Viktorianët e Shekullit XXI

Feb 24, 2017 by

Jason Tebbe Vetë fjala viktorian orvatet të kujtojë idetë e dala mode: gratë e kufizuara në korse, rol strikt i gjinive dhe një puritanizëm rreth çështjeve seksuale. Në një botë ku sundon konsumerizi dhe vetëshprehja e pafre, këto nocione të shekullit XIX të vetëpërmbajtjes dhe vetëmohimit duken pashmangshmërisht të vjetëruara. Por etosi Viktorian nuk ka vdekur assesi. Ai jeton, e manifeston veten në zakonet e klasës së mesme të lartë bashkëkohore. Ndërkohë që shumë zakone kanë shkuar së bashku me jelekët, besimi se borgjezia ka përparësi morale mbi klasat e tjera ende qëndron. Sot, palestrat e fitnesit, ushqimi artizanal, procesi i aplikimit në kolegj kanë zëvendësuar shëtitjet e të dielave, leksionet e mbrëmjes dhe sallonet e javës. Por të mos gabohemi, këto zakone i shërbejnë një qëllimi të njëjtë: transformimit të privilegjeve klasore në...

read more

Përpjekje për maturantët apo për partinë?...

Feb 22, 2017 by

Jani Marka Lëvizja Rinore për Integrim i ka paraqitur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit një paketë propozimesh për maturën shtetërore. Ndërkohë në Lëvizjen Për Universitetin prej muajsh jemi duke hulumtuar rreth kësaj çështjeje (përfshirë këtu edhe anketimin e rreth 300 ish-maturantëve) për të propozuar një skemë alternative të hyrjes në universitete, të cilën do ta bëjmë publike së shpejti. Paketa në fjalë ka gjithsej 16 pika, një pjesë e së cilave kanë karakterin e politikave arsimore, që e tejkalon kompetencën e MAS, dhe që kërkojnë një vullnet më të gjerë politik. Katër pikat e para kanë të bëjnë me informimin e maturantëve për mundësitë e zgjedhjes, kriteret e procedurat. E para fillon me të famshmen “Këshillim të Karrierës”. Në sundimin ideologjik totalitar të logjikës së tregut, studimi universitar duhet të jetë medoemos vetëm në...

read more

Lindja e Mesme dhe historia marksiste...

Feb 22, 2017 by

George Souvlis[1]: Si fillim, cilat përvoja ju kanë ndikuar më shumë politikisht dhe akademikisht? John Chalcraft[2]: Jam rritur në një mjedis provincial si fëmija i një famullitari dhe punonjëseje sociale. Kujtoj të kemi mbrojtur, asokohe, së bashku me një mikun tim, lëvizjen e grevës së minatorëve në 1980-n, dhe jam befasuar vërtet nga zemërimi që ngjalli qëndrimi ynë në rrethin tonë konservator të asaj kohe. Kam udhëtuar i vetëm në Afrikën Veriore në fund të adoleshencës, udhëtim që pati ndikim të madh në perceptimin tim mbi pjesë të Botës së Tretë, të cilën, ende në atë kohë, e lexoja prej termash të paeksploruar orientalist. Zbulimet e shkrimeve të Noam Chomsky-t dhe John Pilger-it në fillimet e të 20-ave qenë një përvojë shumë ngacmuese politike dhe intelektuale. Argumentet e tyre binin ndesh me botëkuptimin mbizotërues...

read more

Përsëritja komike e tragjedisë...

Feb 18, 2017 by

Klodi Leka Njerëzit më në fund dolën në rrugë. Është e kotë të thuash se janë demokratë, berishistë, të blerë, të shitur e epitete të tjera. Aq më tepër të sillesh me ta si zonjë shtëpie, si kryebashkiaku i Tiranës, që ndihej i bezdisur nga njerëzit e pistë të rrethinave. Apo si qytetarë të kulluar, që nuk do të thotë bash asgjë. Ata janë bashkëjetuesit tanë. Ata janë popull. Në të mirën dhe të keqen e tyre. Ama është interesante të shikosh se kush ndodhet në shesh. Njerëzit e pistë të katundeve, djelmëria e qethur njësh e cepave të qytetit, gratë punëtore të rrethinave, të papunët e periferive, tregtarë të vegjël, ca mikroborgjezë, ca ojëqëistë të djathtë dhe një kope politikanësh të pasuruar përmes pushtetit. Kjo është sociologjia e protestës. Megjithatë, fjalimet politike nuk...

read more

Gërmadhat e Durrësit, Zharrëzës dhe pushteti shkatërrimtar...

Feb 17, 2017 by

Xhuliano Bregasi Prej shumë ditësh në Shqipëri po zhvillohen paralelisht të paktën dy ngjarje të cilat janë sa tragjike, aq edhe kriminale. Njëra është greva e urisë e banorëve të fshatit Zharrëz në Fier, gjendja e të cilëve sa vjen e përkeqësohet ndërkohë që autoritet shtetërore heshtin. Tjetra është shkatërrimi i rrënojave arkeologjike të zbuluara padashje në Durrës. Këto duhet të ishin ngjarjet që do të skandalizonin dhe revoltonin shoqërinë, e jo grindjet spektakolare të palaçove të parlamentit. Ka më tepër se dhjetë vite që jeta e banorëve të Zharrëzës është shndërruar në një torturë të përditshme. Fatlumë që jetojnë mbi një tokë me rezerva të pafundme nafte dhe të dënuar prej qeverive kriminale që jo vetëm nuk po i lënë të gëzojnë pasuritë nëntokësore, por po iu kthejnë në gërmadhë edhe shtëpitë e...

read more

Sokrati revolucionar i futbollit...

