishte zgjedhur misi i parë shqiptar, Valbona Selimllari. Rrjedhimisht, çdo hap i hedhur nga shteti “i ri”, i arsyeshëm apo i paarsyeshëm, frytdhënës apo rrënues, tek mua mori profilin e misit të parë shqiptar. Kështu edhe shoqërisë filloi [...]

Read More 0 Comments

Erald Deliu – Mediatizimi i komunikimit

Që nga vendosja e pluralizmit politik, Shqipëria ka 22 vjet që njeh lirinë, demokracinë, emancipimin dhe konsumin. Të gjithë këto janë njëkohësisht simbole të komunikimit. Sipas Dominique Wolton-it, komunikimi është gjithmonë kërkimi i marrëdhënies, të kërkosh të ndash me tjetrin. Sot në Shqipëri gjithkush dëshiron të komunikojë dhe të përdorë mjetet më të përparuara. Televizioni, [...]

Read More 0 Comments

Elvan Muça – Takim me një “copë” shtet

Mund të na ketë ndodhur të gjithëve që kur ishim të vegjël e shikonim në televizion një politikan të vendit të na krijohej brenda nesh një ndjenjë respekti apo adhurimi për këta persona. Na krijohej ndjesia se këta persona konkretizonin termin madhështor “shtet”, e të qenit shtet për ne do të thoshte shumë. E me [...]

Read More 0 Comments

Marco Travaglio – Dimission impossible – Dorëheqje e pamundur

“E njihni Travaglion? Ju  pëlqeu, apo ka shume emra italianë? Gazeta mendon që na duhet ta njohim edhe këtë realitet që na frymëzon kaq shumë kriminalist.” – shën. red. (si shënim redaktorësh e jo shenjtor i kuq) Do të doja të citoja edhe një herë fjalët e Angela Merkel-it, kancelare e shtetit më të rëndësishëm [...]

Read More 0 Comments

Oltion Spiro – Dëshmorët e vrarë për herë të dytë

Për ata që nuk e dinë, por që kanë interes, 4 shkurti i vitit 1944 përbën një nga ditët më të errëta të pushtimit nazist të Shqipërisë.  Kjo ngjarje e ndodhur në Tiranë ka qenë pjesë e operacionit të dimrit të forcave naziste kundër qëndresës së armatosur shqiptare. Përveç operacioneve ngushtësisht ushtarake, forcat naziste, siç e [...]

Read More 1 Comment

Dritan Sulçebe – E majta e re në sfidat e së nesërmes

Ky shkrim është konceptuar si një sprovë për të ngjallur një diskutim, që deri më sot është lënë disi në hije, në lidhje me alternativën politike e cila duhet të na shoqëroje në sfidat e së nesërmes. Periudha në të cilën jetojmë karakterizohet nga një zbrazëti ideologjike, e cila shprehet në çdo aspekt të mjerimit [...]

Read More 0 Comments

Leart Kola – Qeveri separatiste

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi para disa ditësh në Tiranë. edhe pse nuk mori vëmendjen e duhur nga mediat, shënjoi daljen në sipërfaqe jo vetëm të një marrëdhënie korruptive të Thaçit e Berishës, por mbi të gjitha marrëdhënien e impotencës së liderëve shqiptarë kudo ku janë me Sali Berishën. Në ditën e hapjes së [...]

Read More 0 Comments

Edi Rama – Dje, Sot, Nesër

“Në këtë numër gazeta Gazeta boton pa lejen e tyre në radhë: Edi Ramën në një artikull të 26 janarit 1991, gazetën RD ku botonte zoti Rama dhe gazetën Zëri i Popullit që replikonte me kryetarin e ardhshëm e partisë që ky organ shtypi përfaqëson. Nuk do t’i botojmë për të bërë lojën e zakonshme [...]

Read More 0 Comments

Përkujtimi i kotësimit

Arlind Qori Në ditë si kjo gjithkënd e zë malli për me rrëfy të bërat e të pabërat e ditës heroike të hedhjes së bustit të diktatorit. Del nga një Jan Palach për çdo kthinë tironse, veçse me mençurinë e largpamësinë e të padjegurit të vetes, por të heroizmit sistempërmbysës. Në lumenjtë e lavdeve, vetëlavdeve, [...]