Feb 16, 2017 by

Xhuliano Bregasi Futbolli ka qenë e vazhdon të mbetet sporti më popullor dhe më i ndjekur në botë. Por ndryshe nga futbolli klasik, i ndjekur masivisht prej spektaklit, pasionit, afrimit të popujve dhe kulturave të ndryshme, futbollin e ditëve të sotme e bën më popullor paraja. Paraja e shifrave marramendëse të transferimit të futbollistëve, të cilat në raste të veçanta arrijnë sa një përqindje e mirë e buxhetit të shteteve si i yni, dhe paraja e basteve, të shifrave po aq marramendëse që trukojnë ndeshje nga më të rëndësishmet dhe të shifrave në dukje të vogla por që mbipopullojnë pikat e basteve që veç shtohen cepave të rrugicave. E megjithatë, si në çdo fushë, edhe në futboll gjejmë elementë të karakterit emancipues dhe përparimtar për shoqërinë, aq më tepër kur iu referohemi modeleve të...

read more

Një diell i ri në qiell

Feb 13, 2017 by

Reil Sokolaj Shqiptarët edhe njëherë ranë pre e mospasjes së sensit të masës: pas 50 vitesh diktaturë që si ideologji pati dhunën, pas 25 vitesh kapitalizëm që i pangopur është turrur pa fre mbi masat, populli gjendet i vetmuar para këtij ujku që shqyen këdo që është më i dobët se ai vetë. Problem po aq i madh, sa ekzistenca e një rendi shoqëror që padrejtësisht gërryen pjesët e veta me të dobëta, është edhe mungesa e një organizmi përfaqësues politik, mirëfilltazi të majtë. Mjekët, mësuesit, inxhinierët, ekonomistët, policët, operatorët e call center-ave, punonjësit e industrisë së shërbimeve, të naftës, të ndërtimit janë të zbuluar, pa mbrojtje nën rrebeshin që lëshojnë mbi kokat e tyre rrymat ultraliberale që kanë pushtuar spektrin politik shqiptar. Shumë punojnë në kushte primitive, të tjerë shpërblehen pajustifikueshëm në krahasim...

read more

Po ti a je komunist?

Feb 11, 2017 by

Klodi Leka Komunist – akuzon padroni i paturp i diplomores private – kur si student dhe aktivist kërkon të drejtën e shkollimit sipas vullnetit dhe jo sipas xhepit. Apo kur ëndërron klasa të ngrohta pa dritare te thyera, konvikte komode, libra pa broçkulla dhe jo aq të kushtueshëm, biblioteka ku nuk merr plevitin dhe banja pa aromat kundërmuese të shurrës. Sipas zotërinjve në fjalë, këto janë utopi të ububushme dhe se arsimi nuk është falas, a thua se jetojmë në epokën e akullnajave dhe nuk paguajmë për çdo letër a copë kartoni në universitet. Komunist – klith gazetari budalla dhe opinionisti pijanec, këta shërbëtorë besnikë të parasë dhe pushtetit – kur kërkon të mos jesh më i varfër, të mos jesh i paprespektivë pavarësisht zotësive të fituara në shkollë apo në jetë. Hesht, lëpihu,...

read more

Dikur duhet t’na i kthejnë mbrapsht...

Feb 4, 2017 by

Xhuliano Bregasi Nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar ditën e sotme, për rreth 2 vite e gjysmë, nga janari i vitit 2013 deri në shtator të 2016-ës, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 534 milionë eurosh. Mesatarisht pak më shumë sesa 200 milionë euro në vit, ose sa: – pesëfishi i buxhetit të shtetit për arsimin; – disafish më shumë sesa buxheti i shtetit për shëndetësinë; – goxha në shumë sesa koncensionimi i Minierës së Bulqizës; – 30-fish më shumë nga përfitimi qesharak prej shfrytëzimit barbar të naftës së Patos-Marinzës nga Bankersi i Donald Lu-së; – disafish më shumë sesa vlera e privatizimit të OSSH-së dhe rafinerisë së Ballshit së bashku; – 1/5 e “Rrugës së kombit”; – dhjetëra miliona euro më shumë sesa kostoja e...

read more

Antonio Negri: Përse jam ende komunist...

Jan 30, 2017 by

Pak ditë më parë, nga data 18 deri më 22 janar, u mbajt në Romë një konferencë mbi komunizmin ku morën pjesë mendimtarët më të njohur komunistë bashkëkohorë. Midis tyre ishte edhe Antonio Negri, i cili ishte i ftuar për një intervistë edhe në televizionin La7. Mes të tjerash Negri në këtë intervistë u shpreh se “SHBA-të e kanë të pamundur për të mbështetur dhe çuar përpara globalizimin, prandaj presidenti i sapozgjedhur Tramp është kthyer te koncepti ‘Amerika e para’. Klasa punëtore nuk ekziston më, rebelimi gjendet te populizmi: një vullkan që është gati të shpërthejë”. Sa i përket raportit të Oxfam[1] që denoncon përqendrimin e pasurisë në shumë pak duar, Antonio Negri tha se “ajo që duhet zhdukur është prona private”. Më poshtë gjeni intervistën e plotë. *** Gazetari: Ngjan sikur jemi duke...

read more