Read More 0 Comments

Gazeta 22.02.2012

Gazeta 22.02.2012 Pelqeje i pari. Me pelqen. S’me pelqen me.

Read More 0 Comments

EDITORIALI: Montazhi i historisë si histori montazhesh

Ishte montazh! Jo si i Ilir Metës, jo si videoja e Priftit, aq pak “ortodokse”. Akoma më i rëndë, akoma më i padurueshëm. Montazh siç është montazh Gjykata e Lartë, dhe jo vetëm ajo. Montazh si të gjitha institucionet e “pavarura”. Të pavarura sa për të thënë që janë në ajër. Të pasigurta nga një [...]

Read More 0 Comments

GAZETA

Nr. i radhes i Gazetes “GAZETA” eshte kjo. Me zi priti te vinte e merkura. Lexim te kendshem. 6 e pelqejne kete postim. Me pelqen. S’me pelqen me.

Read More 0 Comments

Krenar Zejno: Shije monokulturë – kulturë monoshije: drejt një njësie njëjtësimi njëjësie

Vijon nga numri i kaluar   Shikim estetiko-antropologjik mbi kolektivitetin in-dividum socialist. Humanitas dhe humus humanizmi   E sa për të prekur veçse një fije edhe ndryshimin me terrenin jashtë nesh, ku propaganda e komunizmit kishte gjetur shtrirje, kujtojmë se ndërsa Praga mbeti siç quhej prej kohësh – mater urbium, falë qytetarisë e kulturës së [...]

Read More 0 Comments

Gérard Mairet – Westerni: mit dhe filozofi politike

Përktheu nga frëngjishtja Dilfirus Vrioni Themelimi i Republikës Amerikane. Westerni ’klasik’, dt. 1940-1960, shpreh shpirtin politik të Amerikës, origjinalitetin e tij të ndërtuar që prej pothuajse një shekulli pas fundit të luftës civile e deri në periudhën e luftës së Vietnamit. Me westernin Amerika mendon mbi veten , elaboron filozofinë e saj te themelimit, duke [...]

Read More 0 Comments

Lendis Shkalla – I shenjti Valentin

Shumë fjalë, shumë broçkulla të shëndosha që vibrojnë ambientet në të cilat kafshërojmë. Shumë ambiente brenda mjediseve ku injorantët delirojnë. Se ishte kafsha, ishin dhe ata, e mes tyre lindi kafsh(ata). Mos kafsho o qenie! Mos! Të kafshuarit i mpiu, e ata nuk ndjenin më… Se ka nevojë njeriu ta mbushë jetën me novela televizive, [...]

Read More 0 Comments

Raúl Zibechi – Një Kili i Ri është i Mundur: Studentët dhe Shoqëria në Lëvizje

Përktheu: Sara Sahatçi   Studentët dhe nxënësit Kilianë po vënë në pikëpyetje sistemin e edukimit si mall tregu dhe elitist pasi është ky sistem që riprodhon dhe përkeqëson pabarazitë sociale ekzistuese. Por ata nuk janë duke bërë vetëm pyetje: Ata janë duke praktikuar llojin e edukimit për të cilin kanë ëndërruar prej vitesh dhe po [...]

Read More 0 Comments

Megi Braçe – Ne nuk ishim te askujt!

Në 14 janar një grup shqiptarësh, shtetas të Shqipërisë u nisën për t’iu bashkuar një grupi tjetër shqiptarësh, shtetas të Kosovës. Ata u nisën duke pasur destinacion dy pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë. Atje do të protestonin për moszbatimin e mocionit të reciprocitetit për tregtinë e mallrave dhe do t’i bllokonin këto pika [...]

Read More 0 Comments

Valbona Qosja – Ç’jam unë për të tashmen që jetoj?!

“Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”[1]   Shpesh i bëj pyetjen vetes. Cila jam unë? Gjithmonë përgjigja, ndonëse e ndryshme, lidhet me të tashmen, pasi njeriu jeton vetëm të tashme. E kjo kompozon një pyetje tjetër, po ç’jam unë për të tashmen që jetoj? Më vjen në mendje Aristoteli i cili i [...]

Read More 0 Comments